AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të zgjidhësh problemin e Sirisë përmes Këshillit të Sigurimit

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: (AP Photo/Muzaffar Salman, File)

SHBA po kërkon ta zgjidhë krizën siriane sipas interesave të veta, por siç tregojnë shembujt në Afganistan, Irak dhe Libi situata do të përkeqësohet. E vetmja mënyrë për të ndaluar këtë krizë humanitare është përmes Kombeve të Bashkuara.

Foto: (AP Photo/Muzaffar Salman, File)
Foto: (AP Photo/Muzaffar Salman, File)

Gjakderdhja e vazhdueshme në Siri nuk është vetëm fatkeqësia më e madhe humanitare në botë deri më tani, por gjithashtu një nga rreziqet më të rënda gjeopolitike. Dhe qasja aktuale e Shteteve të Bashkuara, një luftë me dy fronte kundër Shtetit Islamik dhe regjimit të presidentit Bashar al-Assad – ka dështuar. Zgjidhja për krizën siriane, përfshirë shtimin e refugjatëve në Europë, duhet të kalojë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Rrënjët e strategjisë amerikane në Siri shtrihen në një bashkim të çuditshëm –dhe të pasuksseshëm – të dy burimeve të politikës së jashtme amerikane. Njëri përbëhet nga institucioni i sigurisë të SHBA, përfshirë ushtrinë, agjencitë e inteligjencës dhe mbështetësit e tyre të patundur në Kongres. Burimi tjetër vjen nga komuniteti i të drejtave të njeriut. Bashkimi i tyre i veçantë është evidentuar në shumë luftëra të fundit të SHBA në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Fatkeqësisht, rezultatet kanë qenë vazhdimisht shkatërrimtare.

Institucioni i sigurisë është i drejtuar nga mbështetja afatgjatë e politikëbërësve amerikanë mbi forcën ushtarake dhe operacionet sekrete për të përmbysur regjime që janë parë si të dëmshme për interesat amerikane. Nga rrëzimi i qeverisë së zgjedhur demokratikisht të Mohammad Mossadegh në vitin 1953 në Iran dhe “të tjerë 11 shtator” (grushti i shtetit i mbështetur nga SHBA në 1973 kundër Salvador Allendes të zgjedhur demokratikisht në Kili) te Afganistani, Iraku, Libia dhe tani Siria, ndryshimi i regjimit ka qenë monedha e sferës së sigurisë së SHBA.

Njëkohësisht, pjesë të komunitetit të të drejtave të njeriut kanë mbështetur ndërhyrjet ushtarake të SHBA në bazë të “Përgjegjësisë për të Mbrojtur” ose R2P. Kjo doktrinë, e miratuar unanimisht nga Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 2005, thotë se komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të ndërhyjë për të mbrojtur një popullsi civile kundër një sulmi masiv nga qeveria e vet. Përballë brutalitetit të Saddam Hussein, Muammar el-Qaddafi, dhe Assad, disa mbrojtës të të drejtave të njeriut kanë rënë dakord me institucionet e sigurisë së SHBA, ndërsa Kina, Rusia dhe të tjerë kanë argumentuar se R2P është bërë një pretekst për ndryshim regjimi të drejtuar nga SHBA.

Problemi, siç mbrojtësit e të drejtave të njeriut duhet ta kishin ditur më parë, është se modeli i ndryshimit të regjimit nga institucionet e sigurisë amerikane nuk funksionon. Ajo që duket si një “rregullim i shpejtë” për të mbrojtur vendasit dhe interesat amerikane shpesh përfundon në kaos, anarki, luftë civile dhe kriza humanitare, siç ka ndodhur në Afganistan, Irak, Libi dhe tani Siri. Rreziqet e dështimit shumëfishohen kur Këshilli i Sigurimit të OKB si një i tërë nuk mbështet ushtarakisht ndërhyrjen.

Ndërhyja e SHBA në Siri mund të kuptohet si vendime të marra nga institucioni i sigurisë një çerek shekulli më parë për të rrëzuar regjimet e mbështetura nga sovjetikët në Lindjen e Mesme. Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes Paul Ëolfoëitz shpjegoi te Gjenerali Ëesley Clark në 1991: “Ne mësuam se mund të ndërhyjmë ushtarakisht në një rajon me pandëshkueshmëri dhe sovjektikët nuk mund të bëjnë asgjë për të na ndaluar… Ne kemi rreth pesë deri dhjetë vjet kohë për t’i nxjerrë këto regjime surrogate sovjetike nga qarkullimi – Iraku, Siria dhe pjesa tjetër – përpara se superfuqia e ardhshme [Kina] të na sfidojë në rajon”.

