Me shumë pak para dhe përkrahje nga shteti, mbështetja për skenën e artit të pavarur në Maqedoni vjen nga entuziastët që lidhin mes tyre artistët, komunitetin dhe bizneset vendase për një qëllim të përbashkët – të shfaqin një alternativë ndaj kulturës konvencionale.
Dragi Nedelcevski, 57 vjeçar nga Tetova në Veri-perëndim të Maqedonisë, nuk është avokati i zakonshëm me kostum dhe çantë të zezë. Pasi mbaron punë me pirgjet e dokumenteve zyrtare dhe del nga zyra, ai i kthehet pasionit të tij – fotografisë.
Anëtar prej një kohë të gjatë dhe themeluesi i një grupi vendas prej 70 fotografësh, i quajtur “Chkrap!”, për 37 vite ka bredhur rrugët e qytetit të tij, duke u përpjekur të fiksojë në një çast jetën e kalimtarëve që të pavetëdijshëm nxitojnë tutje.
Gjatë 12 viteteve të fundit, Nedelcevski ka shpërndarë me këmbëngulje këtë ‘virus’ të fotografisë në qytetin e tij, duke mbjellë farën e një skene kulturore të së ardhmes në një mjedis ku gati është zhdukur.
Për të apasionuarit e rinj të fotografisë që janë anëtarë të Chkrap! ai është një guru që ndan njohuritë e tij dhe jep këshilla falas. Rezultati: një grup që numëron 15 anëtarë aktivë që deri tani ka ekspozuar 500 foto në 10 ekspozita të përbashkëta.
Grupi i Nedelcevski është vetëm një nga shumë nisma të pavarura artistike të shpërndara nëpër Maqedoni, që janë motorët e vetëm të kulturës dhe artit në zonat përkatëse, dhe funksionojnë pa asnjë lloj mbështetjeje nga qeverisja vendore apo qendrore.
Ato pak fonde kulturore që ekzistojnë në Maqedoni shkojnë kryesisht në kryeqytet, Shkup. Qindra miliona euro po shpenzohen, larg nga skena kulturore e pavarur, për ristrukturimin e madhërishëm të qytetit, i quajtur “Shkup 2014”.
Por, mungesa e fondeve dhe shpërfillja e përgjithshme nga ana e shtetit nuk e ka ulur motivimin e skenës së pavarur artistike. Përkundrazi, individë si Nedelcevski vazhdojnë të shtyjnë misionin e tyre kulturor përpara.
Në këtë video, Nedelcevski shpjegon nevojën e tij për të ndikuar në mjedisin që e rrethon, për të krijuar art dhe për t’i mësuar njerëzve fotografinë:
Një valë nismash të reja të pavarura kulturore dhe artistike, festivalesh dhe qendrave ka lindur në Maqedoni gjatë viteve të fundit. Pa asnjë ndihmë institucionale apo donatorësh, të motivuar vetëm nga entuziazmi, besimi dhe vlerat e tyre, njerëzit pas këtyre nismave janë revolucionarët e vërtetë të ndryshimit të shoqërisë dhe cilësisë së skenës artistike.
Lice v lice, KuLa, Theatra, AKSC, Kooperacija, Akto festival, Intimate theatre, Kontra kadar në Bitola, Loja në Tetovë, Festivali Bosh në Gevgelija dhe nisma të tjera të ngjashme po japin një kontribut serioz në jetën kulturore në Maqedoni.
Aktorët në këtë skenë i shohin këto nisma si shtyllat e reja të artit dhe kulturës.
Një shembull tjetër i aktivitetit kulturor të entuziastëve janë artistët e rinj nga Struga, të cilët kanë krijuar Nismën për Aktivizëm të Pavarur Kulturor, INKA, e cila ndihmon të organizojë mbrëmje poetike, promovime, ekspozita, debate si dhe festivale, edhe pse nuk ka financime për të bërë diçka të tillë.
Kristina Todorska Petroska, 35 vjeç, menaxhere programi te INKA, shpjegon se ky grup artistësh, me përvojë në artet performuese, teatër, muzikë, fotografi dhe dizajn, u mblodhën së bashku tri vjet më parë kur ndjenë se kishte nevojë për një ndryshim kulturor në qytet.
