AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhjet e 21 qershorit, stacioni i radhës për politikën shqiptare

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Postera, të kandidatit për bashkine e Tiranes, Erion Veliaj per zgjedhjet lokale te 21 qershorit 2015, prane Komunes se Parisit.

Votimet e së dielës konsiderohen një test i rëndësishëm për reformën territoriale dhe avancimin drejt BE, por analistët mendojnë se ato nuk ofrojnë zgjidhje afatgjata.

Postera, të kandidatit për bashkine e Tiranes, Erion Veliaj per zgjedhjet lokale te 21 qershorit, prane Komunes se Parisit.
Postera, të kandidatit për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, pranë Komunës së Parisit.

Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe 1610 këshilltarë-zgjedhje që konsiderohen një test i dyfishtë për vendin.

Dy blloqe të mëdha garojnë përballë njëri-tjetrit për të fituar votën e shqiptarëve; koalicioni i majtë me 39 parti “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe koalicioni i djathtë me 15 parti “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”. Në këto zgjedhje, vetëm 4 parti garojnë jashtë dy koalicioneve.

Mazhoranca shkon drejt zgjedhjeve vendore me një bilanc “gri” të qeverisjes 18 mujore, pas fitores së thellë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Ndërsa koalicioni opozitar synon të rifitojë kuotat e humbura në nivel partiak, përmes një strategjie elektorale të fokusuar tek keqqeverisja e së majtës.

Zgjedhjet lokale të 21 qershorit, të parat e administruara nga mazhoranca e majtë zhvillohen në kontekstin e ri të reformës territoriale, që krijon 61 superbashki dhe forcon pozitat e të zgjedhurve vendorë. Standardet e këtyre zgjedhjeve konsiderohen gjithashtu të rëndësishme nga Brukseli për përmbushjen e ambicieve të Shqipërisë në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Shqipëria miratoi reformën administrativo-territoriale në korrik 2014, me premtimin se ndarja e re do t’i hapte rrugën zhvillimit të qyteteve dhe do të rriste cilësinë e jetës në to. Testimi i kësaj reforme do të jetë edhe produkti kryesor i këtyre zgjedhjeve.

Megjithatë, analistët politikë mendojnë se premtimet e qeverisë për një ndryshim faqeje në administrimin e qyteteve nuk janë të justifikuara.

Kryeredaktori i revistës “Java”, Skënder Minxhozi vlerëson se në një ambient si Shqipëria, kjo pritshmëri nuk është e justifikuar.

“Të shpresosh për një administrim ndryshe, kur aktorët në lojë janë ata që ishin është diëka përtej reales,” thotë ai. “Të paktën për një ambient si Shqipëria”.

Edhe analisti Afrim Krasniqi sheh një paradoks mes trumbetimeve për reformën dhe aplikimin e saj në realitet. Ai argumenton se kandidatët kanë bërë fushatë pa njohur kompetencat reale të tyre, pasi ende nuk ka një bazë të plotë ligjore për funksionimin e qeverisjes së ardhshme vendore.

“Zgjedhjet nuk pritet të ofrojnë zgjidhje afatgjatë. Në rrethanat e reja pritet që struktura e re lokale e mandatit 2015-2019 të jetë pothuajse tërësisht eksperimentale, dhe se vlerësimi për dobinë e ndarjes së re territoriale do të mbetet minimal, për sa kohë ka paqartësi për bazën ligjore,” thotë ai.

Përgjatë dy dekadave të fundit në Shqipëri, proceset zgjedhore janë zhvilluar në një terren tejet të polarizuar dhe me tensione të vazhdueshme mes dy kaheve politike. Standardet e tyre ende nuk janë certifikuar si “krejtësisht të lira dhe të ndershme” nga ndërkombëtarët.

Raporti paraprak i misionit me 274 vëzhgues të ODHIR-it, që drejtohet nga ambasadorja Audry Glover nuk krijon optimizëm për ndryshimin e kësaj tradite. Ky mision ka evidentuar tanimë “shqetësime për blerje vote” si dhe “keqpërdorim të të ardhurave shtetërore për fushatë”.

Zgjedhjet e 21 qershorit sollën një numër të konsiderueshëm kandidatesh gra si dhe u shoqëruan me debate publike mes kandidatëve për ballafaqimin e platformave të tyre. Megjithatë, elementë të kritikueshëm në të shkuarën si financimet informale, retorika e ashpër mes liderëve kryesore apo kandidimi i disa figurave me të shkuar të errët ishin sërish të pranishme.

Megjithëse klima e fushatës elektorale është vlerësuar përgjithësisht me nota pozitive, edhe në këto zgjedhje nuk kanë munguar disa “vatra” tensioni. Përballjet e nxehta janë përqendruar në bashkitë me garë të ngushtë, por edhe tek ato që konsiderohen si zona me potencial zhvillimi ekonomik.

Sipas analistit Krasniqi, rritja e tensionit në prag të zgjedhjeve lidhet me zgjerimin e pushtetit për kryebashkiakët e rinj. Ai shpjegon se ndarja e re territoriale krijon superbashki dhe zgjeron pushtetin e kryebashkiakëve të rinj mbi pasuritë dhe hapësirat publike.

“Nuk janë militantët që krijojnë tensione për vende pune, por janë grupet politiko-financiare që kontrollojnë fushatën dhe imponojnë fitore me çdo kusht, dhe për pasojë, devijim nga shansi për fushatë të qetë apo programore,” i tha Krasniqi BIRN.

Ndryshe nga Krasniqi, Minxhozi i klasifikon këto zgjedhje një rutinë elektorale, ku përplasja e ashpër mes kampeve ka qenë e pakët, edhe për shkak të lodhjes së publikut nga politika apo interesi i ulët i saj për një garë drejtuesish lokalë.

“Këto zgjedhje janë në fakt një stacion i radhës për klasën politike shqiptare,” thotë Minxhozi.

“Takimi i vërtetë elektoral është ai i 2017, kur do të ketë një ripërtëritje të të gjitha institucioneve kryesore të vendit,” përfundon ai

Etiketa: Afrim KrasniqiBEBIRNblerjeblerje voteBrukselidebateErion VeliajfitoregrakandidatëtKeqqeverisjaKrijonKryebashkiakkryetarliraLokalepaktRaportiRaporti ParaprakshqipShqipëriShqipëriashqiptaretensioneTiranëzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
BE paralajmëron Rumaninë për planin e furnizimit me gaz

BE paralajmëron Rumaninë për planin e furnizimit me gaz

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.