AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ne, populli i Europës

Laszlo BrusztDavid StarkngaLaszlo BrusztdheDavid Stark
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
FILE – In this Wednesday, May 27, 2015 file photo, activists of the international campaigning and advocacy organization ONE install illuminated balloons with portraits of the G7 heads of state in front of the Frauenkirche cathedral (Church of Our Lady) prior the G7 Finance Ministers meeting in Dresden, eastern Germany. The G7 Finance Ministers meeting is to be held in Dresden from May 27 to May 29, 2015. (AP Photo/Jens Meyer, File)

Kriza aktuale në Bashkimin Europian mund të zgjidhet duke marrë shembull nga parimet që unifikuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas krijimit të saj. Është koha të krijohet një sistem i ri politik në Europë, që ka në thelb sovranitetin popullor dhe jo atë shtetëror, argumentojnë Laszlo Bruszt dhe David Stark.

FILE - In this Wednesday, May 27, 2015 file photo, activists of the international campaigning and advocacy organization ONE install illuminated balloons with portraits of the G7 heads of state in front of the Frauenkirche cathedral (Church of Our Lady) prior the G7 Finance Ministers meeting in Dresden, eastern Germany. The G7 Finance Ministers meeting is to be held in Dresden from May 27 to May 29, 2015. (AP Photo/Jens Meyer, File)
(AP Photo/Jens Meyer, File)

Europianët që janë të etur për të rigjallëruar procesin e unifikimit të kontinentit e kanë kthyer vëmendjen nga themelimi i Shteteve të Bashkuara. Shumë, megjithatë, refuzojnë precedentin amerikan me arsyen se problemet e sotme janë shumë të ndryshme nga ato që u hasën atëherë. Të tjerë, të cilët pranojnë se parimet federaliste mund të jenë të përshtatshme për zgjidhej e problemeve të tregut të përbashkët europian, kanë frikë se “populli europian” që do të sillnin këtë strukturë të re politike në jetë, mungojnë.

Por ka paralele të qëndrueshme mes viteve të themelimit të Amerikës dhe krizës ekonomike dhe politike që po vazhdon në Bashkimin Europian. Në fakt, krijimi i Kushtetutës Amerikane dhe lindja e njerëzve amerikanë ofron arsye për të shpresuar se disa nga problemet më të vështira me të cilat po përballet Europa mund të zgjidhen një ditë.

Vitet që pasuan Luftën Amerikane për Pavarësi ishin të vështira. Sipas Neneve të Konfederatës, 13 ish-kolonitë britanike kishin krijuar një treg të përbashkët, me institucione të përbashkëta, përfshirë një bankë qendrore. Ata shpenzuan shumë kohë duke u grindur për politika fiskale, mosmarrëveshje debitor-kreditor dhe grindje për valutën. Pati përçarje mes shteteve të veriut dhe të jugut dhe midis shteteve të mëdha e të vogla. Dukej sikur shteti i ri ishte në prag të vetëshkatërrimit.

Në vitet 1780, një grup i vogël politikanësh amerikanë i përkufizuan ndryshme këto probleme. Njohuritë e tyre kryesore janë po aq të rëndësishme për Europën sot, sa për SHBA-në atëherë. Problemet me të cilat vendi po përballej nuk ishin rezultat i veprimit në mosbesim të politikanëve apo e një qytetarie të keqformuar ose injorante; problemet ishin një pasojë direkte e një strukture politike të gabuar.

Sipas Neneve të Konfederatës – ashtu si në BE sot – të gjitha politikat ishin në thelb vendase. Shtetet individuale mbanin zgjedhje për zyrëtarët e tyre, por nuk kishte zyrtarë të zgjedhur të cilët drejtonin platformat dhe programet që kalonin kufijtë e sovranitetit të shteteve. Liderë si Aleksandër Hamilton, John Jay, James Madison dhe George Uashington kuptuan se ajo strukturë shpërblente provincializmin në kurriz të “interesit kombëtar”  interesat e përbashkët të shteteve anëtare të unionit.

Për të zgjidhur këto probleme, hartuesit e Kushtetutës së SHBA propozuan krijimin e një qeverie kombëtare që do t’i jepte llogari njerëzve, me pushtetin për të mbrojtur interesat e të gjithë unionit dhe për të zgjidhur konfliktet mes shteteve anëtare. Për ta bërë këtë, ata e bazuan sovranitetin e SHBA-së te njerëzit e tyre – një koncept shumë i freskët.

