AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Betejë me armë në lagjen shqiptare të Kumanovës (e përditësuar)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një vajzë po qan pasi u evakuua nga shtëpia e saj në një lagje të Kumanovës të banuar nga shqiptarët më 9 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Raportohen shumë të plagosur. Analistët shqiptarë: Gruevski po bën luftë me shqiptarët për të shpëtuar qeverinë e vet kriminale. Reagojnë Shqipëria dhe Kosova. Lajme të pakonfirmuara flasin edhe për shumë të vdekur mes civilëve dhe policëve. Skena dramatike të evakuimit të popullsisë nga zona e luftimeve.

Policia maqedonase në Lagjen e Trimave në Kumanovë. (AP Photo/Radovan Vujovic)
Policia maqedonase në Lagjen e Trimave në Kumanovë. (AP Photo/Radovan Vujovic)

Policia maqedonase luftoi me një grup të armatosur të paidentifikuar në një lagje shqiptare të Kumanovës gjatë ditës së sotme ndërsa deri në orën 19.00 luftimet vijojnë. Gazetarët në vendngjarje raportuan për së paku një shtëpi në flakë ndërkohë që helikopterët maqedonas fluturojnë mbi zonë. Lajme të pakonfirmuara rreth orës 19.00 bënë të ditur se disa policë maqedonas janë vrarë.

Lumi Beqiri, një activist nga Kumanova tha se nga ballkoni i apartamentit të tij në katin e pestë sheh re të dendura tymi që po ngrihen nga ndërtesa ku gjenden dy shkolla fillore, njëra shqiptare dhe tjera maqedonase.

Beqiri i tha BIRN se njerëzit nga kjo lagje të zënë në mes të luftimeve, vrapuan në drejtim të qendrës së qytetit.

“Ka shumë të shtëna dhe shpërthime të zhurmshme herë pas here. Ka momente kur luftimet pushojnë dhe pastaj intensifikohen sërish,” tha ai.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë deklaroi sot se një grup i madh njerëzish të armatosur është rrethuar nga forcat speciale të policisë maqedonase në një lagje të Kumanovës pas një shkëmbimi zjarri mëngjesin e të shtunës.

“Po merren masa për të thyer grupin e armatosur në atë pjesë të qytetit… Operacioni po vijon,” tha zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski.

Të shtënat filluan rreth orës 4.30 të mëngjesit dhe vijuan deri në orën 9. Gjithsesi media raportoi se më shumë të shtëna u dëgjuan deri pas mesdite. Policia deklaroi se gjashtë oficerë të saj janë plagosur dhe dërguar në një spital në Shkup, një prej tyre në gjendje kritike. Ka shumë lajme të pakonfirmuara për shumë të plagosur dhe të vdekur.

Mjetet e blinduara të policisë maqedonase u vendosën në Kumanovë ndërsa media vendëse raportoi për shtëllunga tymi që dilnin nga së paku një shtëpi. Përgjatë autostradës Shkup-Kumanovë ka një prani të madhe të policisë.

Qyteti me përbërje etnike të përzjerë i Kumanovës gjendet rreth 25 kilometra në veri-lindje të Shkupit dhe qe pranë vijës së frontit gjatë konfliktit të vitit 2001 mes kryengritësve shqiptarë dhe forcave të sigurisë. Rreth 40 për qind e 100 mijë banorëve të Kumanovës janë shqiptarë.

Kryebashkiaku i Kumanovës Zoran Damjanovski, deklaroi në një konferencë për shtyp sot se dhuna është shkaktuar nga një “skenar i rrezikshëm që është dënuar nga të gjitha grupimet e qytetarëve në komunë.”

Një vajzë po qan pasi u evakuua nga shtëpia e saj në një lagje të Kumanovës të banuar nga shqiptarët më 9 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Një vajzë po qan pasi u evakuua nga shtëpia e saj në një lagje të Kumanovës të banuar nga shqiptarët më 9 maj 2015. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Ai këmbënguli se si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit në qytet kërkojnë të jetojnë në paqe.

