AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Kroatët e Bosnjës mbajnë gjallë traditën e tatuazheve të vjetra

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
11 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tatuazhet e grave në Bosnje. Foto: Facebook.

Tatuazhet me simbole të ndryshme si kryqi, hëna apo dielli kanë një histori të lashtë në vendet e Ballkanit, por tani kroatët e Bosnjës po ringjallin tatuazhet e vjetra të kryqeve që i kanë trashëguar nga paraardhësit.

Iva Anita Knezevi tregon tatuazhin e saj me kryq.
Iva Anita Knezevi tregon tatuazhin e saj me kryq.

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e saj në perëndim, ku tatuazhet janë përgjithësisht emra e bandave të preferuara, shkronja kineze apo emrat e personave të dashur, Iva Anita Knezeviç ka një tatuazh misterioz, të cilin disa nuk e vënë re fare. Iva 30-vjeçare nga qyteti i vogël Sveta Nedelja pranë Zagrebit ka një tatuazh të thjeshtë por të pazakontë në pjesën e brendshme të kyçit, një simbol kryqi i veçantë.

“Ky është një kujtim nga gjyshja. Ne ishim shumë të afërta, ajo më ka rritur mua dhe e kisha shoqen më të mirë,” thotë ajo duke treguar tatuazhin.

Megjithëse ka lindur në Zagreb, kur ishte 18-muajshe ajo u dërgua të jetonte te gjyshja nga e ëma në Tomislavgrad në Bosnjën jugperëndimore. Atje, gjyshja e saj u bë një zëvendëse e prindërve të saj, të cilët ajo i shihte vetëm disa herë në vit.

“Ajo kishte një tatuazh të tillë në dorën e majtë. E kujtoj shumë mirë dhe nuk e heq dot nga mendja. Ajo gjithmonë e fërkonte lehtë me dorën e djathtë,” thotë Iva, duke bërë të njëjtin gjest.

“Ai tatuazh ishte lidhja e saj me vëllain e saj të vdekur prej kohësh, me të cilin ishte shumë e afërt. Shpesh ajo e fërkonte tatuazhin dhe thoshte ‘këtë e bëri im vëlla’, sikur të përpiqej ta kujtonte dhe të lidhej me të,” shpjegon ajo.

Tragjedi familjare

Gjyshja e Ivës me tatuazhin e saj.
Gjyshja e Ivës me tatuazhin e saj.

Gjyshja dhe vëllai i saj Martini lindën në fshatin Kuk pranë Tomislavgrad. Në 1942, me luftën e dytë botërore të ndezur, Martini, atëherë 17 vjeç, bëri tatuazh figurën e ngjashme me një kryq në dorën e së motrës, atëherë në moshën 15 vjeçare, tatuazh për të cilin ajo ishte shumë krenare.

“Kjo është arsyeja përse ajo është shumë e lidhur me të. Ishte e vetmja mënyrë që kishte për t’u përballë me vdekjen tragjike të Martinit,” shpjegon Iva.

Gjyshja e saj i tha vajzës se kishte parë Martinin dhe babain Jandre Juriç, për herë të fundit teksa futeshin në një ahur të madh dhe digjeshin për së gjalli në dhjetorin e 1943 nga divizioni SS Princ Eugen.

Rreth 83 civilë nga fshatrat përreth, si burra dhe gra, nga mosha disa muajsh deri në 72 vjeç, u zhdukën në këtë krim. “Ishte një traumë nga e cila ajo nuk e mori kurrë veten, por ajo nuk fliste rreth kësaj,” thotë Iva.

Gjyshja e saj vinte nga një familje tradicionale katolike kroate, që e praktikonte fenë çdo ditë. Tradita e mbajtjes së një tatuazhi të tillë në formë kryqi ishte simbol i besimit që transmetohej ndër brezat e grave në rajon, megjithëse Iva kujton se askush nuk e kishte sepse zakoni po shuhej.

Ajo mendon se megjithëse tatuazhet përdoreshin për të ndarë katolikët nga myslimanët, përdoreshin gjithashtu edhe si traditë e familjes, të cilën ajo po e vazhdon, edhe pse besimet e saj janë shumë të ndryshme.

