AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

G-7: Shtatëshja e parëndësishme

Joschka FischerngaJoschka Fischer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Takimi i G-7 më 7 qershor 2015. Foto: (Adrian Wyld/The Canadian Press via AP)

Ka ardhur koha e një rendi të ri botëror që do të kërkojë një rregullim të ri global ekonomik dhe social, kështu duket se së shpejti bota do të ketë vetëm dy superfuqi.

Takimi i G-7 më 7 qershor 2015. Foto: (Adrian Wyld/The Canadian Press via AP)
Takimi i G-7 më 7 qershor 2015. Foto: (Adrian Wyld/The Canadian Press via AP)

Samiti më i fundit G-7, në panoramën e bukur alpine në Gjermani, erdhi dhe iku. Jo më G-8, prej pezullimit të Rusisë, forumi u përbë ekskluzivisht nga fuqitë tradicionale të perëndimit. Në një kohë kur shfaqja e fuqive me popullsi të dendur si Brazili, Kina, India dhe Indonezia po sfidon dominimin perëndimor, shumë besojnë se sistemi aktual ndërkombëtar duhet t’i nënshtrohet një kontrolli.

Në fakt, një rend i ri botëror është pothuajse i sigurt se do shfaqet dhe madje shumë shpejt. Forma që do marrë përcaktohet nga dy fenomene kyçe: globalizimi dhe dixhitalizimi.

Globalizimi po i jep mundësinë ekonomive që nuk janë ende plotësisht të industrializuara të  mbledhin përfitimet e industrializimit dhe të integrohen në tregjet globale – një trend që ka ripërcaktuar ndarjen globale të punës dhe ka transformuar zinxhirët e vlerave. Revolucioni në teknologjinë e komunikimit global ka mbështetur këtë ndryshim.

Sigurisht, ndikimi i dixhitalizimit shtrihet përtej ekonomisë, ka thyer shumë barriera kulturore, duke i thënë shtetasve në rajone të largëta akses në informacion dhe ide nga e gjithë bota. Teksa zhvillimi ekonomik i mundësuar nga globalizimi vazhdon të rrisë të ardhurat, ky integrim kulturor do të çojë padyshim në pjesëmarrje më të gjerë politike, veçanërisht mes klasës së mesme gjithnjë në rritje dhe gjithnjë në kërkim. Tashmë, ky trend po ndërlikon përpjekjet e qeverive në monitorimin dhe kontrollin e brendshëm.

Në kuptimin e balancës së pushtetit ekonomik global, megjithatë, ndikimi i globalizimit dhe dixhitalizimit mbetet i vështirë për t’u parashikuar. Ndërsa këto trende kanë nxitur padyshim rritje ekonomike në disa shtete, Perëndimi – veçanërisht SHBA – mbetet një epërsi teknologjike dhe inovative.

Në fakt, drejtimi teknologjik i Amerikës – së bashku me asetet e mëdha të kapitalit dhe kulturën dinamike të biznesit, e personifikuar në Silicon Valley – mund të forcojë pozitën e saj globale.

Por, me përpjekjen e madhe të ekonomive të mëdha si Kina dhe India për të ushqyer inovacionin, ndërsa ende përfiton nga përparimi teknologji, është e mundur që globalizimi dhe dixhitalizimi i vazhdueshëm të vërë në lëvizje ‘de-perëndimizimin’ e rendit ndërkombëtar. Vetëm koha do të tregojë nëse këto shtete do ia dalin të sfidojnë me sukses fuqitë aktuale.

Edhe nëse SHBA – deri diku edhe Europa Perëndimore – ruan një avantazh konkurrues, nuk ka gjasa të ruajë llojin e kontrollit gjeopolitik global që ka pasur që nga Lufta e Dytë Botërore dhe veçanërisht nga rënia e Bashkimit Sovjetik që e bëri superfuqinë e vetme të botës. Në fakt, edhe pse SHBA mbetet dominante në ushtri, politikë, ekonomikë, teknologji dhe kulturë, hegjemonia e saj globale duket se ka filluar të venitet.

E vërteta është se supremacia gjeopolitike globale e Amerikës nuk zgjati shumë. Pasi u përfshi në një seri luftash të pafitueshme kundër kundërshtarëve më të dobët, SHBA u detyrua të kthehet nga brenda. Vakumet e pushtetit që la pas kanë prodhuar kriza rajonale – më qartësisht në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe në detet Jugore dhe Lindore të Kinës dhe kanë kontribuar në një ndryshim më të gjerë drejt  paqëndrueshmërisë dhe mungesës së rregullit.

Pyetja tani është çfarë do të zëvendësojë Pax Americana. Një mundësi është një rikthim në llojin e rendit të decentralizuar që ekzistonte përpara Revolucionit Industrial. Në atë kohë, Kina dhe India ishin ekonomitë më të mëdha botërore, një status që do ta rifitojnë këtë shekull. Kur ta fitojnë, ato mund t’i bashkohen fuqive tradicionale – SHBA dhe Europës, si dhe Rusisë – për të krijuar një lloj pentarkie (pesëshe) e ngjashme me sistemin europian të balancimit të pushtetit të shekullit 19.

Por ka pyetje serioze rreth shumicës së kapacitetit të këtyre vendeve për të prezumuar role lidershipi. Me Bashkimin Europian që përballet me sfida dhe kriza të paprecedent, është e pamundur të parashikohet e ardhmja e tij. E ardhmja e Rusisë është edhe më e pasigurt; deri më tani, nuk ia ka dalë ta nxjerrë veten nga dhimbjet e vegimit të perandorisë së humbur,  e jo më të kufizojë përkeqësimin e shoqërisë dhe ekonomisë. India ka potencialin të luajë një rol të rëndësishëm ndërkombëtar, por ka një rrugë të gjatë përpara se të jetë mjaftueshëm e qëndrueshme dhe e begatë.

Kjo lë në skenë vetëm SHBA-në dhe Kinën. Shumë kanë parashikuar shfaqen e një rendi të ri botëror bipolar, ose edhe një Luftë të Ftohtë me Kinën që zëvendëson Bashkimin Sovjetik si rivalin e Amerikës. Por kjo, duket se ka pak gjasa të ndodhë në botën e sotme të ndërlidhur ku SHBA dhe Kina nuk mund të lejojnë konfliktin dhe konkurrencën t’i pengojë interesat e përbashkët.

Kina po financon borxhin publik të Amerikës dhe në këtë kuptim po subvencionon autoritetin e saj global. Dhe Kina nuk mund ta arrinte zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe modernizimin pa akses në tregjet amerikane. E thënë thjeshtë, SHBA dhe Kina varen nga njëra-tjetra.

Kundër këtij sfondi, duket me gjasa që rendi i ri botëror do t’i ngjajë rendit bipolar të Luftës së Ftohtë – por vetëm në sipërfaqe. Në vetvete, do të karakterizohet nga angazhimi dhe ujdia e përbashkët në emër të interesave të njëjta.

G-7 përfaqëson një rend që po vdes. Është koha të përgatitemi për G-2.

 

Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. The Irrelevant Seven

 

Etiketa: BraziliEuropaGjermaniglobalizimiIndiaIndoneziaKinaKontrolliKrizaLuftaProject SyndicatePunëSamitiSHBAteknologjiushtrivdes
Tjetri

Basha dhe Rama “përplasen” për standardin e zgjedhjeve të 21 qershorit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.