Kristina Todorska Petroska, 35 vjeç, menaxhere programi te INKA, shpjegon se ky grup artistësh, me eksperiencë në artet e performuara, teatër, muzikë, fotografi dhe dizenjo, u mblodhën sëbashku tri vjet më parë kur ndjenë se kishte nevojë për një ndryshim kulturor në qytet.
[fact title=”Çmimi i Shkupi 2014″] Ndërsa iniciativat e pavarura artistike duhet të mbështeten te entuziazmi, projekti masiv i ndërtimit i quajtur Shkup 2014 mbështetet në burime më solide, duke konsumuar qindramilionë euro nga buxheti.
Qeveria vlerësoi se çmimi i monumenteve të reja grandioze dhe të ndërtesave të stilit barok më 2013 qe 208 milionë euro por opozita socialdemokrate dhe kritikë të tjerë pretendojnë se kostoja reale është shumë më e lartë.
Kërkimi i BIRN nga viti 2012 ka treguar se çmimi origjinal fsheh në anekset që kanë shumë nga kontratat ndërtimore[/fact]
Deri tani, DrimOn – një lojë me fjalët që i referohen lumit Drin, i cili kalon përmes Strugës – organizuar nga INKA, ka vijuar për dy vjet, organizuar tërësisht nga entuziazmi i vullnetarëve. Por, siç thotë Todorska Petroska, ky aktivitet vështirë se do të mund të rritet në diçka më të madhe në rast se vijon të zhvillohet i tëri “në kurriz të tyre”.
“Entuziazmi ynë është ende gjallë dhe ne mund të vijojmë të organizojmë DrimOn në vitet në vazhdim. Por, ajo që shoh si problem është se ai është i dizenjuar për t’u rritur në një festival më të madh Europian. Për një apo dy vitet e ardhëshme, ne natyrisht do të kemi miq nga Maqedonia të cilët do t’i përgjigjen thirrjeve tona për të marrë pjesë në bazë vullnetare, por çfarë do të ndodhë kur ne të shterrojmë të gjitha këto burime në njerëz nga skena kulturore e pavarur në Maqedoni?” pyet Todoroska Petreska.
Ajo shton se ajo dhe skuadra e saj besojnë se do të organizojnë edhe disa edicione “rezervë” të festivalit pas të cilave ata do të njihen dhe pranohen aktorët e sektorit kulturor në vend si dhe fondacionet apo sponsorët.
Për Nedelcevski, nuk është e vështirë të organizosh një promovim për dokumentarin e tij të ri “Flokët”, i cili mbart historinë e një muzikanti vendës. Çdokush që mbështet ngjarjet artistike është i gatshëm të ndihmojë, kështu që një pronar kafeje jep “hua” lokalin e tij dhe miqtë e familja vijnë për të festuar dhe mbështetur. INKA ka miq të mirë në çdo fushë në Strugë. Kur ata kanë nevojë për akomodim për të vënë miqtë e festivalit, fqinjët janë këtu për të ndihmuar. Ata kanë gjithashtu nevoja për ushqime dhe pije dhe restorantet e kafenetë janë të gatshme të ofrojnë diçka. Ata të gjithë e dinë se kjo do të sjellë mirë për ta. Nuk e shohin këtë si shpenzim, së paku jo për momentin.
Nedelcevski beson se arti që ndryshon shoqërinë qëndron gjithmonë në periferi në Maqedoni për shkak të dominimit të kulturës populiste, kulturës konvencionale, kulturës turbo-folk e me rradhë, por kjo nuk është arsye që artistët të dorëzohen:
“Përpjekjet e iniciativave artistike civile, të entuziastëve dhe të grupeve që janë në betejë të vazhdueshme për vlera të vërteta në arte dhe kulturë, në fund shpërblehen. Thuhet se ti mbjell farat një herë dhe i korr një herë tjetër, por kurrë në të njëjtën kohë. Ne nuk duhet të jemi të padurueshëm por duhet të bëjmë më të mirën. Jam i sigurtë se kjo do të zë rrënjë diku dhe do të rritet në diçka shumë të bukur dhe të çmuar,” thotë ai.
