AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Filmi i ri i BIRN mbi krimet e luftës premierë në Beograd

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Filmi i ri dokumentar i BIRN, i cili investigon komandantët përgjegjës për disa prej sulmeve më brutale të luftës së Kosovës, u shfaq për herë të parë në Beograd.

Debati pas shfaqjes së filmit dokumentar në Beograd. Foto: Nemanja Cabric.
Debati pas shfaqjes së filmit dokumentar në Beograd.
Foto: Nemanja Cabric.

Filmi i ri dokumentar, “Të Paidentifikuarit”, i cili përmend disa prej oficerëve serbë që urdhëruan sulmet në fshatrat e Kosovës rreth qytetit të Pejës në vitin 1999 dhe ata që janë të përfshirë në operacionin për të fshehur trupat e viktimave, u shfaq në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor në Beograd ditën e hënë në mbrëmje.

Marija Ristic, regjisorja e dokumentarit, tha se filmi ishte rezultat i një hetimi dy vjeçar, gjatë të cilit një prej sfidave më të mëdha ishte të  bënin dëshmitarët të flisnin për atë që ata panë.

“Krimet e luftës janë tabu në Serbi dhe për shkak të kësaj, ishte shumë e vëhstirë të gjeje të gjithë ata të përfshirë në këto ngjarje, dhe t’u kërkoje atyre të shfaqeshin në film, ku përfshihen të dy, si viktimat ashtu edhe autorët e krimeve,” tha Ristic pas shfaqjes së filmit dokumentar.

‘Të Paidentifikuarit’ i kthen shikuesit pas në vitin 1999, në fshatrat Ljubenicë, Qyshk, Pavljan dhe Zahac pranë Pejës në Kosovë, ku luftëtarët serbë vranë më shumë se 118 civilë shqiptarë. Trupat e tyre u dogjën ose u zhvendosën dhe disa prej tyre më vonë u gjetën në varre masive në qendrën stërvitore policore në Batajnicë, pranë Beogradit, në vitin 2011.

Gjyqi i 11 autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve vazhdon ende, por ata që dhanë urdhrat nuk janë ndjekur kurrë penalisht në Serbi.

Ristic, e cila e ndoqi gjyqin për tri vjet, tha se ajo s’dëshironte thjesht të bënte një film për luftëtarët serbë që ishin në gjyq, por për të gjithë njerëzit përgjegjës për sulmet dhe ata që urdhëruan më pas fshehjen e trupave të viktimave.

“Ishim më tepër të interesuar në zhvendosjen e turpave, sepse fshehja e tyre nuk është në aktpadinë e 11 ish-luftëtarëve. Kërkuam ata që dhanë urdhrat,”tha ajo.

Geoffrey Nice, ish-prokuror në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në çështjen e Sllobodan Millosheviçit, tha se të dy krimet e paraqitura me detaje në film ishin përgjegjësi e shtetit.

“Provat që kishim na referonin drejt zyrës së shtetit dhe nëpërmjet saj mundëm t’i ndiqnim ato deri në krye. Fshehja e krimit ishte prova më e fuqishme gjërave të paligjshme që Sllobodan Millosheviçi po bënte gjatë luftës,” tha Nice, i cili mori pjesë në një panel diskutimi në premierën e filmit në Beograd.

Nice tha se edhe të tjerët përgjegjës për krimet dhe mbulimin e krimit duhet të ndiqen penalisht në Serbi

“Ky është një film shumë i fuqishëm dhe i rëndësishëm dhe gjykata duhet të jetë më e hapur ndaj fakteve të paraqitura këtu,” tha ai.

Ivan Jovanovic, një ekspert i drejtësisë tranzicionale dhe ish-kryetar i Departamentit të OSCE-së për krimet e luftës dhe krimit të organizuar në Serbi, tha se problemi më i madh në ndjekjen penale të krimeve të luftës në Serbi është përballja me komandantët.

“Përgjegjësia e komantantëve nuk është e lehtë të vërtetohet, ajo varet nga vullneti dhe kuraja e prokurorëve të krimeve të luftës dhe këmbëngulja e tyre për të kërkuar dokumentet e nevojshme nga arkivat e Focave të Armatosura Serbe,” tha Jovanovic.

Vladimir Vukcevic, kryeprokurori i krimeve të luftës në Serbi, tha se prokuria ka në plan të vazhdojë të hetojë zinxhirin e komandës, duke iu referuar hetimit në vazhdim të gjeneralit Dragan Zivanovic. Zivanovic është një ish-komandant i Skuadrës 177 të Ndërhyrjes, anëtarët e të cilës aktualisht janë në gjyq për krime lufte në fshtrat përreth Pejës.

“Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës është në një situatë tepër delikate  pasi kjo çështje vazhdon ende. Nuk është e lehtë të akuzosh dhe vërtetosh akuzat,” tha Vukcevic në debatin e ditës së hënë.

Dragoljub Stankovic, zv/prokurori i krimeve të luftës, megjithatë argumentoi se Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ishte marrë me zhvendosjen e trupave gjatë gjyqit të Vlastimir Djordjevic, ish-asistent i ministrit të brendshëm serb.

“Ne ( Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës) nuk gjejmë dot mjete ligjore për të ndjekur penalisht njerëzit që urdhëruan dhe morën pjesë ne zhvendosjen e trupave,” tha Stankovic.

Ai tha se këto krime duhet të trajtoheshin nga prokurorë normalë dhe jo nga zyra e tij, sepse ato nuk ishin krime lufte.

Por Ristic u shpreh se prokurorët e krimeve të luftës kishin baza ligjore për t’u përfshirë.

“Zhvendosja e trupave nuk është krim lufte, por është një krim kundër njerëzimit dhe si i tillë mund të ndiqet nga Zyra e Prokurorit të Krimeve të Luftës,” tha ajo.

Faik Ispahiu, kryetari i monitorimit të gjykatës për Interneës Kosova, tha gjatë debatit se njerëzit në Kosovë i ndiqnin nga pranë gjyqet e krimeve të luftës në Serbi, por ekziston ende shumë zemërim sepse ata nuk mendojnë se është vënë ende drejtësi.

“Gjashtëmbëdhjetë pas luftës, nuk është bërë asgjë në veçanti. Ato krime janë kryer me urdhra të zyrtarëve të shtetit, policisë dhe gjeneralëve të ushtrisë, pra, nuk janë bërë individualisht,” tha Ispahiu.

Pas premierës së tij në Beograd, “Të Paidentifikuarit” do të shfaqet në Prishtinë më 7 maj.

Etiketa: BeogradBIRNdëshmitarëDokumentarGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqiKosovaKosovëKrimkrim lufteKrimekrime luftekryetarLufteMillosheviçPejëprokurorProkuroriSerbiSllobodan Millosheviçvarre masiveVladimir Vukcevic
Tjetri
Rona Nishliu i jep këngëve të vjetra shqiptare një tingull të ri

Rona Nishliu i jep këngëve të vjetra shqiptare një tingull të ri

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.