AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Paradoksi i politikave të identitetit

Kemal DervişngaKemal Derviş
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar së fundmi ofruan një shembull të qartë se si çështja e identitetit kombëtar por riformon panoramën politike të Europës. Partia Kombëtare Skoceze, që personifikon një version të krahut të majtë të politikës, spastroi Laburistët në Skoci, duke i lejuar Konservativëve të fitojnë një shumicë absolute në parlament. Qeveria e kryeministrit David Cameron – që është përqendruar në identitetin britanik, në vend të fatit të përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar me Europën – do të mbajë padyshim një referendum mbi vazhdimësinë e anëtarësisë së Mbretërisë në Bashkimin Europian, me pasoja të paparashikueshme.

Për dekada, debati politik në Europë u përqëndrua kryesisht në institucionet ekonomike dhe politikat. Konservativët argumentuan për një ekonomi të drejtuar nga sektori privat, tregjet e papenguara, taksat e ulta, pakësimi i shpenzimeve qeveritare dhe të mirat publike të limituara. Liberalët dhe social demokratët mbështetën një ekonomi të pronës private, tregjet, integrimin europian dhe tregti të rritur, të nxitur nga taksat dhe transfertat e rishpërndara ndjeshëm, një rrjet të fortë sigurie sociale dhe pak pronësi publike në zona si infrastruktura dhe financa.

Në këtë sistem bi-polar, partitë u dalluan mbi nuancat e politikës ekonomike, por gjerësisht ranë dakord mbi vlerat demokratike, projektin europian dhe nevojën për të përshtatur dhe menaxhuar globalizimin, më vend të refuzimit të tij me shumicë. Por, me suksesin në rritje të ankesave të identitetit dhe nacionalizimit të rinovuar etnik dhe fetar, kjo po ndryshon. Po kthehen fantazmat e fillimit dhe mesit të shekullit njëzetë?

Pyetja është veçanërisht e rëndësishme për Europën, por ka gjithashtu domethënie globale. Në Lindjen e Mesme, për shembull, politikat e identitetit po e manifestojnë veten në një formë më të keqe: një përplasje kaotike dhe e dhunshme mes sunive dhe myslimanëve shia, ilustruar nga ngritja e Shtetit Islamik.

Besnikëria ndaj një identiteti të perceptuar mund të ketë komponentë të padëshmëm dhe pasurues, të themi promovimi i gjuhës rajonale. Problemi me politikat e identitetit është se i vendos grupin e brendshëm në avantazh me ‘të tjerët’ e perceptuar – një qasje që mund të ushqejë lehtësisht shovinizëm, diskriminim të urryer dhe antagonizëm të hapur.

Një arsye tjetër për rishfaqjen e politikave të identitetit në Europë është globalizimi, që ka limituar kapacitetin e shteteve ose njerëzve për të kontrolluar ekonomitë e tyre. Në fakt, ekonomia globale është bërë aq e ndërlidhur dhe tregjet e botës aq të fuqishme, saqë duket se ka pak hapësirë për politikat kombëtare që të ndërpresion rrjedhat hiper-mobile të kapitalit.

Ndërsa globalizimi ka ndihmuar në zhvillimin e nxitjen e begatisë në përgjithësi, ka qenë më fitimprurës për ata që formojnë një elitë të re globale. Ndërkohë, shumë persona në Europë përballen me pasiguri më të madhe ekonomike,  për shkak të teknologjive të reja ose konkurrencës nga punonjësit me kosto të ulët gjetkë.

Por edhe njerëzit që janë relativisht të suksesshëm, janë të frustruar nga disa tipare të globalizimit. Ata mund të kundërshtojnë përdorimin e taksave të tyre “për të subvencionuar” njerëzit më të varfër, të cilët nuk ndajnë identitetin e tyre, si për shembull emigrantë, beglë frengjisht folës, italianët e jugut ose grekët.

Kur vjen puna te tregtimi i protektionizmit, integrimi evropian dhe globalizimi ekonomik, ekstremi i djathtët dhe ai i majtë shpesh ndajnë të njëjtat këndvështrime. Për shembull, në Francë, shumë mbështetës të Frontit Kombëtarë 30 vjet më parë votuan komunizmin. Programi ekonomik i Frontit Kombëtar është mjaft i ngjashëm me atë të Frontit të Majtë (një bllok zgjedhor i përbërë nga Partia Komuniste Franceze dhe Partia e Majtë).

Sigurisht që kur bëhet fjalë për emigracionin dhe të drejtat e njeriut, tradita internacionaliste ideologjike e socializmit pengon fjalimin ekstrem nacionalist dhe racist në ekstremin e majtë. Por duke qenë se këto parti po konkurrojnë me ekstremin e djathtë për të njëjtët votues të pakënaqur, humanizmi i tyre në këto çështje është bërë një handikap i rëndë politik, i cili mund të shpjegojë se pse ekstremi i djathtë së fundmi ka qenë më i suksesshëm në aspektin elektoral.

Ndërkohë, ngritja e lëvizjeve politike me në thelb identitetin paraqet një sfidë të madhe për partitë politike tradicionale të Evropës. Konservatorët e zakonshëm, të perceptuar gjerësisht si në skllavëri të interesave politike të të pasurve, duhet të gjejnë mënyra për t’u dukur populist, por pa u dukur shumë si konkurrentët e tyre të esktremit të djathtë mbi emigracionin dhe të drejtat e njeriut. Kameroni ia ka dalë mbanë në këtë ekuilibër delikat dhe është shpërblyer nga votuesit. Republikanët e zakonshëm në Shtetet e Bashkuara, duke u përbllur me presionin nga forcat ekstreme brenda partisë së tyre, përballen me një sfidë të ngjashme.

Për partitë e qendrës së majtë, detyra është edhe më e frikshme. Ata duhet t’u ofrojnë votuesve një program realist ekonomik që është miqësor me tregun dhe i hapur ndaj tregtisë ndërkombëtare, ndërsa premton përfitime të prekshme 60-70% më të varfërve të popullsisë, të cilët janë të frustruar nga mungesa e progresit të tyre ekonomik. Nëse politika ekonomike e një partie të martë perceptohet si një kopje e dobët e axhendës së të djathtës, segmentet më të varfër të popullsisë do të tërhiqen drejt forcave shoviniste dhe premtimeve të tyre të rreme për mbrojtje nga pasojat e globalizimit.

Zgjedhjet e ardhshme në Spanjë, Turqi, Danimarkë dhe Portugali – pa përmendur zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara – do të paraqesin versionin e tyre të këtyre sfidave. Të martët në veçanti, do të duhet të mbrojnë parimet e tyre të barazisë dhe demokracisë, ndërsa gjejnë mënyra për të menaxhuar globalizimin e pakthyeshëm, përfshirë nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar. Paradoksi i madh është se nëse ngritja e politikës së identitetit vazhdon, qeveritë do të jenë akoma më pak të afta të adresojnë problemet që po i nxisin atë.

Etiketa: David CamerondiskriminimekonomiEkonomiaglobalizimiinfrastrukturaIntegrimiIntegrimi EvropiankostombrojtjeMjaftparlamentPartiapasiguripasojapopulistPunaQeveriaReferendumShtetet e BashkuaraTaksattregtiTurqiVotuesvotuesitZgjedhjet
Tjetri
‘Festa e marijuanës’ në Prishtinë ndizet me pranga dhe pa marijuanë (Video)

Kapitullimi i Lazaratit shkakton deficit marijuane në Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.