AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Zgjedhjet lokale “njollosen” nga akuzat për manipulim të listave të votuesve

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokuroria i kërkon KQZ-së të heqë nga listat e zgjedhësve 2800 votues fiktivë në Durrës, ndërsa vazhdon hetimet për të njëjtën skemë në Kavajë. Policia dorëzon në Prokurori provat e manipulimit për Vorën.

Punonjes te KQZ ne Lunder, duke pergatitur materialet zgjedhore per 21 qershorin. Foto: KQZ
Punonjes te KQZ ne Lunder, duke pergatitur materialet zgjedhore per 21 qershorin. Foto: KQZ

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit kanë rikthyer sëmundjen e vjetër të manipulimit të listave të votuesve për mbushjen e “gropave” elektorale në disa prej qyteteve të vendit. Dy hetime të Prokurorisë në Durrës dhe në Kavajë kanë faktuar shtimin e votuesve artificialë, ndërsa një hetim i tretë pritet të nisë për Vorën, pas një kallëzimi të referuar nga Policia e Shtetit për kryebashkiakun aktual, Fiqiri Ismaili.

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Durrësit pas kallëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Partisë Demokratike ka arritur në përfundimin se bashkisë së re i janë shtuar 2800 banorë fiktivë në prag të zgjedhjeve vendore.

Në letra figuron se të ardhurit janë shpërngulur nga qytete të ndryshme të vendit dhe për t’u regjistruar në Durrës, kanë përdorur kontrata qiraje me ish-kabinat e rrënuara të plazhit të Currilave apo apartamente të boshatisura. Në realitet, pjesa më e madhe e banorëve të rinj të Durrësit janë emigrantë, të cilët nuk janë kthyer prej vitesh në Shqipëri.

Pas një hetimi 1-mujor, Prokuroria e Durrësit ka arritur në përfundimin se 2800 banorët fiktivë janë përdorur si maskim për shtimin artificial të numrit të votuesve, skemë kjo që bën përgjegjës drejtorin e ndërmarrjes komunale të Plazhit, Alfred Dhuli dhe noteren Ines Aleksi. Të dy ata janë pezulluar nga detyra me urdhër të gjykatës, pasi 2800 kontratat e qerasë ishin firmosur prej tyre.

Një burim i Prokurorisë i tha BIRN në kushtet e anonimatit se skema e manipulimit të listës së zgjedhësve nuk ishte e vështirë për t’u zbardhur.

“Gjetëm raste ku 22 familje ishin të regjistruara në një apartament të vetëm, ndërsa rreth 60 pronarë shtëpish të pyetur prej nesh mohuan të kishin dhënë ambiente me qira,” tha ai.

Rreth 1 muaj më parë, Partia Demokratike akuzoi kryebashkiakun aktual, Vangjush Dako se po manipulonte në favor të tij listat e zgjedhësve. Dako u mbrojt dobët, duke thënë se “lëvizja e lirë e njerëzve është një e drejtë e fituar në demokraci”.

Megjithatë, të 2800 banorët fiktivë ishin përfshirë në listën e zgjedhësve për bashkinë e Durrësit. Pas zbulimit të skemës, Prokuroria i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të korrigjuar dëmin.

“Prokuroria i ka kërkuar KQZ-së që t’i heqë këta persona nga listat e Durrësit,” thuhet në dokumentin e hetimit.

E njëjta skemë si kjo e Durrësit dyshohet se është përdorur edhe në qytetin e Kavajës, ku Partia Demokratike akuzon kandidatin socialist, Elvis Rroshi se ka shtuar 595 votues brenda 1 jave.

“Ka 194 kontrata fiktive të firmosura nga Elvis Rroshi, përmes së cilave janë dhënë me qira për 3 muaj ambientet e ish-fabrikës së Letrës,” denoncoi pak javë më parë deputeti demokrat, Eduard Halimi.

Prokuroria e Kavajës konfirmon se po e heton rastin dhe se shumë shpejt do të dalë me një përfundim mbi të.

Manipulimi i listës së votuesve ka qenë një prej manovrave më të përdorura nga të dyja kahet e politikës, për të rritur avantazhin e kandidatëve të caktuar në prag zgjedhjesh. Në të shkuarën, askush nuk u ndëshkua për këtë krim elektoral.

Në raportin paraprak të ODHIR-it, ky fenomen shihej me shqetësim nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Megjithatë, ka dyshime se kjo skemë manipulimi vazhdon, edhe pas hetimeve të nisura nga Prokuroria në Durrës dhe Kavajë.

Të hënën, policia e Tiranës dorëzoi në Prokurori një raport për shtim fiktiv të numrit të votuesve në bashkinë e Vorës. Policia nisi verifikimin pas denoncimit në një televizion lokal të dy qytetarëve nga Lushnja dhe Pogradeci, të cilët pretendonin se ishin regjistruar pa dijeninë e tyre.

Fill pas publikimit të rastit, sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim akuzoi kryebashkiakun aktual të Vorës, Fiqiri Ismaili se  po shtonte artificialisht numrin e votuesve.

“Vetëm një noter ka firmosur 500 kontrata qiraje me banorë të qyteteve të ndryshme, në favor të kryetarit aktual të Bashkisë, Fiqiri Ismaili,” denoncoi Luan Rama.

I kontaktuar nga BIRN, këshilltari për mediat i Prokurorisë së Përgjithshme tha se referimi për Vorën ishte dorëzuar të hënën dhe do të verifikohej në ditët në vazhdim.

“Do të hetojmë dhe ndjekim hap pas hapi çdo rast të dyshuar për manipulim me listat e votuesve,” tha ai.

Etiketa: Alfred DhuliBanorëBIRNDakodemokraciDurrësElvis RroshiFamiljeFiqiri IsmailiGjykatëGjykatësHetimhetimeHetimetKontrata fiktiveKQZKrimLokalemanipulimPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePogradeciPoliciaPolicia e ShtetitPolicia e TiranësProkuroriProkuroriaRamaraportshqipShqipëriTiranëVangjush DakoVëzhguesitVorëVotuesZgjedhjet
Tjetri

Fotot më të bukura të javës sportive në Europë (Fotogaleri)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.