“Ndoshta  unë nuk ndaj të njëjtat besime me të, por vendosa që e vogël se do të bëja të njëjtin tatuazh një ditë. Ia thashë dhe ajo ishte shumë krenare që tradita do të vazhdonte,” thotë ajo, megjithëse nëna e saj nuk e ndoqi rrugën e gjyshes.

“Shumë herë ajo më përkëdhelte dhe më ushqente me ato duar,” tregon Iva për gjyshen. “I doja duart e saj”.

Tatuazhi i Ivës.
Tatuazhi i Ivës.
Gratë në Bosnjë dhe tatuazhet e tyre karakteristike. Foto: Facebook.
Gratë në Bosnjë dhe tatuazhet e tyre karakteristike. Foto: Facebook.

Tatuazhet predikojnë krishterimin:

Tatuazhet bëheshin me një metodë të njohur si “bocanje”, që përfshin përdorimin e një gjilpëre që zhytej në një përzierje qumështi gjiri nga një nënë që po rriste një bebe djalë dhe nga qymyri.Variacione të ndryshme të figurave të kryqit, si dhe simbolet e diellit, e madje edhe një kryq i thyer, vizatoheshin në kurrizin e dorës, në kyçe, parakrahë, gjoks dhe madje në ballë.

Pasi futej në lëkurë me gjilpërën e nxehtë, letra me ngjyrë blu vihej mbi tatuazh që ai të merrte ngjyrën e saj.

Tradita e bërjes së tatuazheve në formë kryqi ishte kryesisht e izoluar në Bosnje, në rajone si

Tomislavgrad, Rama, Kupres dhe Gornji Vakuf-Uskoplje. Zakonisht e pranishme mes grave nga ky rajon, rrallë te burrat, tradita filloi të mos ekzistojë më pas luftës së dytë botërore.

Meqenëse thuajse ekskluzivisht lidhej me kroatët katolikë dhe tradita është bërja tatuazh e një variacioni kryqesh, ajo është interpretuar si e lidhur me trashëgimin e katolikëvë dhe kroatëve në Bosnje.

Gratë, zakonisht që e bënin tatuazhin nga mosha 10 deri në 16 zakonisht thoshin se ishe një traditë e familjes, duke përdorur të njëjtat imazhe si paraardhësit e tyre në shenjë të katolikëve kroatë.

Tatuazhet ishin shumë të përhapura nga katolikët në Bosnje gjatë periudhës osmane në shekujt 15 dhe 19, dhe besohet se parandalonin rrëmbimin e fëmijëve katolikë nga turqit. Në fakt, tradita e tatuazheve me simbole e kalon pushtimin turk dhe vetë krishtërimin.

Tatuazhet në Gadishullin Ballkanik përmenden nga historiani grek Herodoti qysh në shekullin 5 përpara Krishtit, si dhe nga historiani Strabo në shekullin 1 përpara Krishtit. Sipas skencëtarëve romakë Pomponius Mela dhe Gaius Plinius në shekullin 1 përpara Krishtit tatuazhet në fiset ilire që banonin në rajon e sotëm të Ballkanit ishin shenjë e statusit aristokrat të fiseve.

Sipas këtyre autorëve, gratë dhe vajzat e aristokratëve kishin tatuazhe të njëjta. Simbolet që përdoreshin në atë kohë ishin kryqet dhe rrathët.

Tatuazhet e grave në Bosnje. Foto: Facebook.
Tatuazhet e grave në Bosnje. Foto: Facebook.

Disa etnologë, antropologë dhe historianë në shekujt 19 dhe 20 bënë kërkime për traditën dhe origjinën e gadishullit ballkanik dhe ofruan pikëpamje të ndryshme.

Antropologia britanike Edith Durham kreu studimet e para për këtë subjekt dhe shkroi librin “Disa origjina të fiseve, ligjeve dhe zakoneve në Ballkan”, që u publikua në 1928.

