Ksenofobia me të cilën po përballen refugjatët që po trokasin në dyert e Europës tregon se BE-ja duhet të marrë rol në aktiv në politikat e jashtme dhe se shtetet anëtare duhet t’i mirëpresin migrantët si një mundësi ndaj popullsisë në plakje.
Për shumë shekuj, Europa ishte një kontinent i rrënuar nga luftërat, zitë e bukës dhe varfëria. Miliona europianë u detyruan të emigrojnë nga faktorët ekonomikë dhe socialë. Ata lundruan drejt Atlantikut në Amerikën e Veriut dhe Jugut, dhe në vende aq larg sa Australia, për t’ia mbathur nga varfëria dhe për të kërkuar një jetë më të mirën për veten dhe për fëmijët.
Të gjithë ata ishin, sipas mënyrës aktuale të të folurit për imigrancionin dhe refugjatët, “migrantë ekonomikë”. Gjatë shekullit të 20, persekutimi racial, shtypja politike dhe rrënimi nga dy luftërat botërore u bënë shkaqet kryesore të largimit.
Sot, Bashkimi Europian është një nga rajonet më të pasura ekonomike në botë. Për dekada, një shumicë dërrmuese e europianëve kanë jetuar në shtete demokratike dhe në paqe të cilat respektojnë të drejtat e tyre themelore. Rrënimi dhe migrimi i dikurshëm i Europës është bërë një kujtim i së shkuarës (në mos është harruar fare).
Por tani shumë europianë ndihen të kërcënuar edhe një herë, jo nga Rusia, e cila po përparon agresivisht drejt fqinjve, por nga refugjatët dhe imigrantët – më të varfrit e të varfërve. Ndërsa qindra njerëz me varka janë mbytur në Detin Mesdhe këtë verë, kanë dalë zëra pothuajse në çdo cep të Europës, të cilët 26 vjet pas rënies së Perdes së Hekurt, kërkojnë izolim, depërtime në masë dhe ndërtim të mureve dhe gardheve të reja. Kudo në Europë, ksenofobia dhe racizmi i hapur po përhapen shumë, saqë nacionalistët dhe partitë e ekstremit të djathtë po fitojnë terren.
Njëkohësisht, ky është vetëm fillimi i krizës, sepse kushtet që i nxisin njerëzit të largohen nga atdheu vetëm sa do të përkeqësohen. Dhe BE-ja, shumica e anëtarëve të së cilës kanë sistemet më të mëdha dhe më të mirëpajisura të ndihmës sociale në botë, duket se është tronditur prej kësaj, politikisht, moralisht dhe në rrugë administrative.
Kjo paralizë krijon një rrezik sinjifikant për BE-në. Askush nuk beson seriozisht se shtetet anëtare individualisht, veçanërisht Italia dhe Greqia dy vendet më të prekura – mund të kalojnë sfidat afatgjata që sjell migracioni i shkallës së gjerë te ata. Por shumë shtete anëtare refuzojnë një përpjekje të përbashkët europiane, një qëndrim që kërcënon të përshpejtojë erozionin e solidaritetit brenda BE-së dhe të përforcojë trendin aktual drejt shpërbërjes.
Ka tre shkaqe të ndryshme të migracionit aktual në Europë: pafuqia e vazhdueshme ekonomike e Ballkanit Perëndimor; trazira në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe konfliktet dhe luftërat civile të Afrikës.
Në fjalë të tjera, i gjithë migracioni me të cilin Europa po përballet i ka rrënjët në krizat e rënda në fqinjësinë e saj. Por ende BE-ja mund të bëjë pak për t’i zgjidhur ato. Dukshëm, BE-ja duhet të forcojë thelbin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë, përfshirë Politikën Europiane të Fqinjësisë, në mënyrë që të zgjidhë më efektivisht shkaqet e migracionit në burim. Ndoshta dështimi i vetëm më i madh se sa refuzimi i shteteve anëtare për të mbështetur këto reforma është dështimi i tyre për të vepruar, gjë që ka krijuar një vakum legjitimiteti që tani po e përmbushin populistët ksenofobikë.
Prej dobësisë së politikës së jashtme, Europa mund të ketë një impakt më të vogël në luftëra dhe konfliktet që po ndodhin në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme (megjithëse ka pak influencë, të cilën duhet ta përdorë dhe të zhvillojë).
Ballkani perëndimor megjithatë është një histori më vete. Kroacia është gjithashtu një shtet anëtar në BE, Mali i Zi dhe Serbia kanë filluar negociatat e anëtarësisë, Shqipëria dhe Maqedonia janë kandidatë, ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova janë kandidatë të mundshëm. Këtu, BE-ja ka influencë të konsiderueshme.
Por përse nuk është përfshirë BE-ja më tepër në Ballkanin Perëndimor – një rajon ku mund të bëjë diferencën duke mbështetur modernizimin ekonomik dhe administrativ dhe projektet e infrastrukturës për të lidhur rajonin me qendra industriale të Unionit – mbetet sekreti i Komisionit Europian dhe shteteve anëtare. Rezultati absurd këtu, është se shtetasit nga vendet kandidate për në BE janë subjekt i procedurave të azilit, sepse asnjë mundësi legale e imigrimit në BE nuk ekziston për ta.
Një rast i veçantë janë romët, një pakicë e madhe në Ballkanin Perëndimor, anëtarët e të cilës përballen shpesh me diskriminim. Ky është një problem pan-europian. Romët vuajtën disproporcionalisht pas rënies së komunizmit në 1989, teksa ata punonin kryesisht në punë që nuk kërkonin aftësi të veçanta, punë që u shkurtuan të parat. Shumë romë, shtetas europianë aktualë ose të ardhshëm – kanë rënë prapë në varfëri. Vazhdimi i diskriminimit ndaj tyre përbën një skandal europian, dhe BE-ja e shtetet e veta anëtare, si dhe kandidatët për t’u pranuar duhet ta zgjidhin.
Kriza e refugjatëve të kësaj vere nënvijëzon një tjetër problem strukturor – edhe më të madh –në Europë: demografinë. Teksa popullata europiane plaket dhe tkurret, kontinenti ka nevojë urgjente për imigracionin. Ende shumë në Europë e kundërshtojnë imigracionin fuqishëm, sepse nënkupton për ndryshime sociale.
Në kuptimin afatgjatë, politikëbërësit duhet t’i shpjegojnë njerëzve të tyre se ata nuk mund të kenë begati ekonomike, një nivel të lartë të sigurisë sociale dhe një popullatë në të cilën të burgosurit sjellin një barrë në rritje mbi aktivët ekonomikisht. Forca punëtore e Europës duhet të rritet, gjë që është një arsye përse europianët duhet të ndalojnë trajtimin e migrantëve si kërcënim dhe të fillojnë t’i shohin ata si një mundësi.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Europe’s Migration Paralysis