AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Rrugës për në Gjermani, muzika i mban shpirtin gjallë refugjates siriane

Eve JudahngaEve Judah
11 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatë në stacionin e trenit në Preshevë | Foto nga : Sasa Djordevic/ BETA

Në stacionin e trenit në Preshevë, në rrugën e gjatë nga Siria në Gjermani, Teyma, është një e adoleshente tipike në një situatë të jashtëzakonshme.

Refugjatë në stacionin e trenit në Preshevë | Foto nga : Sasa Djordevic/ BETA
Refugjatë në stacionin e trenit në Preshevë | Foto nga : Sasa Djordevic/ BETA

Teyma është një fanse e flaktë e muzikës. Pothuajse 20 nga fotot e fundit të kopertinës së saj në Facebook janë kolazhe dhe portrete të idhullit kanadez të muzikës pop, Justin Bieber. Lil’Wayne, Rihanna, Nicki Minaj dhe grupi One Direction zënë gjithashtu vend aty. Ashtu siç proklamon edhe përmes Instagramit të saj: “HIP HOP-i ËSHTË JETA”.

Muzika të cilën e mban në Iphone-in e saj me ngjyrë të rosë të flaktë, e ka shoqëruar atë gjatë gjithë rrugëtimit të saj nga kryeqyteti sirian, Damasku e përgjatë shtatë shteteve, “përmes detit, anijes, trenit, autobusit, taksisë dhe në këmbë” deri te stacioni i trenit në Preshevë, në jug të Serbisë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë dhe Kosovën. Kjo është vetëm edhe një ndalesë në rrugën drejt Evropës Perëndimore.

“Ndoshta në Gjermani, ndoshta në Norvegji”, thotë ajo. “Unë nuk flas gjermanisht, por nëse përfundoj atje, dua të shkoj edhe në universitet.”

Teyma ka udhëtuar me xhaxhain dhe babanë e saj për më tepër se një muaj. Ata janë në mesin e 9 milionë njerëzve që vlerësohet që janë larguar nga Siria që nga fillimi i luftës civile në 2011–rreth 40% e popullatës.

Me dhjetëra emigrantë sirianë i kanë shkruar emrat e tyre në stacionin e gëlqerosur të Preshevës. Në stolat e jashtëm gjenden një grup afganësh të vrerosur, ndërsa ulur pak më tutje në dysheme gjendet një familje palestinezësh nga Siria, që po hanë ushqim të marrë me vete. Një punonjës i stacionit u jep a tyre pak kripë.

Në tre muajt e parë të vitit 2015, Gjermania i ka dhënë statusin e refugjatit  13,775 sirianëve, numër shumë më i lartë për frymë se për çdo vend tjetër.

Por familja e Teymas duhet që ta kalojë Hungarinë dhe Austrinë për të shkuar atje. Thashethemet se Hungaria planifikon që të ndërtojë një mur kufitar kanë shkaktuar frikë në mesin e disa emigrantëve. Teyma duket të ketë vetëbesim, pasi shumë nga shokët e saj ia kanë dalë mbanë. Por ajo është shumë e zemëruar që refugjatë të tjerë deklarohen rrejshëm si sirianë. “Kjo nuk më pëlqen,” thotë ajo.

Refugjatë në trenin Preshevë-Beograd | Foto nga : Sasa Djordevic/ BETA
Refugjatë në trenin Preshevë-Beograd | Foto nga : Sasa Djordevic/ BETA

Turq, afganë, ganezë, kurdë, nigerianë “të gjithë duan një vend në Gjermani, Danimarkë dhe Norvegji. Të gjithë thonë ‘Unë jam sirian, unë jam sirian’”, shton ajo.

Ajo ka një plan afatgjatë për studime që të bëhet arkitekte, “ndoshta një dizajner interiore! Po ashtu dëshiroj të shkoj në Londër, Nju Jork, dhe Los Angeles”.