Durham bëri kërkime gjatë qëndrimit të saj në malet shqiptare, si dhe gjatë qëndrimit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ajo arriti në përfundimin se ishte një traditë para-sllave dhe para-romake, që ishte pjesë e ritualit të hyrjes në pubertet, nga mosha 13 deri 16 vjeç, në ‘lulëzim të jetës’ dhe gjithashtu kryhej në pranverë.

Megjithëse ajo vëreu se femrat me tatuazhe e lidhnin traditën me fenë, ajo mohoi se kishte ndonjë origjinë të krishterë ose islamike, meqënëse simbolet në formë kryqi ishin vetëm një nga disa prej tyre si hënat apo diejt.

Po ashtu, sipas saj këto simbole përdoreshin edhe në kultura të tjera, duke pretenduar se misionarët e hershëm kristianë i kishin qejf dizenjot e kryqeve si dhe lidhjen e tyre të mundshme me krishtërimin, që do të shpjegonte arsyen përse i mbijetoi kohës.

Ajo tregonte si kultet romake të Mitharizmit dhe Manisherizmit, më vonë u prezantuan në Ballkan dhe u intreguan me zakonet vendase.

Kërkimi më gjithëpërfshirës në traditën e tatuazheve në Ballkan u krye nga Mario Petriç, një etnolog jugosllav nga shekulli i 20. Ai analizoi të gjithë zbulimet e mëparshme dhe konfirmoi disa nga zbulimet e Durham, ndërsa shtoi se zakoni ishte i lidhur me krishtërimin sipas interpretimit popullor të zakonit të katolikëve në Bosnje dhe Shqipëri.

Tatuazhet e veçanta të grave në Bosnje. Foto: Facebook.
Tatuazhet e veçanta të grave në Bosnje. Foto: Facebook.

Sipas tij, zakoni dhe veçanërisht simboli i kryqit mbijetoi për shkak të mbërritjes së krishtërimit kur u interpretua si një shenjë fetare dhe kur rolet e mëparshme të traditës u harruan.

Ai pretendoi se zakoni përdorej për qëllime magjike, për të larguar mallkimet e liga dhe për të sjellë fat. Kishte edhe qëllime sociale, gjithashtu, pasi anëtarët i bënin tatuazhe njëri-tjetrit, për të shënuar pjekurinë e tyre. Mendohet se ka pasur edhe qëllim estetik pasi shihej si dekorativ dhe madje erotik.

Petriç gjithashtu theksoi se kishte disa tipare të veçanta të zakonit në Bosnje për nga teknikat dhe përdorimi. Sipas tij, fiset sllave e mësuan traditën pasi u vendosën në Ballkan.

Rikthimi te të rinjtë:

Të rinjtë me tatuazhet e zakoneve të vjetra. Foto: Facebook.
Të rinjtë me tatuazhet e zakoneve të vjetra. Foto: Facebook.

Mes kroatëve në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci, tradita e tatuazheve ka përjetuar një lloj rikthimi në vitet e fundit. E cilësuar si e lidhur ekskluzivisht me kroatët dhe krishtërimin, disa të rinj kanë shprehur interes në zakonin në fjalë.

Gratë e reja, që shpresojnë të bëjnë një lidhje me paraardhësit ose thjesht për arsye estetike, kanë filluar të bëjnë tatuazhe këto simbole në vende të dukshme si në kurrizet e duarve, në gishta, kyçe dhe në kurriz. Shumica bëhen me teknologji moderne, në studio të specializuar tatuazhesh.

Të rinjtë kanë filluar madje një grup në Facebook në vitin 2009 quajtur “Tatuazhi Tradicional Kroat”, që përfshin fotografi të të rinjve me tatuazhe simbolesh të lashta, por gjithashtu edhe fotografi të vjetra dhe të reja të grave dhe tatuazheve të tyre tradicionale. Si rezultat, duket se simbolet e traditës që po vdes mund të jetojnë të paktën edhe për një brez.

 

Etiketa: BallkanBosnjeDurhamFacebookFamiljefamilje tradicionalefotografigrakatolikëKrimKroaciKulturaMelapaktPararajonRamaSHshqipShqipërishqiptareteknologjivdesZagreb
Tjetri
Lajmet kryesore të ditës në foto

Maqedonia dhe Serbia presin valë të re refugjatësh

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.