AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi

Kryeministri serb planifikon vizitë historike në Shqipëri

Gordana AndricngaGordana Andric
11 years më parë
në Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Serb Aleksandar Vuçic në Beograd | Foto nga : AP

Aleksandër Vuçiç, kryeministri serb planifikon ta vizitojë Tiranën më 27 maj. Kjo do të jetë hera e parë që një lider serb viziton Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Serb Aleksandar Vuçic | Foto nga : AP
Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Serb Aleksandar Vuçic | Foto nga : AP

Kryeministri i Serbisë thotë se ai planifikon të vizitojë Shqipërinë për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, të trazuara nga dhuna e ditëve të fundit në Kumanovë, Maqedoni.

“Për secilin nga vendet tona është e rëndësishme të investojmë në paqen dhe sigurinë e rajonit, që çfarë ndodhi në Kumanovë të mos ndodhë sërish,” tha Vuçiç në Sarajevë ku ai mori pjesë në një forum biznesi.

Përleshjet me armë mes policisë dhe një grupi të vogël të armatosur në qytetin e Kumanovës më 9 dhe 10 maj sollën një bilanc prej tetë policësh të vdekur dhe rreth 37 të plagosur. Të paktën 14 persona të armatosur mbetën gjithashtu të vrarë.

Këshilli maqedonas i sigurisë kombëtare tha se grupi i disa dhjetëra personave, drejtuar nga shqiptarët e Kosovës, kishin planifikuar sulme terroriste nëpër vend, me synim destabilizimin.

Pas ngjarjeve në Kumanovë, Edi Rama, kryeministri shqiptar dhe Hashim Thaçi, ministri i jashtëm i Kosovës, anulluan një vizitë të planifikuar në qytetin kryesisht shqiptar të Tetovës në Maqedoni, të planifikuar për 14 maj.

Shkëlzen Maliqi, këshilltar i Ramës, tha se si Rama dhe Vuçiç ‘po shtronin një çast të rëndësishëm historik’ në kuptimin e marrëdhënieve rajonale.

“Unë besoj se rruga do të jetë ajo që të tjerët do të ndjekin dhe kujtojnë, jo këto incidente në marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve apo shteteve të tjera, që duan të na çojnë në urrejtje, konflikt dhe vuajtje”.

“Nëse gjatë gjashtë ose shtatë muajve ia dalim të rregullojmë çështjet që janë harruar për një shekull, është një gjë e mirë jo vetëm për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por për të gjithë rajonin,” tha Maliqi për të përditshmen Danas më 13 maj.

Vizita e Vuçiç në Tiranë do të jetë hapi i parë i një kryeministri serb në Shqipëri. Vendimi i tij erdhi pasi Rama vizitoi Beogradin më 10 nëntor, duke u bërë lideri i parë shqiptar që vizitoi Serbinë që nga vizita e diktatorit komunist Enver Hoxha në 1946.

Megjithatë, vizita e Ramës u shoqërua nga një shkëmbim zemërimi mes dy kryeministrave mbi ish-provincën serbe të Kosovës, që deklaroi pavarëisnë në 2008.

Rama tha se Kosova ishte tanimë një shtet i pavarur, i njohur nga 108 shtete nëpër botë dhe se pavarësia e saj ishte mbështetur nga një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kryeministri serb i quajti fjalët si një provokim dhe këmbënguli se Serbia e shihte ende Kosovën si pjesë të saj.

“Nuk prisja një provokim nga Rama dhe nuk pres që ai të flasë rreth Kosovës… Është puna ime të mos lejoj askënd të poshtërojë Serbinë,” tha ai.

Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë kanë qenë të dobëta dhe u përkeqësuan edhe më shumë gjatë konfliktit të fundit të viteve 1990 në Kosovë.

Të dyja shtetet po përpiqen të anëtarësohen në Bashkimin Europian dhe vizita është parë si një mënyrë që Beogradi dhe Tirana të hedhin pas diferencat e të shkuarës.

Megjithatë, vizita u shty nga 22 tetori pas tensioneve të shkaktuara në ndeshjen e futbollit për kualifikimin në Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd më 14 tetor.

Ndeshja e futbollit u braktis kur në stadium shpërthyen grindjet pasi një dron që mbante një hartë të “Shqipërisë Etnike” fluturoi mbi stadium.

Teksa grindjet filluan në fushë, disa lojtarë shqiptarë u sulmuan nga fansat serbë që hynë në fushë.

Zyrtarët serbë atëherë akuzuan vëllain e kryeministrit, Olsi Rama, se mbante telekomandën e dronit, të cilën ai e mohoi.

Pas ndeshjes, kryeministrat e Shqiptarisë dhe Serbisë patën një shkëmbim të ashpër pikëpamjesh në Twitter.

Etiketa: BeograddhunaEdi RamaEnver HoxhaEuroGjykatëGjykatësHashim ThaçikonfliktKosovaKosovëKryeministri Edi RamaMaqedoniOlsi RamapaktPunaRamaSerbiaSHshqipShqipëritelekomandëTiranaTiranëTwitterVendimVendimivizitavuajtje
Tjetri

Paradoksi i politikave të identitetit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.