Kur al-Kaeda sulmoi SHBA më 11 shtator 2001, sulmi u përdor si pretekst nga institucioni i sigurisë për të nisur luftën e dëshiruar prej kohësh për të rrëzuar Saddamin. Kur protestat e Pranverës Arabe shpërthyen një dekadë më vonë, institucioni i sigurisë amerikane e pa dobësinë e papritur të regjimeve të Kadafit dhe Asadit si një mundësi të ngjashme për të instaluar regjime të reja në Libi dhe Siri. E tillë qe teoria në çdo vlerësim.

Në rastin e Sirisë, aleatët rajonalë të Amerikës i thanë gjithashtu administratës së presidentit Barack Obama ta heqin Assadin. Arabia Saudite donte që Assad të largohej për të dobësuar një shtet klient të Iranit, rivalin më të madh të mbretërisë për primacinë rajonale. Izraeli donte largimin e Assadit për të dobësuar linjat e furnizimit të Iranit te Hezbollah në Libanin jugor. Dhe Turqia donte largimin e Assad për të shtrirë ndikimin strategjik dhe për të stabilizuar kufirin jugor.

Komuniteti humanitar iu bashkua korit të ndryshimit të regjimit kur Assad iu përgjigj kërkesës së protestuesve të Pranverës Arabe për liberalizim politik duke lëshuar ushtrinë dhe paraushtarakët. Nga marsi në gusht 2011, forcat e Assad vranë 2000 persona. Në këtë pikë, Obama deklaroi se Assad duhet të largohet.

Ne nuk e dimë shtrirjen e plotë të veprimeve të SHBA në Siri pas kësaj. Në nivel diplomatik, SHBA organizoi “miqtë e Sirisë”, kryesisht shtete perëndimore dhe aleatë të Lindjes së Mesme të zotuar për të larguar Assad. CIA filloi të punojë me Turqinë për të kanalizuar armë, financime dhe mbështetje jovdekjeprurëse ndaj të ashtuquajturës “Ushtri e Lirë Siriane” dhe grupeve të tjera kryengritëse që operojnë për të përmbysur Assadin.

Rezultatet kanë qenë një shkatërrim i pazbatuar. Ndërsa rreth 500 persona në muaj janë vrarë nga marsi në gusht 2011, rreth 100,000 civilë – rreth 3200 në muaj – vdiqën nga shtator 2011 në prill 2015, me një total të vdekurish, përfshirë luftëtarët, që arrin në 310,000 ose 10,000 në muaj. Dhe, me Shtetin Islamik dhe grupe të tjera brutale ekstremiste që kapitalizojnë anarkinë e krijuar nga lufta civile, perspektiva e paqes është më e largët se kurrë.

Ndërhyrja ushtarake e mbështetur prej SHBA në Afganistan, Irak dhe Libi ka prodhuar shkatërrime të ngjashme. Përmbysja e një regjimi është një gjë, zëvendësimi me një qeveri të qëndrueshme dhe ligjitime është tjetër gjë.

Nëse SHBA do një rezultat më të mirë, duhet të mos veprojë e vetme. SHBA nuk mund të imponojë vullnetin e vet të njëanshëm, pasi duke bërë kështu ka kthyer shtete të fuqishme kundër si Kina dhe Rusia.  Ashtu si SHBA, Rusia ka një interes të fortë në qëndrueshmërinë në Siri dhe në mundjen e Shtetit Islamik, por nuk ka interes ta lejojë SHBA të instalojë zgjedhjen e vet të regjimit në Siri apo gjetkë në rajon.  Ky është shkaku përse të gjitha përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të OKB për të krijuar një qëndrim të përbashkët mbi Sirinë kanë dështuar.

Por itinerari i OKB mund dhe duhet të provohet përsëri. Pakti bërthamor mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit ka ofruar një shembull të fuqishëm të kapacitetit të Këshillit për të udhëhequr.  Mund të udhëheqë edhe Sirinë, nëse SHBA vendos të hapë rrugën dhe të heqë dorë nga kërkesa e vet e njëanshme për ndryshim regjimi dhe të punojë me pjesën tjetër të Këshillit, përfshirë Kinën dhe Rusinë, mbi një qasje të përbashkët.

Në Siri, vetëm multiliteralizmi mund të ketë sukses. OKB mbetet shpresa më e mirë – dhe e vetme – e botës për të ndaluar gjakderdhjen siriane dhe për të ndaluar valën e refugjatëve në Europë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Solving Syria in the Security Council

Etiketa: AfganistanAfganistanial-KaedaArabia SauditeBarack ObamaHezbollahIrakIranIzraeliKiliKinakongresKrizaLibilibiaLuftambështetjeMbrojtësit e të Drejtave të NjeriutOKBProject SyndicateProtestatQeveriarajonRusiaSHSHBAshtatorSiriSiriaTurqiaushtri
Tjetri
Hungaria deklaron gjendjen e emergjencës në kufi

Hungaria deklaron gjendjen e emergjencës në kufi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.