Sistemi është injorant ndaj skenës së pavarur:
Ivana Vaseva, një mbarështuese për shumë iniciativa të pavarura dhe organizata, sheh dallimin si në sasi ashtu edhe në cilësi në termat e situatës së përgjithshme në lidhje me iniciativat kulturoe dhe artistive dhe ngjarjet që po ndodhin si pjesë e programeve vjetore të Ministrisë së Kulturës.
“Shpërndarja e fondeve për kulturën ilustron situatën – autoritetet i japin një pjesë të vogël të tortës, gjë që sjell rezultate të këqija pa asnjë eksperiment apo art të gjallë,” thotë Vaseva.
Në rrethana të tilla, shton ajo, është e logjikshme të presësh alternativë, iniciativa të pavarura, projekte dhe kërkime që kanë vlera frymëzuese dhe estetike.
“Pjesërisht për shkak të presionit që ekziston për shkak të skenës së ngushtë kulturore, këto iniciativa shfaqen jo vetëm në Shkup por edhe në qytete më të vogla në Maqedoni, gjë që është e mikpritur dhe e mbështetur nga publiku.
“Problemi me këto iniciativa është se ato nuk qëndrojnë dot aktive për periudha të gjata për shkak se nuk gjejnë financime dhe nuk kanë një plan.”
Vaseva shton se është e rëndësishme për këto iniciativa entuziaste për të gjetur një mënyrë për të funksionuar në terma afatgjatë dhe në një mënyrë më strategjike dhe strukturore.
Robert Alagjozovski, një analist kulturor dhe ekspert në fushën e artit dhe kulturës, thotë thotë se iniciativat e vërteta kulturore të pavarura, veçanërisht ato në qytete më të vogla, janë “mijëra embrione të cilat më vonë zhvillojnë një jetë të re kulturore në vend. Disa po vdesin, disa po transformohen dhe disa po rriten në organizata dhe institucione serioze dhe të qëndrueshme”.
Ai rikujton se të gjitha ngjarjet kulturore më të rëndësishme të ditëve tona, si Mbrëmjet Poetike të Strugës, Festivali i Xhazit të Shkupit dhe Tearti i Hapur i të Rinjve, kanë dalë nga iniciativa kulturore të pavarura.
“Këto iniciativa qenë autonome që në fillim kështu që ato mbartin vizionet origjinale artistike dhe kulturore dhe shpesh përcaktojnë frymën e kohës por edhe tendencat e të ardhmes, për shkak të potencialit të tyre të madh krijues.
“Ata veprojnë me buxhete të vogla, entuziazëm të madh dhe me përpjekje vullnetare,” thotë ai.
[fact title=”TODORSKA PETROSKA: Duam t’i mbajmë të rinjtë në Strugë”] “Unë jam një nga ata njerëz që shikojnë nga e shkuara dhe dëshirojnë të ndjekin shembujt e atyre iniciativave që u rritën në institucione madhështore si Mbrëmjet Poetike të Strugës. Si një gjeneratë e re, ne duhet të jemi pionjerë të tendencave moderne, gjë që nuk ndoh me festivalet e vjetra, të cilat janë elitiste dhe në një farë mënyre ekzistojnë vetëm për rrethe të mbyllura.
Në anën tjetër, njerëzit e rinj po ikin nga Struga. Ata nuik kanë ndonjë motivim për të qëndruar këtu, megjithëse nuk është thjeshtë një vend i këndshëm për të jetuar por ka edhe një lloj fryme krijuese mes njerëzve këtu. Ideja qe që t’i mbajmë këta njerëz këtu dhe t’i japim një shans brenda këtij thelbi. Në një farë mënyre qyteti ka mbetur pas. Nuk ka pasur investime madhore në vijimësi.Përkundrazi, qyteti ka humbur shumicën e pamjes së vet dhe ideja qe që të bëheshin disa ndryshime, ose së paku të jepnin një shembull – shembuj të vegjël praktikë – se si ta bësh bashkësinë pak më të mirë, duke e frymëzuar atë.
