AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të lodhur nga Fed-i

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Teddy James/Flickr

Në mes të një dileme financiare që do të vendoset në një takim të Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, ata që preken më shumë kërkojnë politika që do të ndihmojnë interesat e komuniteteve të gjëra, jo vetëm të financierëve të lartë.

Foto: Teddy James/Flickr
Foto: Teddy James/Flickr

Në fund të çdo gushti bankierë qendrorë dhe financues nga e gjithë bota takohen në Jackson Hole, Uajoming, për simpoziumin ekonomik të Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara. Këtë vit, të pranishmit u përshëndetën nga një grup i madh njerëzish kryesisht të rinj, duke përfshirë shumë afrikano-amerikanë dhe hispanikë.

Grupi nuk ishte atje për të protestuar, por për të informuar. Ata donin që politikbërësit e  mbledhur të dinin se vendimet e tyre prekin njerëzit e zakonshëm, jo vetëm financierët të cilët janë të shqetësuar në lidhje me ndikimin që ka inflacioni në vlerën e obligacioneve apo ndikimin që mund të kenë rritjet e normave të interesit për portofolët e tyre të aksioneve. Këmishët e tyre të gjelbra kishin të shkruar mesazhin se për këta amerikanë, nuk ka pasur shërim.

Edhe tani, shtatë vjet pasi kriza financiare globale shkaktoi Recesionin e Madh, papunësia zyrtare te afrikano-amerikanët është më shumë se 9%. Sipas një përkufizimi më të gjerë dhe më të përshtatshëm, i cili përfshin të punësuar me kohë të pjesshme që kërkojnë punë me orar të plotë dhe punëtorët e punësuar pak, shkalla e papunësisë për Shtetet e Bashkuara në tërësi është 10.3%. Por, për afrikano-amerikanët – sidomos për të rinjtë – shkalla e papunësisë është shumë më e lartë. Për shembull, për afrikano-amerikanët e moshës 17-20 vjeç, të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme, por nuk janë regjistruar në universitet, shkalla e papunësisë është mbi 50%. “Boshllëku i punëve” – ndryshimi midis punësimit të sotëm dhe atij që duhet të jetë – është rreth tre milionë.

Me kaq shumë njerëz të papunë, në statistikat zyrtare po shfaqet edhe presioni në rënie nga pagat. Deri në këtë periudhë të vitit që jemi, pagat reale për punëtorët jo-mbikëqyrës ranë me rreth 0.5%. Kjo është pjesë e një trendi afatgjatë që shpjegon pse të ardhurat për familje në mes të shpërndarjes janë më të ulëta sesa ato ishin një çerek shekulli më parë.

Ngecja e pagave gjithashtu ndihmon për të shpjeguar se pse deklaratat nga zyrtarët federalë se ekonomia është rikthyer në normalitet janë marrë me tallje. Ndoshta kjo është e vërtetë në lagjet ku jetojnë zyrtarët. Të rinjtë në Jackson Hole, që përfaqësojnë një lëvizje kombëtare të quajtur natyrisht, “Fed Up,” mund të dëshmojnë për këtë.

Ka prova të forta se ekonomitë kanë performancë më të mirë me një treg të ngushtë pune dhe, siç ka treguar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar,  me pabarazi më të ulët (dhe e para zakonisht sjell këtë të fundit). Sigurisht, financierët dhe drejtuesit e korporatave që paguajnë 1,000 dollarë për të marrë pjesë në takimin në Jackson Hole i shohin gjërat ndryshe. Pagat e ulëta nënkuptojnë fitime të larta, dhe normat e ulëta të interesit nënkuptojnë çmime të larta aksionesh.

Fed ka mandat të dyfishtë – të promovojë punësimin e plotë dhe stabilitetin e çmimeve. Ai ka qenë mëse i suksesshëm me pjesën e dytë, pjesërisht për shkak se ka qenë më pak e suksesshme sesa në fillim. Pra, pse politikëbërësit do të marrin parasysh një rritje të normës së interesit në takimin e Fed-it në shtator?