Por, duke ia dhënë sovranitetin kombëtare “njerëzve”, ata nuk këmbëngulën në një parim të vetëm sovraniteti. Në fakt, ata shpikën idenë e sovranitetit të përbashkët – sistem i federalizmit që lejon përputhjen e niveleve të ndryshme të qeverisë si vendase, shtetërore, rajonale dhe kombëtare në vend që këto të konkurrojnë.

Sigurisht, askush nuk po propozon që BE-ja të kopjojë Kushtetutën Amerikane. Por parimet e zhvilluara nga hartuesit e saj kanë rëndësi të dukshme për ata që përpiqen të zgjidhin sfidat me të cilat haset Europa sot.

Konflikti mes Greqisë dhe kreditorëve të saj ka nënvijëzuar mospërputhjen midis një ekonomie kontinentale më të integruar dhe një strukture politike europiane të ngritur rreth interesave të shteteve sovrane. Në mungesë të një qeverie përtej kombëtares me stimul, legjitimitet dhe kapacitet për të zgjidhur konfliktin, Greqia dhe vendet e tjera të eurozonës po sfidojnë sovranitetin e njëri-tjetrit.

Greqia fillimisht u përpoq dhe dështoi të përdorë një referendum për të imponuar preferencat e saj mbi kreditorët, të cilët më pas përdorën pozicionin e tyre superior për ta bërë rezultatin e referendumit të duket i dyshimtë. Sipas marrëveshjes më të fundit mes dy palëve, qeveria greke duhet të marrë miratimin e kreditorëve të saj mbi të gjithë hartimin e rëndësishëm të legjislacionit përpara se të kërkojë këshillimin publik apo ta çojë atë në parlament.

Duke hapur thuajse çdo gazetë europiane, do të gjesh kritika të ministrave dhe politikanëve nga të gjitha palët në krizën greke. Por, ashtu si në vitet e para të SHBA-së, problemi nuk gjendet te cilësia e politikanëve të Europës, por te struktura politike e BE-së. Për aq kohë sa politikanët apo partitë nuk ofrojnë programe që konkurrojnë për vota në Gjermani apo Greqi, Finlandë apo Francë dhe kudo tjetër në kontinentin europian, krizat e së ardhmes janë të pashmangshme. Europa ka nevojë për politikanë europianë.

Disa mund të argumentojnë se një thirrje për të krijuar një qeveri kombëtare europiane në mes të trazirës aktuale është jorealiste. Të tjerë mund të këmbëngulin që të presim të shfaqet një identitet europian përpara se të krijojmë rrugë për një politikë të vetme europiane. Por edhe këtu, historia e hershme amerikane ofron një arsye për të shpërfillur dyshimet.

Fjalët e para të Kushtetutës Amerikane janë, “Ne populli i Shteteve të Bashkuara”.  Në librin e tij “Kuarteti: Orkestrimi i Revolucionit të Dytë Amerikan” historiani amerikan Joseph J. Ellis thekson se në atë kohë që kjo frazë u shkrua, pak vetë kishin ndjesi të fortë identiteti amerikan. Shumica e shtetasve e mbyllnin jetën mes një diametri disa qindra kilometra katrorë ku kishin lindur, lidhjet e tyre politike ishin me shtetin, jo me unionin.

Duhej krijimi i qeverisë kombëtare që kjo të ndryshonte. Kushtetuta amerikane mund ta kishte bazën te “Populli i Shteteve të Bashkuara”, por kjo ndodhi vetëm pasi u hartua se këta njerëz e mendonin vërtetë veten ashtu.

Është e vështirë sot të dihet se sa mbështetje në Europë do të merrte një dokument që do të fillonte me fjalët “Ne populli i Europës”. Por situata në kontinent nuk është më keq se ajo e SHBA-së në vitet 1780. U deshën politikanë të guximshëm që të ndryshonin kursin e historisë dhe t’i jepnin jetë një unioni të ri dhe të qëndrueshëm. Europa sot ka nevojë pikërisht për këtë gjë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. We the People of Europe

Etiketa: BEEuropaGjermaniGreqiGreqiahasKrizaLindjambështetjeParaparlamentProject SyndicateQeveriaReferendumSHSHBAShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTregVotazgjedhje
Tjetri
Gardianë dhe shkelës të ligjit: gjyqtarët i shpëtojnë drejtësisë në KLD

Presidenti kthen në Kuvend ligjin për Arsimin e Lartë: Është antikushtetues

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.