Konflikti i vitit 2001 përfundoi me një marrëveshje që i jep më shumë të drejta shqiptarëve të Maqedonisë dhe që solli edhe shpërndarjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krijimin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, parti që aktualisht është në koalicionin qeverisës me kryeministrin Nikola Gruevski.

Gruevski, kryeministër në mandatin e tij të tretë, është akuzuar se ka përgjuar mbi 20 mijë njerëz dhe se qeveria e tij është përgjegjëse për manipuminin e vazhdueshëm të zgjedhjeve si dhe për dhunë ndaj qytetarëve të vet, përfshirë dhunën që solli vdekjen e një të riu maqedonas në 2011 si dhe për fshehjen e fakteve rreth vdekjes së një gazetari në vitin 2013.

 (AP Photo/Radovan Vujovic)
(AP Photo/Radovan Vujovic)

Opozita maqedonase po bën protesta të vazhdueshme në Shkup duke kërkuar dorëheqjen e Gruevskit dhe prej javësh analistët kanë shprehur frikën se Gruevski mund të shkaktojë përplasje të dhunshme me shqiptarët në përpjekje për të ruajtur pushtetin e vet.

Disa analistë shqiptarë i bënë thirrje sot qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas të Maqedonisë të mos bien pre e këtyre tentativave të Gruevskit, i cili prej vitesh po konsiderohet si një diktator i vogël në Ballkan.

“Unë i kërkoj të gjithë qytetarëve, maqedonas, shqiptarë e të gjithë të tjerëve – të mos bien pre e provokimit të këtij konflikti të sajuar me pasojat e saj tragjike, synimi i të cilës është të shpëtojë këtë qeveri kriminale,” deklaroi Mersel Biljali në Facebook, analist dhe ish deputet.

“Ne nuk duhet të lejojmë kriminelët të na mashtrojnë. Ne duhet të përballemi me ta sëbashku. Ne kërkojmë që BDI të largohetr nga qeveria menjëherë,” tha ai.

Duke reaguar ndaj publikimit të lajmeve të pakonfirmuara për viktima, analisti Ramadan Ramadani tha: “Përcjellja e informacionit të paverifikuar për ndonjë vdekje është vdekje për mediumin”.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës shprehën shqetësim për situatën dhe bënë thirrje për të gjitha palët për vetëpërmbajtje.

Një grua po qan ndërsa përqafon një të afërme të saj pasi u evakuua nga zona e përleshjeve në një lagje të qytetit të Kumanovës në Maqedoni, lagje që është e banuar në shumicë nga shqiptarët. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Një grua po qan ndërsa përqafon një të afërme të saj pasi u evakuua nga zona e përleshjeve në një lagje të qytetit të Kumanovës në Maqedoni, lagje që është e banuar në shumicë nga shqiptarët. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Nga një shtëpi në një lagje të Kumanovës po del tym më 9 maj 2015. Policia maqedonase thotë se është përleshur me një grup terrorist të paidentifikuar dhe ka bllokuar të gjithë zonën. (AP Photo/Visar Kryeziu)
Nga një shtëpi në një lagje të Kumanovës po del tym më 9 maj 2015. Policia maqedonase thotë se është përleshur me një grup terrorist të paidentifikuar dhe ka bllokuar të gjithë zonën. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Etiketa: autostradBallkanBanorëBDIBIRNdeputetdhunaDhunëdiktatorFacebookgazetarGruevskiKosovaKosovëlajmeLumiMaqedonimarrëveshjeMasaMediaMinistria e BrendshmeNikola GruevskioperacioniOpozitapaqePoliciaProtestaQeveriaSHshkollaShkupshqipShqipëriashqiptareSpitaltë drejtaTerroristvdekjeviktima
Tjetri

BE nuk duhet të heshtë përballë agonisë së Maqedonisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.