AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kancelarja Merkel takim me Mustafa përpara vizitës në Serbi

Una HajdaringaUna Hajdari
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. | Foto nga Visar Kryeziu/AP

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të diskutojë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi me kancelaren gjermane Angela Merkel përpara se ajo të vizitojë Beogradin në korrik.

Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. | Foto nga Visar Kryeziu/AP
Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. | Foto nga Visar Kryeziu/AP

Mustafa do të takojë Merkelin në Berlin në fund të këtij muaji – i pari takim zyrtar i këtij niveli mes tyre.

Burimet brenda qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Balkan Insight se Mustafa do të udhëtojë në Berlin dhe se ata do të bisedojnë për dialogun që vazhdon mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, si dhe për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, pak përpara se Merkel të vizitojë në Beograd në fillim të korrikut.

Lidhja Demokratike e Kosovës, një parti e të djathtës qendrore, ka një marrëdhënie të ngushtë me Bashkimin Demokratik Kristian të Merkelit. Të dyja janë pjesë e Partisë Popullore Europiane.

Analisti politik Fisnik Korenica thotë se roli i Gjermanisë në Ballkan, veçanërisht në lidhje me Kosovën, po zgjerohet.

“Synimi i këtij takimi është t’i jepet një drejtim më dinamik marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë, diçka që Merkel do ta bëjë vetë në vend që të angazhojë Përfaqësuesen e lartë të BE, Frederica Mogherinin”.

Merkel aktualisht drejton Procesin e Berlinit, një iniciativë që filloi me Konferencën e Shteteve të Ballkanit Perëndimor në Berlin në 2014, që synon të rrisë bashkëpunimin mes shteteve në rajon.

“Procesi i Berlinit është një iniciativë e Merkelit, përmes të cilit ajo do të nxjerrë rajonin nga tensioni etnik duke i dhënë bashkëpunimit një aspekt ekonomik për të krijuar një ‘bashkëpunim të butë’ nën patronazhin e Berlinit,” vazhdoi Korenica.

“Përmes këtij procesi, Merkel po bëhet politikania drejtuese e BE në Ballkanin Perëndimor”.

Prishtina mirëpriti një nga konferencat në Mars, mbi investimet në infrastrukturën e Ballkanit, ku mori pjesë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç – e para vizitë e një ministri serb që nga konflikti i 1999.

Merkel pritet të diskutojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç kur të vizitojë vendin në fillim të korrikut.

Qeveria e Kosovës ka një qasje të fortë pro-BE, duke përsëritur shpesh zotimin ndaj integrimit në BE. Aktualisht Kosova është në rrugën e nënshkrimit të një Marrëveshje Stabilizimi-Asociimi, një pararendëse e procesit të pranimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kosova ka deklaruar pavarësinë nga Serbia – të cilën Beogradi nuk e njeh – në 2008 dhe deri më tani është njohur nga 23 prej 28 shteteve anëtare të BE.

Etiketa: Angela MerkelBallkanBEBeogradBrukselGjermaniIsa MustafaKancelarja MerkelKosovaKosovëKosovë-SerbiMarrëdhëniet Kosovë-SerbimarrëveshjeMerkelParaPrishtinaProcesi i BerlinitQeveriarajonSerbiSerbia
Tjetri
Zgjedhjet lokale “njollosen” nga akuzat për manipulim të listave të votuesve

Zgjedhjet lokale “njollosen” nga akuzat për manipulim të listave të votuesve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.