Çfarë po ndodh me trazirat në Lindjen e Mesme dhe sa për t’u kritikuar është vendi që po zë politika e SHBA-së në rajonin e përçarë? Christopher R. Hill argumenton.
Vendimi i presidentit Barack Obama për të rritur numrin e trupave amerikane në terren në Irak dhe për t’ia vënë bazën në provincën Anbar e dominuar nga sunitë, ka nxitur një diskutim të gjerë. Në Shtetet e Bashkuara, debati publik është kthyer në mësimet e Vietnamit, ku vendosja e tepërt e trupave çoi në një katrahurë. Por në botën arabe, diskutimi është rreth shtrirjes politike të vendimit: A e ka braktisur SHBA-ja, duke armatosur milicitë suni, shpresën për një Irak unitar?
Duke marrë parasysh shkallën e kërcënimit nga Shteti Islamik në Irak dhe Lindjen e Mesme dhe shfaqjen e tij në një kohë kur po ndodh maratona e fushatës zgjedhore presidenciale 2016 në Amerikë, vëmendja që i është dhënë pasojave të politikës amerikane është e kuptueshme. Por nëse kriza aktuale do të ketë një fund të lumtur – ose të tolerueshëm – kjo varet më shumë nga ajo që do vendosin të bëjnë lojtarët rajonalë.
Që nga fillimi i krizës, liderët shiitë të Irakut – veçanërisht ish-kryeministri Nouri al-Maliki dhe pasardhësi i tij Haider al-Abadi – kanë bërë mjaftueshëm për të komunikuar me minoritetin suni të vendit. Megjithëse sunitë llogariten se përbëjnë vetëm 20 për qind të popullatës, ata luajnë një rol të madh në përcaktimin e fatit të vendit. Ata kanë qenë një element kyç i klasave drejtuese të Mesopotamisë prej shekujsh dhe sensi i tyre i drejtësisë është i qartë. Për më tepër, veç Sirisë, sunitë qeverisin çdo shtet arab, përfshirë vendet ku janë një pakicë (si në Bahrain).
Në fakt, sunitë kanë thellësi strategjike në Lindjen e Mesme Arabe. Ata e dinë dhe shiitët e dinë po ashtu mirë. Një Irak i drejtuar nga shiitët nuk ka aleatë natyral në Lindjen e Mesme Arabe.
Përpara largimit nga pushteti të Saddam Hussein prej SHBA-së në 2003, karakteri disi laik i Irakut i bëri shumë të besojnë se vendi ishte një tokë pjellore për demokratizim. Por kur strukturat politike kombëtare – edhe ato të “liga” – shfyqizohen, njerëzit jo domosdoshmërisht përqafojnë demokracinë. Iraku i Post-Saddamit u bë një vend i politikës gjithnjë e më fanatike dhe rënia e strukturës së pushtetit suni e përshpejtoi procesin. Teksa shiitët u kthyen në Irak, sunitë u larguan. Edhe sot e kësaj dite, sunitë votojnë për sunitë dhe shiitët për shiitët.
Nëse Maliki apo Abadi ishin Nelson Mandela, ata do të kuptonin dhe vepronin mbi urgjencën për të kontaktuar me sunitë dhe për t’i nxitur ata të bëhen pjesë e së ardhmes së vendit. Ky lloj kalimi kufijsh nuk vjen natyrisht, megjithëse SHBA ka bërë shumë për të inkurajuar qeverinë të lëvizë në atë drejtim.
Sado i rëndësishëm është bashkëpunimi shiit me sunitë, çështja e vërtetë në Irak – dhe gjerësisht në Lindjen e Mesme – është nëse dhe si sunitë do të përballen me ekstremistët e tyre. Munden sunitë në Irak dhe gjetkë të kuptojnë se Shteti Islamik është një kërcënim më i madh për ta se shiitët?
Deri më tani, provat janë të përziera. Kur sauditët shohin në rajon, ata shohin fuqi shiite në rritje, të cilës shumë i referohen si një kërcënim ekzistencial (ndërsa njohja me hapësirën në rritje të Izraelit nuk është). Por kështu është edhe Shteti Islamik dhe mbështetja e Arabisë Saudite është kritike në mundjen e tij.
Çfarë duhet të bëjë SHBA? Teksa fusha e kandidatëve presidencialë është rritur, shumë nga pjesëmmarrësit e kanë bërë kritikën ndaj politikës amerikane në Lindjen e Mesme si bukën që hanë.
Por realiteti është se politika amerikane tashmë përfshin shumë përbërës që duhen për sukses: një dialog rajonal me Iranin për të kompletuar bisedimet bërthamore; inkurajim të koalicionit rajonal, përfshirë Arabinë Saudite, luftë ndaj Shtetit Islamik dhe përpjekje për të përparuar pajtimin në Irak, mbështetje për forcat e armatosura dhe ndihmë për fiset suni, në kuadër të besnikërisë në vend.
Dukshëm, më shumë duhet bërë, veçanërisht në Siri, ku thirrjet e hershme për ndryshim regjimi tani duken naive dhe të rrezikshme, për shkak të mungesës së procesit politik dhe karakterit të shumë prej forcave opozitare. Në përgjithësi, SHBA po zgjidh tani çështje shumë të rëndësishme për rajonin në mënyrën e duhur.
Por problemi nuk është vetëm aftësia dhe guximi i SHBA-së. Politikat amerikane nuk mund të jenë një zëvendësim për mungesën e lidershipit dhe largpamësisë së vendit.
Për të gjithë kritikat e lidershipit shiit në Irak, ku është reagimi nga qeveritë suni të rajonit? A beson me të vërtetë ndokush se sauditët do pranojnë realitetin e sundimit shiit në Irak dhe janë të përgatitur të zhvillojnë një rrjet marrëdhëniesh që dy fqinj në një lagje kriminelësh duhet të krijojnë? Përse nuk ka dialog rajonal fetar në përpjekje për të zbutur apelin e ideologjisë laike? Denoncimi i shiitë si felëshues dhe heshtja përpara sulmeve të vazhdueshme në vendet e tyre të shenjta vetëm e ka përkeqësuar ndarjen.
Në Lindjen e Mesme, armiku i armikut është me shumë gjasa ende armiku yt. Por, në përballjen me Shtetin Islamik, fraksionet e Lindjes së Mesme kanë një mundësi të rrallë të ndryshojnë status quo-në. Një armik i përbashkët është një kauzë e përbashkët, që mund të bëhet gur themeli për një të ardhme të përbashkët. Kjo është arsyeja përse këtë krizë rajoni nuk mund ta përballojë ta humbasë.
Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. America’s Return to Iraq