AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Fuqia e udhëtimit studentor

Gareth EvansngaGareth Evans
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Si mund të ndryshojë aspiratat e një studenti një udhëtim rreth botës për të parë jetën me sytë e shtetasve të tjerë që të ndihet kështu një qytetar i të gjithë globit dhe të marrë përsipër përgjegjësi – ish ministri i jashtëm i Australisë argumenton.

Foto: Moyan Brenn/ Flickr
Foto: Moyan Brenn/ Flickr

Godina e Universitetit të Indianës e njohur për bukurinë e saj, ku kam dhënë një kurs veror për Shkollën e re të Studimeve Globale dhe Ndërkombëtare, është tanimë pothuajse e shkretuar. Shumica e studentëve, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre kudo në botën e zhvilluar veriore, do i përdorin këto muaj të ardhshëm për të fluturuar në katër cepat e vendit dhe të botës. Ata mund të punojnë, të bëjnë intershipe, të marrin pjesë në programe shkëmbimi apo të vizitojnë familjen; por si zakonisht ata po udhëtojnë për ta shijuar atë.

Këta studentë që shkojnë jashtë shtetit këtë verë për asnjë arsye veç kënaqësisë së vëzhgimit dhe përjetimit të jetës në vende të tjera nuk duhet të ndihen fajtorë. Edhe nëse do të thotë futjen në më shumë borxh ose humbje të krediteve të kurseve verore. Ata janë të vendosur të kenë eksperienca formuese që do të bëjnë më shumë për edukimin e tyre dhe zgjedhjet në jetë, më shumë se çdo gjë tjetër që ata mund të bënin.

Universitetet e ndërgjegjshme kudo, të vetëdijshme se sa shpejt po ndryshon bota, po punojnë tani edhe më fuqishëm për të gjetur rrugë më të mira për të edukuar studentët e tyre që të bëhen qytetarë të përgjegjshëm globalë. Ato po përpiqen të ndërkombëtarizojnë kurrikulën e tyre për të siguruar që askush të mos diplomohet pa informacion për shtete dhe kultura të tjera dhe pa pak ndjesi të ndërlidhjes dhe ndërvarësisë globale. Ato po përpiqen që studentët vendas të ndajnë studimin e tyre dhe kohën shoqërore me studentët ndërkombëtarë që jetojnë mes tyre. Dhe ato po përpiqen t’i japin sa më shumë studentëve të jetë e mundur mundësinë për të udhëtuar dhe studiuar jashtë.

Dyshoj se çfarë ka më shumë rëndësi nga të gjitha në formësimin e zgjedhjeve të jetës dhe vlerave të të rinjve do të jetë mundësia jo vetëm për të studiuar botën, por edhe për të shpenzuar kohë fizike në eksplorimin e saj. Eksperiencat – të mira, të këqija, të shëmëtuara – që ata do të përjetojnë gjatë rrugës do të jetë më shumë gjasa jetë-ndryshuese. Ky ishte rasti im.

Udhëtimi im i parë jashtë Australisë mëmë ishte në Japoni në mesin e viteve 1960, ku vajta – përpara ditëve të udhëtimit ajror të lirë – me një grup studentësh me një anije transporti. Nuk do ta harroj kurrë se çfarë pashë në Hiroshimë, në epiqendrën e shpërthimit të bombës atomike në 1945. Në një bllok graniti, pjesë e fasadës së një ndërtese zyre, ishte hija e një qenie njerëzore, e bërë gravurë atje nga kristalizimi i gurit rrethues teksa ai ose ajo digjej.

U zotova atëherë se do të përpiqesha të bëja çfarë të mundja, kur të mundja, të zhdukja një herë e mirë nga bota këto armë të tmerrshme dhe çnjerëzore. Nëse përpjekjet e mia brenda dhe jashtë qeverisë që atëherë kanë qenë pothuajse të paefektshme, nuk ka qenë prej mungesës së përpjekjes.