Argumenti i zakonshëm për rritjen e normave të interesit është që të shuhet një ekonomi shumë e nxehtë në të cilën presionet inflacioniste janë bërë shumë të larta. Sigurisht që ky nuk është rasti i tanishëm. Në të vërtetë, duke pasur parasysh amullinë në paga dhe dollarin e forcuar, inflacioni është nën objektivin e vetë Fed-it me  2%, për të mos përmendur normën 4% për të cilën shumë ekonomistë (përfshirë ish-ekonomisti kryesor i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Olivier Blanchard) kanë argumentuar.

“Grabitqarët” e inflacionin shprehen se dragoi i inflacionit duhet të vritet para se dikush të shohë të bardhën e syve të tij: Mos vepro tani dhe ai do të të djegë brenda një ose dy vitesh. Por, në rrethanat aktuale, inflacioni i lartë do të ishte mirë për ekonominë. Nuk ekziston rreziku që ekonomia të nxehet aq shpejt sa Fed të mos mund të ndërhyjë dot në kohë për të parandaluar inflacionin tepërt. Cilado qoftë shkalla e papunësisë në të cilën presionet inflacioniste bëhen të rëndësishme – një çështje kyçe për politikë bërësit – ne e dimë se ajo është shumë më e ulët sesa shkalla e sotme.

Nëse Fed përqendrohet shumë te inflacioni, kjo përkeqëson pabarazinë, e cila për pasojë përkeqëson performancën e përgjithshme ekonomike. Pagat ulen gjatë recesionit; nëse Fed më pas ngre normat e interesit sa herë që shfaqet një shenjë rritje pagash, pjesa e punëtorëve do të ulet – duke mos e marrë kurrë veten nga ajo që u humb gjatë rënies.

Argumenti për rritjen e normave të interesit nuk fokusohet në mirëqenien e punëtorëve, por në atë të financuesve. Shqetësimi është se në një mjedis me norma të ulëta interesi, “kërkimi irracional për të ardhura” nga ana e investitorëve shkakton shtrembërime në sektorin financiar. Në një ekonomi që funksionon mirë, dikush do të priste që kapitali me kosto të ulët të ishte faza e një rritje të shëndetshme. Në SHBA, punëtorëve po u kërkohet të sakrifikojnë jetesën dhe mirëqenien e tyre për të mbrojtur financierët e kamur nga pasojat e pakujdesisë së tyre.

Fed duhet njëkohësisht të stimulojë ekonominë dhe të zbusë tregjet financiare. Një rregullore e mirë nënkupton shumë më tepër sesa thjesht të parandalosh që parandalim që sektori bankar të dëmtojë pjesën tjetër prej nesh ( edhe pse Fed nuk bëri një punë të mirë për këtë para krizës) një rregullore e mirë nënkupton gjithashtu miratim dhe përforcim të rregullave që kufizojnë rrjedhjen e fondeve në spekulime dhe inkurajojnë sektorin financiar të luajë rolin konstruktiv në ekonominë tonë, duke ofruar kapital për krijimin e firmave të reja dhe të mundësojë zgjerimin e kompanive të suksesshme.

Shpesh ndjej shumë simpati për zyrtarët e Fed, sepse ata duhet të marrin vendime të përafërta në një mjedis pasigurie. Por vendimi i tanishëm nuk duhet marrë me përafërsi. Vendimi duhet të jetë i qartë: tani nuk është koha për të ngushtuar kreditin dhe për të ngadalësuar ekonominë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Fed Up with the Fed

 

Etiketa: ekonomiEkonomiaFamiljeInflacioniKapitalikostoKrizaMjedisPagatParaProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaraStatistikatTreguniversitetVendimetVendimi
Tjetri
Kryebashkiaku i Bukureshtit arrestohet për korrupsion

Kryebashkiaku i Bukureshtit arrestohet për korrupsion

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.