AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Harmonia e re e Demokracive të Mëdha

Joseph S. Nye, Jr.ngaJoseph S. Nye, Jr.
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Marrëdhëniet Indi-SHBA po shkojnë drejt një të mire të përbashkët, që përveç balancimit politik të Kinës, kanë rrënjë të thella të shtrira në ekonomi dhe teknologji, argumenton Joseph S. Nye.

Kur kryeministri indian Narendra Modi ftoi presidentin e SHBA-së Barack Obama që të merrte pjesë në festimet e Ditës së Republikës në vendin e tij në fillim të këtij viti, kjo sinjalizoi një ndryshim të madh në marrëdhëniet midis demokracive më të mëdha në botë. Që nga viti 1990, tre administrata amerikanë janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhëniet bilaterale, me rezultate të përziera. Ndërsa tregtia vjetore mes shteteve është rritur gjatë kësaj periudhe nga 20 miliardë në më shumë se 100 miliardë dollarë, tregtia e përvitshme SHBA-Kinë vlen tre herë më shumë dhe marrëdhënia politike ka pasur ulje-ngritjet e veta.

Dy vendet kanë një histori të gjatë të ngatërrimit me njëri-tjetrin. Çdo aleancë me një superfuqi është e pabarabartë, ndaj përpjekjet për të lidhur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë qenë kundër traditës së autonomisë strategjike të Indisë. Por amerikanët nuk e shohin Indinë demokratike si një kërcënim. Përkundrazi, suksesi i Indisë është një interes i madh amerikan dhe disa faktorë premtojnë një të ardhme më të ndritur për marrëdhënie bilaterale.

Faktori më i rëndësishëm është përshpejtimi në rritjen ekonomike të Indisë, të cilën Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se do të tejkalojë 7.5 për qind në 2020. Për dekada, India vuajti nga ajo që disa e quajtën “norma indiane e rritjes ekonomike”: më pak se 1 për qind në vit. Më mirë do të quhej një normë rritjeje e socialiste britanike e viteve 1930. Pas pavarësisë në 1947, India miratoi një sistem të brendshëm që përqendrohej në industrinë e rëndë.

Reformat e orientuara nga tregu në fillim të viteve ’90 ndryshuan këtë rrugë dhe rritja vjetore arriti në 7 për qind nën partinë e Kongresit, përpara se të ulej në 5 për qind. Që kur zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014 sollën Partinë Bharatiya Janata të Modit në pushtet, qeveria e ka përmbysur rënien ekonomike.

Dhe perspektivat për rritje të vazhdueshme janë të forta. India ka një klasë të mesme në zhvillim prej disa qindra milionë dhe anglishtja është një gjuhë zyrtare e folur nga 50 deri në 100 milionë njerëz. Ndërtimi mbi këtë bazë, i jep industrive indiane të informacionit  një rol të mundshëm global.

Për më tepër, me një popullatë prej 1.2 miliard njerëz, India është katër herë më e madhe se SHBA dhe ka gjasa të kalojë Kinën në 2025. Shkalla e saj e dukshme do të jetë e rëndësishme jo vetëm për ekonominë globale, pro edhe për të balancuar influencën e Kinës në Azi dhe për të menaxhuar problemet globale si ndryshimi klimatik, shëndeti publik dhe siguria kibernetike.

India ka gjithashtu fuqi ushtarake të konsiderueshme, me rreth 90-100 armë bërthamore, raketa të valës së ndërmjetme, 1.3 milion personel ushtarak dhe shpenzime të përvitshme ushtarake rreth 50 miliardë dollarë. India ka një demokraci të bazuar mirë, një diasporë influencuese dhe një kulturë popullore me ndikim ndërkombëtar. Bollivudi prodhon më shumë filma çdo vit se çdo vend tjetër, duke konkurruar Hollivudin në Azi dhe Lindjen e Mesme.

Por edhe problemet e Indisë nuk duhen nënvlerësuar. Vetëm popullata nuk është burim i pushtetit nëse burimet njerëzore nuk janë të zhvilluara dhe India ka mbetur pas Kinës në zhvillim ekonomik. Pavarësisht progresit, rreth një e treta e popullatës së Indisë jeton në varfëri, duke e bërë vendin të tretin në botë për të varfrit. PBB-ja prej 2 trilion e Indisë është vetëm një e pesta e 10 trilion dollarëve të Kinës dhe një e nënta e 17.5 trilion dollarëve të Amerikës (matur në norma të tregut të këmbimit).

Të ardhurat për frymë të Indisë prej 1760 dollarë janë vetëm një e pesta e asaj të Kinës.  Ndërsa 95 për qind e popullatës kineze është e shkolluar, proporcioni i Indisë është vetëm 74 për qind dhe vetëm 65 pr qind për gratë. Asnjë nga universitetet indiane nuk është përfshirë në listën e 100 më të mirëve. Eksportet e teknologjisë së lartë të Indisë janë vetëm 5 për qind të eksporteve krahasuar me 30 për qind të Kinës.

India ka pak gjasa të zhvillohet për t’u bërë sfiduesja e Amerikës për këtë gjysmë shekulli. Megjithatë, India ka asete të konsiderueshme që e prekin atë në kuptimin e balancit të pushtetit në Azi. Ndonëse India dhe Kina kanë nënshkruar marrëveshje në vitin 1993 dhe 1996 për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve të kufirit që i çoi në luftë në 1962, problemi është ngrohur përsëri pas veprimeve kineze të viteve të fundit.

India dhe Kina janë anëtare në BRICS. Por bashkëpunimi mes këtij grupi është i kufizuar. Ndërsa zyrtarët indianë shpesh janë diskret në publik rreth marrëdhënieve me Kinën, dhe duan që tregtia bilaterale të vazhdojë dhe që investimet të rriten, shqetësimet e tyre të sigurisë mbeten aty. Si pjesë e grupit të vendeve aziatike që priren të balancojnë Kinën, India ka filluar të forcojë marrëdhëniet diplomatike me Japoninë.

Do të ishte gabim të mbështeteshin perspektivat e një marrëdhënieje të përmirësuar SHBA-Indi vetëm në kuptimin e rritjes së pushtetit të Kinës. Suksesi ekonomik i indisë është një interes amerikan. Po ashtu edhe qasja e hapur e marrë nga India dhe Brazili mbi çështje si qeverisja e internetit, në një kohë kur Rusia dhe Kina po kërkojnë kontroll më autoritar.

Askush nuk duhet të presë një aleancë indiano-amerikane së shpejti, duke marrë parasysh opinionin publik indian. Por ne mund të parashikojmë një marrëdhënie sui generis dhe të fortë në vitet e ardhshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Great Democracies’ New Harmony

Etiketa: AdministrataBarack ObamaBrazilidemokraciekonomiIndiIndiaKibernetikeKinamarrëveshjeModindikimPBBPRProject SyndicateQeveriaRusiaSHSHBAshpenzimeShtetet e BashkuaraSiguriaSiguria kibernetiketeknologjiTreguuljeZgjedhjetzhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
Restaurimi hap për vizitorët mozaikët e fshehur të Butrintit

Restaurimi hap për vizitorët mozaikët e fshehur të Butrintit

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.