Disa vite më vonë, teksa udhëtoja në rreth 20 vende në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme gjatë rrugës për të studiuar në Oksford, vendosa të shoh Vietnamin ndërsa lufta ende jetonte. Shpejt zbulova se hotelet e lira mjaftueshëm sa për një student me çantë shpine nuk ishin të përshtatshme për ata që donin me të vërtetë të flinin në shtrat. Kujtesa ime e fortë ende mban mend zhurmë të madhe në korridor, ku një ushtar po rrihte një vendase gjysmë të zhveshur me një shkop fshese poshtë shkallëve.

Ai episod (dhe disa si ai gjatë asaj jave) më ndihmuan të kuptoj pse, edhe pse nuk jam pacifist, unë e kisha pasur tmerr jo vetëm luftën bërthamore, por të gjithë luftën, përgjatë jetës sime. Më ushqeu një vigjilencë për shkallën e gjerë të vuajtjes njerëzore dhe misterit që është gjithnjë i lidhur me luftën – një pranim që më ka çuar të shpenzoj shumicën e karrierës si një ministër i qeverisë dhe lider global i OJQ që punojnë për të parandaluar dhe zgjidhur konflikte vdekjeprurëse.

Pak ditë më vonë, në të njëjtin udhëtim, kisha një eksperiencë më të bukur në Kamboxhia (atëherë ende paqësore), kur isha duke pirë një birrë me studentët, duke ngrënë makarona dhe duke u sorollatur nëpër vend me ta në trena dhe autobusë të shkatërruar.

Ishte lloji i aktivitetit që bëra në shumë vende të tjera në Azi atë vit. Në dekadat më pas kanë takuar shpesh njerëz i kam njohur në Indonezi ose Indi ose gjetkë, ose që ishin atje në të njëjtën kohë dhekemi biseduar rreth eksperiencave të përbashkëta. Por unë kurrë nuk u takova me personat që njoha në Kamboxhia.

Arsyeja, jam fatkeqësisht i sigurt, është se secili prej tyre vdiq disa vite më vonë, në gjenocidin e Kmerëve të Kuq në mesin e viteve 1970. Ata po shinjestroheshin për ekzekutim në fushat e ekzekutimit si armiq borgjez intelektual të shtetit ose u zhdukën, ashtu si më shumë se një milion nga uria dhe sëmundjet, pas dëbimit me dhunë për në kampe të punës.

Kujtimi i atyre burrave dhe grave të reja të gjallëruar dhe të angazhuar dhe dijenia se çfarë i ndodhi atyre, më ka ndjekur gjithmonë. Njëzet vjet më vonë, kur u bëra ministër i jashtëm i Australisë, shfrytëzova mundësinë të ndihmoj në inicimin e planit të paqes të OKB për Kamboxhian. Dhe në vitet më vonë, punova me kolegë ndërkombëtarë për të fituar pranim global për parimin e komunitetit ndërkombëtar “përgjegjësia për të mbrojtur” që e kalon sovranitetin e shteteve në rast gjenocidi ose krimesh kundër njerëzimit.

Jo të gjithë ne, sigurisht kemi mundësinë të përkthejmë të tilla eksperienca formuese në influencë politike (për mirë ose keq). Por çfarë mësojmë për njerëzimin e përbashkët në udhëtimet e rinisë ka gjasa të sjellë një sens përgjegjësie të qytetarisëglobale – një zotim për të bërë më të mirën që mundemi për ta bërë botën një vend më të mirë. Bëftë gjenerata e ardhshme e studentëve udhëtues një punë të mirë në përkthimin e aspiratave në një realitet që unë dhe brezi im ia kemi dalë ta bëjmë.

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. The Power of Student Travel

Etiketa: AnijeIndiJaponiKulturaliraLuftaOKBProject SyndicatePunëSHstudentZgjedhjet
Tjetri
Bum me leje ndërtimi në prag të moratoriumit

Zgjedhjet lokale dhe “city branding”

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.