Vëllai i madh i Teymas ja ka ngritur stekën lartë. Ai së shpejti do t’i fillojë studimet master për arkitekturë në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka qenë duke studiuar në Damask, por gjithashtu konkurrencë nga e motra e Teymas. Profili i saj në Facebook thotë që ajo ka përfunduar dy kurse studimore në Universitetin e Oxfordit. Ndërkohë, vëllai i saj më i madh, është duke përfunduar studimet master në inxhinieri civile, duke ndjekur rrugën e babait të tij. Ai shpreson t’ju bashkëngjitet atyre në Gjermani kur t’i përfundojë studimet. “Ai e do Gjermaninë. Ai ka dashur të shkojë atje që kur ka qenë fëmijë. Nëna e saj ka shitur bizhuteri”.

Ajo dhe xhaxhai i saj kanë qenë të ulur për orë të tëra në ulëse të stacionit në Preshevë. Sipas vlerësimeve, rreth 600 sirianë kalojnë çdo ditë këtu. Qyteti ka gjasa të shpërthejë, si udhëkryq i pazakontë për emigrantët nëpër të gjithë rajonin. Dhoma e vogël është e zbrazët dhe me lagështi por askush nuk ankohet sepse e kanë të gjithën për vete. Xhaxhai i saj nënqesh fshehurazi përderisa ajo ia plas të qeshurës. Ai po tregon disa shaka pa kripë dhe megjithëse thotë që nuk flet anglisht, ai e njeh gjuhën mjaftueshëm sa për të bërë shaka gjatë bisedës sonë. Gjykimi i Teymas për këtë? “Ai është një idiot”.

“Unë i bie kitarës. Vizatoj dhe këndoj. Lexoj libra arabë: veçanërisht Nizar Qabbanin dhe Khalil Gibranin. Filmat të cilët më pëlqejnë janë ‘Inati’, ‘Shtëpia e Dyllit’ dhe ‘Mbreti i Unazave’”.

Ajo madje ka entuziazëm edhe për gjërat që po ha në stacion: “Snickers! Tëix! Coca-Cola, uh, dhe pije ultra energjike. Nganjëherë mollë dhe banane”.

Sidoqoftë, kur biseda jonë kthehet tek Siria dhe lufta nga e cila ajo ka ikur, entuziazmi i saj zhduket.

“Siria tani është shumë e rrezikshme. Myslimanët nuk i pëlqejnë sirianët. Ne nuk kemi para të jetojmë atje. Në Siri, nuk ka jetë, nuk ka buzëqeshje.

Refugjatë në trenin Preshevë-Beograd | Foto nga : Sasa Djordevic/ BETA
Refugjatë në trenin Preshevë-Beograd | Foto nga : Sasa Djordevic/ BETA

“Nëse qëndrojmë në Siri, Daesh” thotë ajo, duke ju referuar akronimit arab për të ashtuquajturin Shteti Islamik apo ISIS, që persekuton të krishterët sirianë sikurse ajo. Në zonat e pushtuara nga grupi militant, të krishterët janë detyruar që të paguajnë një taksë fetare, të konvertohen ose janë vrarë tashmë.

“Në Siri lufta tani është shumë e vështirë, shumë e rrezikshme. Më e rrezikshme sesa përpara. Nëse do të qëndronim në Siri, ne do të vdisnim”, thotë ajo.

Ajo akoma ka ndjenja të përziera sa i përket largimit nga vendi.

“Më pëlqen Siria. Dua të kthehem. Në muajin dhe vitin e fundit unë kam vazhduar të them ‘Nuk dua të shkoj në Gjermani apo ndonjë vend tjetër’. Por më kanë thënë që duhesh të shkosh, për të jetuar një jetë më të qetë, të përfundosh studimet e mia”.

“Siria është shumë e bukur. Deri para katër vitesh, atje ka pasur një jetë të mirë. Kujtimet për shokët dhe familjen më bëjnë që ta ndjej mungesën e atij vendi edhe më shumë. Shpresoj që ta shoh prapë shtëpinë time – dhomën time të gjumit,” thotë ajo.

 

Etiketa: afganbananeBeogradbesimFacebookFamiljeGjermaniGjermaniaISISKosovëkrishterëLondërLuftamasterNorvegjiParaPreshevëSHShpresONShteti IslamikSiriSiriasirianuniversitet
Tjetri
Zbulohet kosto e vërtetë e “ Shkupi 2014 ”

Zbulohet kosto e vërtetë e “ Shkupi 2014 ”

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.