AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Eksodi, fajin e ka ai tjetri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Emigrantë të Kosovës duke ecur anës rrugës në Serbi pranë kufirit me Hungarinë më 10 shkurt 2015. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Qeveria dhe opozita po përpiqen të na imponojnë diskutimin mbi tragjedinë shqiptare të emigrimit sipas axhendës së vet politike, pa kurrfarë shqetësimi për shkaqet që po shkaktojnë zbrazjen e vendit që prej 25 vjetësh.

Emigrantë të Kosovës duke ecur anës rrugës në Serbi pranë kufirit me Hungarinë më 10 shkurt 2015. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Emigrantë të Kosovës duke ecur anës rrugës në Serbi pranë kufirit me Hungarinë më 10 shkurt 2015. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Kryeministri Edi Rama pati vetëm dy fjali për të thënë në lidhje me dallgën e re të emigrimit të shqiptarëve drejt Europës. Duke folur në Vlorë, ai sugjeroi që ky emigrim është shkaktuar nga agjenci udhëtimi spekulante. Dhe ndërsa Rama flet për spekulantë dashakeqë, njerëzit e tij po kërkojnë për “fakte” rreth kësaj teorie komploti, duke sugjeruar se bëhet fjalë për aktivitet të mirëfilltë kriminal, për njerëz të mirëorganizuar. Dhe ndërsa kërkohet për “kriminelët”, tendenca tjetër është përpjekja për ta konsideruar eksodin si një “fenomen të vogël”.

Lulzim Basha, nga ana tjetër, sugjeroi se sipas mendimit të tij, shqiptarët po ikin pasi kanë humbur shpresën te qeveria.

Si njëri, edhe tjetri, duket se dëshirojnë ta gjejnë fajin gjetkë dhe besojnë se mund ta luftojnë të keqen përmes propagandës ose që mund ta shfrytëzojnë të keqen për interes të vet.

Teoria e konspiracionit e ngritur nga media pranë qeverisë apo nga vetë qeveria për ndonjë spekulant autobuzësh që po përhap thashetheme për parajsën Europiane me synim që të shesë më shumë bileta është qesharake. Fakti është që njeriu duhet të jetë shumë i dëshpëruar që të marrë vendime të tilla bazuar në një thashethem. Kjo është e vlefshme për kryeministrin Rama. Ai duhet t’i kërkojë shkaqet e emigrimit masiv te puna e qeverisë së tij, jo te ndonjë teori konspiracioni.

Është absurde të mendosh që agjencitë e udhëtimit, të cilat shesin mbi 5 milionë bileta në vit në Shqipëri, t’i kenë hyrë telasheve të tilla të bindjes së njerëzve për parajsë në Gjermani për të shtuar biznesin e vet me disa mijëra bileta të blerë nga ana që kërkojnë azil politik.

Për kreun e opozitës Basha është fakt që ndonëse shqiptarët mund të jenë zhgënjyer nga qeveria, ata nuk shohin shpresë te opozita e tij. Ata që po ikin, nuk kanë thënë se do të kthehen nëse ai vjen në pushtet. Kështu që, kur njerëzit ikin nga Shqipëria, ata braktisin njësoj si qeverinë ashtu edhe opozitën.

Qeveria po përpiqet gjithashtu të minimizojë problemin duke u përpjekur ta diskutojë atë sa më pak, duke mbajtur në regjim terrori të gjithë të punësuarit në shtet duke i urdhëruar të mos flasin. Pikërisht kjo, frika e njerëzve për të folur për problemin, na tregon se sa të palirë jemi si popull. Se sa të kontrolluar jemi nga partitizimi i tejskajshëm i jetës politike shqiptare, ku krerët e partive na përcaktojnë, mes të tjerash, edhe se kush do të dalë në studiot televizive për të dhënë mesazhin e gënjeshtërt të shefit të vet.