Festivali (DrimOn) ka mbledhur shumë njerëz në këtë organizatë, megjithëse ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se po e bëjmë këtë pa asnjë mjet financiar. E gjithë mbështetja është para së gjithash vetja jonë, ajo që ne japim si kontribut duke dalë vullnetarë për gjashtë muaj në mënyrë që organizuar festivalin, për të kontaktuar njerëzit që njohim në mënyrë që në festival të ketë pjesëmarrje. Ne përdorim gjithashtu edhe vetë burimet tona – ne hapim shtëpitë tona dhe dhomat e ndenjes për pjesëmarrësit. Unë jam e kënaqur që të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht se nga vijnë, bien dakord për këto kushte minimale që ne mund të ofrojmë për ta, dhe që kanë mbështetur dhe nxitur çdo lëvizje të tillë që kemi bërë.”
Kristina Todorska Petroska, menaxhere programi te INKA[/fact]
Alagjozovski shpjegon se një politikë e zgjuar kulturore në nivel vendor dhe qëndror duhet të demonstrojnë një nivel më të mirë kujdesi dhe të të kuptuarit për iniciativa të tilla dhe mund t’i përfshijë ata në sistemet e tyre të mbështetjes.
“Në të gjitha nivelet, grantet dhe sasitë e vogla e të mesme të parave duhet t’i jepen këtyre iniciativave. Duhet gjithashtu të ketë gjithmonë një vend për ta në programin orientues dhe në strategjitë zhvillimore të institucioneve. Kjo nuk ka nevojë të nënkuptojë para, por duhet të nënkuptojë ofrimin e infrastrukturës, ndihmë teknike dhe profesionale, programe bashkëpunimi dhe bashkëprodhimi dhe përdorimin e hapësirës publike pa shpërblim,” thotë Alagjozovski.
Kjo po ndodh, por vetëm pjesërisht, shton ai. Por kur ndodh, gjithsesi, vijon ai, “kjo vjen si një marrëdhënie aksidentale, klientelizëm dhe bujari aksidentale nga aktorë të përgjegjshëm e gjëra të tilla.
“Një politikë e zgjuar kulturore duhet të mbështesë iniciativat e pavarura si pjesë e vetë prioriteteve të veta strategjike – dhe kjo nuk duhet të jetë vetëm në dokumentet zyrtare që nuk i lexon askush; ajo duhet të jetë praktikë në fushën kulturore,” shpjegon Alagjozovski.
Për tani, politikat zyrtare injorojnë iniciativa të tilla:
“Mungesa e njohjes dhe mbështetjes konkrete i lodh shumë punëtorët e kulturës. Autoritetet i shohin ato si organizata qytetare, gjë që nuk është e drejtë. Në njërën anë janë këto iniciativat artistike dhe në anën tjetër, janë aktivitetet e disa organizatave. Ti nuk mund të përzjesh si një festival urban si DrimOn me ndonjë panair rritësish bletësh, me ndonjë aktivitet kulture popullore të zonës apo me ndonjë përkujtim të veteranëve të luftës.
Ndërsa këto iniciativa artistike entuziaste vijojnë të punojnë, të prodhojnë dhe të veprojnë, shoqata Jadro e skenës kulturore të pavarur ka sjellë një formë të re në kontekstin maqedonas – një model të një publiku institucional – partneriteti civil.
Modeli i shoqatës inkorporon një strukturë të balancuar dhe të përbashkët organizative si dhe burime të të gjithë aktorëve në sektorin kulturor të pavarur.
Megjithëse Ministria e Kulturës e ka shkrirë këtë iniciativë në planin e veprimit të strategjisë kombëtare të kulturës, procesi vijon me të gjitha vështirësitë që janë tipike të sistemit të institucioneve shtetërore dhe mënyrës së tyre administrative të të funksionuarit – gjë që nuk është e përshtatshme për ritmin e arteve dhe kulturës.
Ky artikull është financuar nga projekti Arti i Padukshëm, mbështetur nga Fondi Princi Claus.