Mënyra se si amerikanët po e shohin realitetin me Lindjen e Mesme, mbi të gjitha me Iranin për programin bërthamor, lë jashtë kornizës gabimet e të shkuarës për të cilat SHBA duhet të paguajë tani.
Lindja e Mesme nuk ka qenë mirëkuptuese mbi presidentët amerikanë gjatë shtatë dekadave të fundit. Historikisht, mbështetja për Izraelin dhe e drejta e tij për të ekzistuar brenda kufijve të mbrojtshëm ka qenë pak e balancuar kundrejt nevojës për të mbrojtur rrugët e tregtimit për naftën dhe në rast të kundërt për të mbrojtur furnizimet energjetike të botës. Por vështirësitë e hasura nga administratat e mëparshme amerikane zbehen në krahasim me ato të krijuara nga sfidat e sotme të Lindjes së Mesme.
Izraeli është ende aty, por është bërë një aleat më i vështirë. Adresimi i kryeministrit Binyamin Netanyahu në një sesion të përbashkët të Kongresit Amerikan në mars, në ftesë të kundërshtarëve të brendshëm të presidentit Barack Obama, ka bërë subjekt të shtrembërimeve një çështje kyçe të politikës së jashtme të polarizimit të thellë dhe paaftësinë partizane të Amerikës.
Ndërkohë, sigurimi i furnizimeve me naftë dhe rrugët e tregtimit janë bërë më të ndërlikuara, sepse SHBA duhet tanimë të luajë të gjithë fushën e shahut të çështjeve arabe.
Më keq, ndonjëherë është duket se ka luajtur qorrazi, me hendeqe domethënëse mes realiteteve vendase dhe kuptimit të tyre nga politikëbërësit.
Kur filloi Pranvera Arabe katër vite më parë, SHBA-ja kërkoi instinktivisht ndryshim regjimi në Libi, Siri dhe Egjipt, ndërsa mbrojti rendin e ri kushtetues në Irak. Rezultatet duhet të lexohen si një përrallë paralajmëruese për ata që kërkojnë kënaqësi të çastit përmes ndryshimit të regjimit. Ndonëse disa liderë shumë të neveritshëm u hoqën, çfarë pasoi ka qenë edhe më keq. Efekti kryesor i ndryshimi të regjimit ka qenë forcimi i identiteteve laike dhe dobësimi i perspektivave të shteteve kombe për mbijetesë.
Dhe tani negociatat e nivelit të lartë me Iranin mbi programin e tij bërthamor janë mbivendosur mbi kompleksitetin e çështjeve arabe. Administrata Obama është akuzuar se e ka dashur marrëveshjen shumë, se nuk ka mundur ta lërë në mes. Por nëse kjo akuzë është e vërtetë, nuk është për shkak se Obama do dëshpërimisht të përmbushë premtimin që bëri në fushatën e tij zgjedhore të 2008: të negociojë me armiqtë e Amerikës dhe të gjejë terren të përbashkët.
Më e rëndësishmja, ekziston një pakicë e alternativave të qëndrueshme në një marrëveshje. Sipas të gjitha llogarive, Irani është një shoqëri shumë e ndarë mes atyre që e duan vendin të respektohet si anëtar i komunitetit ndërkombëtar dhe atyre për të cilët statusi ndërkombëtar i Iranit është i shprehur më mirë nga programi i armëve bërthamore. Sanksionet ndërkombëtare që janë imponuar mbi Iran duket se kanë ndihmuar më tepër këtë të fundit sesa të parën.
Kjo mund të jetë e vërtetë nëse Irani do ishte një demokraci me të drejta të plota, vërtetë përgjegjëse ndaj vullnetit të njerëzve. Por ka një provë të pamjaftueshme për të sugjeruar se sanksionet kanë bërë ndonjë gjë për të ngadalësuar programin bërthamor të Iranit. Për më tepër, siç ndodh shpesh, sanksionet mund të kenë bërë më shumë për të shkatërruar klasën e mesme dhe për të dobësuar më tepër më të pafuqishmit sesa për të motivuar liderët e Iranit për të kërkuar një marrëveshje.
Për shumë amerikanë, shkëmbimi i mendimeve me Iranin është një luftë bilaterale, një lloj ripërsëritje e bisedimeve bërthamore me Bashkimin Sovjetik. Në disa aspekte, këmbëngulja e Senatit amerikan që luan një rol në miratimin e marrëveshjeve bërthamore reflekton një mendësi të llojit pas në të ardhmen: sigurisht nëse marrëveshjet SALT dhe START ishin traktate ligjërisht detyruese mes dy shteteve, ashtu duhet të jetë edhe një marrëveshje me Iranin.
Por marrëveshja që po negociohet me Iranin është multilaterale, duke përfshirë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB, plus Gjermaninë. Pjesë e punës së Obamës është të sigurojë që populli amerikan të kuptojë se fati i marrëveshjes nuk është vetëm rreth SHBA-së.
Dhe të ashtuquajturat palë të bisedimeve nuk janë vetëm shtetet që u intereson rezultati. Bota arabe është bërë shumë në ankth teksa mendon rreth një marrëveshje bërthamore. Konflikti i shtuar shia-suni, së bashku me pazarllëqet e guximshme shia të Iranit në shtetet arabe me dominim suni, ka rritur ndjeshëm skepticizmin në rajon rreth çdo marrëveshjeje. Në fakt, liderët fetarë të Iranit nuk e kanë mbajtur sekret dëshirën e tyre për hegjemoni rajonale, në mos lidership të botës islamike.
Mosbesimi mes iranianëve dhe arabëve është edhe më i vjetër se ndarja shia-suni; dhe, në një periudhë që me shumë gjasa do të kujtohet si një periudhë e lidershipit të dobësuar në rajon, arabët i shohin bisedimet bërthamore se janë për diçka më fundamentale se kontrolli i armëve. Me botën arabe në trazirë, a mundet SHBA-ja të kërkojë një kornizë pune strategjike tjetër në rajon, në formën e një partneriteti të rinovuar me Iranin?
Për shumë amerikanë me kujtime të këqija të Iranit, ai skenar mund të mos jetë tërheqës, për të mos thënë më keq. Ende, i parë nga bota arabe, Irani duket se është një element më stabël në ekuacionin rajonal, një lojtar që është gati të lëvizë përpara.
SHBA është e vetëdijshme për këtë lloj mendimi në botën arabe dhe vazhdimisht ndërvepron me Arabinë Saudite. Në fakt, taktika e Amerikës për të mbështetur fushatën e bombardimeve të dyshimta të sauditëve në Jemen sugjeron se sa larg mund të shkojë SHBA-ja për të zgjidhur shqetësimet e arabëve suni.
Më gjerësisht, përballja me Shtetin Islamik dhe stabilizimi i Irakut, Sirisë, Libisë dhe Jemenit do të kërkojë një përpjekje diplomatike gjithëpërfshirëse të SHBA-së. Kjo do të thotë shmangie e frikës saudite, ndërtim i marrëdhënies me Egjiptin, afrim me Iranin – prioritete që bazohen në realitete të mjedisin bashkëkohor. Në fakt, prioriteti kryesor – për Obamën dhe pasardhësin e tij – duhet të jetë shpjegimi përse gabimet e rënda të së shkuarës së afërt e bënë një realitet të tillë mundësinë e vetme bindëse.
Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. A Time for Middle East Realism