AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Kuvendi i heq imunitetin Prengës mes debateve për “dekriminalizimin”

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Armando Prenga, duke folur gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Foto:LSA

Kërkesa e Prokurorisë për deputetin e Lezhës, Armando Prenga rikthen debatin e nxehtë në Kuvend për pastrimin e politikës nga personat me rekorde kriminale.  

PRENGA NE KOMISIONIN E MANDATEVE - Deputeti Armando Prenga, duke folur gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Ne perfundim te kesaj mbledhje eshte vendosur ti propozohet Parlamentit qe te votoje per heqjen e mandatit te deputetit, Prenga. /r/n/r/nPRENGA AT THE MANDATES COMMITTEE - Lawmaker Armando Prenga, speaks during the meeting of the Committee for the Mandates and Immunity. At the end of this meeting it was decided to propose to Parliament to vote for the revocation of the deputy's mandate, Prenga.
Deputeti i arrestuar, Armando Prenga duke folur gjatë mbledhjes së Këshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Foto:Malton Dibra/LSA 

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 118 vota pro për heqjen e imunitetit të deputetit Armando Prenga, i cili akuzohet për përleshjen masive me shtatë të plagosur që ndodhi mesnatën e së premtes në qytetin e Laçit. Një deputet i PDIU-së votoi kundër heqjes së imunitetit të Prengës dhe një tjetër abstenoi.

Deputeti i qarkut të Lezhës, Armando Prenga u arrestua mëngjesin e së shtunës me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, pasi akuzohej se ishte përfshirë në konfliktin e armatosur me familjen Cali. Shkak i këtij konflikti u bë një tender i Ministrisë së Bujqësisë, që i kalonte të drejtën e peshkimit në luginën e Patokut kompanisë së vëllait të deputetit Prenga.

Prokuroria e Përgjithshme e akuzoi Prengën për tre vepra penale dhe i kërkoi Kuvendit që të votonte pro arrestimit të deputetit të Lezhës. Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve në Parlament, Prenga i cilësoi të padrejta akuzat dhe mohoi të kishte përdorur armën në konflikt.

Partia Demokratike në opozitë e shfrytëzoi rastin e Prengës për të çuar përpara axhendën e dekriminalizimit të Parlamentit; e mbetur pezull prej muajsh pasi mazhoranca dhe opozita nuk ranë dakord për të kaluar një ligj të përbashkët.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në Kuvend se Prenga nuk është deputeti i vetëm i mazhorancës që ka probleme me drejtësinë. Berisha përmendi një listë të gjatë deputetësh të mazhorancës, që sipas tij janë të kriminalizuar dhe fajësoi për këtë kryeministrin Rama që i ka zgjedhur.

Deputeti Armando Prenga, i përjashtuar nga Partia Socialiste pas ngjarjes së Laçit nuk është i vetmi i zgjedhur i mazhorancës që ka provuar prangat apo është vendosur nën akuzë në këto dy vite të qeverisjes së të majtës.

Më parë, Prokuroria urdhëroi arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut, si të implikuar në një skenar të rremë për të akuzuar kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. E ndërsa Doshi u lirua, Frroku gjendet aktualisht në qeli, i akuzuar për një vrasje të ndodhur në Beligjikë në vitin 1999.

Akuza penale u ngritën edhe kundër dy deputetëve të tjerë të PS, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, pas përplasjes fizike që patën në Parlament me deputetin demokrat, Gent Strazimiri. Çështja kundër tyre u pushua nga Gjykata e Lartë, me argumentin se dy deputetët ishin ndëshkuar më parë në mënyrë administrative nga Kuvendi.

Dekriminalizimi i politikës është gjithashtu një kërkesë e fortë e organizatave ndërkombëtare për Shqipërinë, e ngritur me forcë nga ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Megjithatë, kjo axhendë ka mbetur në vend, edhe pse mazhoranca dhe opozita janë zotuar në dhjetor të vitit 2014 me një rezolutë të negociuar nga Parlamenti Europian se do të hartonin ligjin që do të mundësonte nxjerrjen jashtë Kuvendit të personave me rekorde kriminale.

Etiketa: AdministrativeAkuzaAkuza penaleambasadorArben NdokaArmando PrengaArmëDekriminalizimideputetDibraGjykataIlir MetakonfliktKuvendKuvendiLaçLezhëLigjLokalemandatetMetaOpozitaParaparlamentParlamenti EuropianPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDIUPjerin NdreuProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePSRamaSali BerishaSHshqiptenderVotavrasje
Tjetri
Të lodhur nga Fed-i

Të lodhur nga Fed-i

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.