Shefi i opozitës pohoi bisedat e përgjuar të zyrtarëve hedhin dyshime mbi dënimin e gjashtë shqiptarëve etnikë për vrasjen e pesë maqedonasve etnikë, një vendim që shkaktoi trazira etnike.
Përgjimet e fshehta të bisedave të zyrtarëve maqedonas që opozita thotë se ka në plan të publikojë së shpejti mund të dëmtojnë historinë zyrtare në lidhje megjashtë personat e dënuar për vrasjet në liqenin Smilkovci pranë Shkupit në vitin 2012, tha ditën e mërkurë kreu i Social Demokratëve të opozitës, Zoran Zaev.
“Ka dyshime të mëdha në lidhje me atë që ka ndodhur në këtë rast. Padyshim që me publikimin e materialit për liqenin Smilkovci ose çështjen “Monstra” siç e quajti qeveria, do të zbulohet një e vërtetë e dhimbshme. Qëllimi ynë nuk është të interpretojmë çështje, por pasi të dalë në shesh e vërteta, njerëzit do të dinë se ka baza për dyshim në lidhje me dënimin,” tha Zaev një konferencë për shtyp para selisë së qeverisë në Shkup.
Zaev tha gjithashtu për gazetën gjermane “Zeit Die” se ai ka frikë se publikimi i përgjimeve, të cilat ai tha se tregojnë “të vërtetën për çështjen”, mund të shkaktojnë një reagim të dhunshëm nga bashkësia e madhe shqiptare në vend.
Ai tha se partia e tij aktualisht “po zhvillonte bisedime intensive me komunitetin shqiptar për të gjetur një mënyrë për ta parandaluar një reagim të tillë”.
Kufomat e Filip Slavkovskit, Aleksandar Nakjevskit, Cvetanco Acevskit dhe Kire Trickovskit, të gjithë të moshës 18 deri në 20 vjeç, u zbuluan më 12 prill 2012 pranë liqenit Smilkovci pranë Shkupit. Trupat e tyre ishin rreshtuar dhe dukej se ishin ekzekutuar. Trupi i 45-vjeçarit Borce Stevkovski u gjet shumë pak larg nga të tjerët.
Lajmet për vrasjen rriti tensionet etnike, pasi grupe maqedonasish etnikë organizuan protesta, disa prej të cilave u bënë të dhunshme, duke fajësuar komunitetin shqiptare në vend për vrasjet e tyre.
Në korrik të vitit 2014 gjykata në Shkup dha dënimin më të gjatë të mundshëm për vepra terroriste, burgim të përjetshëm, për gjashtë ekstremistët e dyshuar shqiptarë myslimanë për vrasjet.
Dënimet për terrorizëm shkaktuan akoma më shumë tension ndërsa në Shkup shpërthyen përleshje të ashpra mes mijëra të rinjsh etnikë shqiptarë të zemëruar dhe policisë, e cila përdori gaz lotsjellës, ujë, granata tymuese dhe spraj me piper në përpjekje për të shuar trazirat.
Protestuesit thanë se ata nuk i besonin gjykatës dhe akuzonin qeverinë e kryeministrit Nikola Gruevski se kishte ndikuar në vendimet e saj.
Të dënuarit në çështjen që autoritetet e quajtën “Përbindëshi” aktualisht po apelojnë kundër vendimit. Burime nga gjykata thanë për BIRN se një seancë dëgjimore nuk do të zhvillohet para shtatorit. Gjykata e apelit mund ta mbështesë vendimin ose të urdhërojë rigjykim të çështjes.
Komentet e Zaevit në lidhje me çështjen erdhën në mes të një krizë të thellë politike të nxitur nga akuzat për veprime të paligjshme nga ana e qeverisë, që ndodheshin në përgjimet e bëra publike më parë, të cilat nxitën thirrje për dorëheqjen e Gruevskit.
Fillimisht Zaev tha se ai planifikonte t’i publikonte ato që ai kishte në lidhje me çështjen “Monstra” para mitingut të 17 majit të opozitës në Shkup, ku flamujt maqedonas dhe shqiptarë u valvitën së bashku, një skenë që rrallë shihet në vendin e ndarë etnikisht.
Por ai i ndryshoi planet e tij pas shkëmbimit të zjarrit më 9 dhe 10 maj midis policisë dhe njerëzve të armatosur në qytetin e Kumanovës, ku mbetën të vrarë tetë oficerë policie dhe dhjetë nga personat e armatosur.
Shkëmbimi i zjarrit ngjalli frikën e një konflikti të ngjashëm me atë në vitin 2001, kur kryengritësit shqiptarë u përleshën me forcat e sigurisë. Shqiptarët përbëjnë një të katërtën e popullsisë prej 2,1 milion banorësh në vend.
Ish-deputeti maqedonas dhe analisti politik Ismet Ramadani tha se pavarësisht disa rreziqeve, “Po krijohet një mjedis i tillë që Zaev të bëjë publike ato që ai ka në lidhje me këtë çështje”.
Ramadani tha se “përpjekja e dështuar për të shkaktuar tensione ndëretnike në Kumanovë”, e cila në kundërshtim me atë që pritej pa një unitetit ndëretnik, dhe prania e konsiderueshme e shqiptarëve në mitingun e opozitës vetëm disa ditë më vonë, sugjeron se “njerëzit nuk janë më të ndjeshëm ndaj manipulimit etnik”.