Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

Gjykata e Lartë shpëton Ndokën dhe Ndreun për rrahjen e Strazimirit

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
11:54 | 10/06/2015
Në Artikull kryesor !, Lajme
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Gjykata e Lartë shpëton Ndokën dhe Ndreun për rrahjen e Strazimirit

Sekuencë nga videoja e nxjerrë nga sistemi i mbikëqyrjes vizuale të Kuvendit të Shqipërisë ku shfaqet deputeti Pjerin Ndreu godet nga pas deputetin Genc Strazimiri.

Share on FacebookShare on Twitter

Gjykatësit argumentojnë se grushtet nga ana e deputetëve ndaj njëri-tjetrit nuk përbëjnë vepër penale dhe si të tilla, duhet të gjykohen administrativisht nga vetë Kuvendi i Shqipërisë.

Sekuencë nga videoja e nxjerrë nga sistemi i mbikëqyrjes vizuale të Kuvendit të Shqipërisë ku shfaqet deputeti Pjerin Ndreu godet nga pas deputetin Genc Strazimiri.
Sekuencë nga videoja e nxjerrë nga sistemi i mbikëqyrjes vizuale të Kuvendit të Shqipërisë ku shfaqet deputeti Pjerin Ndreu godet nga pas deputetin Genc Strazimiri.

Me një vendim të papritur, dy deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, shpëtuan ndaj ndëshkimit ligjor për rrahjen që i bënë deputetit të Partisë Demokratike Genc Strazimiri më 14 korrik 2014 në një korridor të Kuvendit të Shqipërisë. Gjykatësit më të lartë në vend arsyetuan se çështja penale e nisur ndaj nga prokuroria pas denoncimit të Partisë Demokratike, nuk duhej të kishte nisur si çështje penale pasi rrahja brenda kuvendit nuk përbën vepër penale.

“Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve fyese, si edhe kryerja e veprimeve të tjera faktike a të dhunshme nga ana e deputetëve, të cilat cenojnë veprimtarinë normale dhe autoritetin e Kuvendit, personin dhe dinjitetin e deputetit, etj., të kryera gjatë veprimtarive parlamentare dhe/ose brenda ambienteve të Kuvendit ose aty ku ai ushtron veprimtarinë e tij, përbëjnë tejkalime të lirisë parlamentare, shkelje të cilat gjykohen dhe ndëshkohen nga vetë Kuvendi”, shkroi Gjykata e Lartë në një njoftim për shtyp të publikuar pas vendimit të marrë sot.

E njëjta gjykatë, pati dënuar me vendim penal pak ditë më parë dy deputetët e opozitës, Edi Paloka dhe Arben Ristani, për veprën penale të shpifjes ndaj kryeministrit.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një lajm i zi për vetë drejtësinë,” deklaroi sot deputeti i PD Eduard Halimi pas vendimit për Ndokën dhe Ndreun.

Ndoka dhe Ndreu rrahën deputetin Strazimiri pasi ky i fundit denoncoi në Kuvend të shkuarën kriminale të deputetit Ndoka, i cili rezulton i dënuar në Itali për vepra të rënda penale si pengmarrje dhe shfrytëzim prostitucioni. Pamjet nga një kamera sigurie të cilat u publikuan në media shtatorin e kaluar tregojnë se Strazimiri qe duke folur në celular kur deputeti Ndoka iu afrua, e përshëndeti me përzemërsi për t’i hequr vëmendjen dhe pastaj e goditi me grushte disa herë në fytyrë. Ndoka largohet pas kësaj dhe disa deputetë ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat. Por pak sekonda më vonë, ndërsa Strazimiri është ende duke parë nga drejtimi ku iku Ndoka, deputeti Ndreu e godet me shpullë në kokë pasi i afrohet nga pas.

Prokuroria e Përgjithshme mori të pandehur deputetët Ndoka dhe Ndreu në shtator 2014 dhe e dërgoi çështjen për gjykim në Gjykatën e Lartë. Kjo e fundit, pas diskutimeve të gjata, dha vendimin e sotëm, i cili shpëton Ndokën dhe Ndreun jo vetëm nga dënimi me burg, por edhe i shpëton ata nga humbja e mandatit të deputetit. Sipas kushtetutës, një deputet humbet mandatin nëse dënohet me vendim penal të formës së prerë nga gjykata.

Ndryshe nga Ndoka dhe Ndreu, dy deputetët e Partisë Demokratike Edi Paloka dhe Arben Ristani, teorikisht duhet të humbasin mandatin e deputetit pasi mbi ta, aktualisht rëndon një vendim penal i formës së prerë. Të dy u denoncuan nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se dy deklarata të tyre, përbënin shpifje ndaj tij. Pakola deklaroi në janar të këtij viti se Emiljano Shullazi, figurë e njohur e krimit në Tiranë, lihej i lirë nga qeveria për shkak se përdorej nga Edi Rama. Rama mohoi akuzat dhe ngriti padinë për shpifje. Ristani u kallëzua nga kryeministri Edi Rama më 9 janar të këtij viti për një deklaratë të ngjashme.

Politikanët shqiptarë kanë një histori të bollshme akuzash të rënda të ndërsjellta si dhe gjobitjesh të ndërsjellta përmes proceseve civile për shpifje dhe fyerje. Por përdorimi i standardit të dyfishtë nga ana e Gjykatës së Lartë për çështje të tilla penale ka gjasa që do të hapë një epokë të re konfliktualiteti politik në Shqipëri.

Tjetri
Kosova rivarros heroin shqiptar Isa Boletini

Kosova rivarros heroin shqiptar Isa Boletini

Më të lexuarat

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Gjykata e Lartë shpëton Ndokën dhe Ndreun për rrahjen e Strazimirit

Gjykata e Lartë shpëton Ndokën dhe Ndreun për rrahjen e Strazimirit

11:54 | 10/06/2015
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
Praktikat e blerjes së dy apartamenteve sollën shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi

Kolegji rrëzon “cënimin e besimit” për Bernina Kondin, por lë në fuqi shkarkimin

19:52 | 20/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.