Kulmi u shënua nga Ministri i Mirëqënies, aktualisht kandidati për kryetar bashkie i Tiranës Erion Veliaj, i cili pretendoi se disponon të dhëna të sakta për largimet dhe se i rezulton se ata që po ikin, janë nga komuna të qeverisura nga opozita.

Një pjesë e medias po bëhet qesharake duke sugjeruar se, në fund të fundit, njerëzit që po ikin, përfundojnë keq, apo do të përfundojnë keq. Një pjesë tjetër e medias po bëhet qesharake duke sugjeruar se ata që po ikin kanë shitur lopët e delet për të paguar udhëtimin. Lajmi i fundit i tillë fliste për 300 familje rome që kanë shitur shtëpitë.

Përpos kësaj, fakti është që ne na bie të diskutojmë për hallet e vendit vetëm në rastet kur emigrimi është i tillë që bie në sy. Fakti është që shqiptarët kanë ikur me shumicë përgjatë 25 viteve të fundit. Dallimi është se sot një pjesë e tyre kanë zbuluar mundësinë për të aplikuar për azil politik në Gjermani. Alarmi nuk është krijuar nga emigrimi i vazhdueshëm që po zbraz nga popullsia Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit por nga fakti se një pjesë e vockël e atyre që po ikin, po e bëjnë këtë në mënyrë shqetësuese për të tjerët, duke i rënë në qafë shtetit gjerman dhe, në një mënyrë indirekte, duke rrezikuar mirëqënien e atyre pak shqiptarëve që kanë mundësi të vizitojnë Europën si turistë.

Shumica dërrmuese e atyre që po ikin duket sikur e interpretojnë të drejtën për aplikim për azil në shtetin ligjor gjerman si mundësi për “azil ekonomik”, pra si një mundësi për të punuar në Gjermani. Shumë prej tyre nuk duket sikur kanë dëshirë të abuzojnë me të drejtën për aplikim për azil. Ata thjeshtë e shohin si një zgjidhje të përkohëshme ndërkohë që kërkojnë punë në Gjermani.

Problemi tjetër i madh është që rrënjët e problemit, pra arsyet se pse njerëzit po ikin, ne i kemi sot për sot thjeshtë në nivelin e hipotezave ose në nivelin e akuzave politike. Nuk dimë që qeveria shqiptare të ketë komisionuar ndonjë studim apo disa studime për të parë se pse shqiptarët nuk po e shohin të ardhmen e tyre në këtë vend por po e kërkojnë gjithnjë e më shumë në Europë.

Katër vjet më parë, Instituti i Statistikave publikoi rezultatet e censusit të përgjithshëm të popullsisë dhe banesave. Ai census nxori në pah largimin masiv të shqiptarëve përgjatë dekadës 2001-2011. Vlerësimi qe që rreth 480 mijë shqiptarë i mungonin vendit gjatë kësaj periudhe. Por sërish tendenca e politikanëve tanë qe që të shmangnin diskutimin mbi problemin, duke e përqendruar bisedën te defektet që mund të kishte censusi dhe jo te rezultati i tij.

Sot, në vend që të shohim se pse njerëzit po vijojnë të ikin nga Shqipëria dhe, më e rëndësishmja, çfarë mundet dhe duhet të bëhet për t’i mbajtur këtu, po fshihemi pas hijes sonë duke aluduar për një komplot, apo duke u ankuar për rrezikun e rikthimit të vizave. Dukshëm ky lloj diskutimi nuk na çon gjëkundi.

Etiketa: azilBashacensusCensusiEdi RamaEmigrimiErion VeliajFamiljeGjermaniInstituti i StatistikaveKosovëKryeministri Edi RamakryetarLulzim BashaMediaOpozitaPunaPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSerbiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëturist
Tjetri
Manipulimi i Serbisë në Kosovë: Kush i fshehu trupat?

Manipulimi i Serbisë në Kosovë: Kush i fshehu trupat?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.