AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shmangia alarmante e Europës nga kriza e refugjatëve në Ballkan

Marcus TannerngaMarcus Tanner
11 years më parë
në Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
(AP Photo/Darko Vojinovic)

Nëse BE-ja vazhdon të jetë e paralizuar dhe të mos ndërmarrë veprime për krizën e refugjatëve në Ballkan, kjo do të ekspozojë problemet e thella të Bashkimit dhe do të lërë shije të keqe në Europë, argumenton redaktori i BIRN Marcus Tanner.

(AP Photo/Darko Vojinovic)
(AP Photo/Darko Vojinovic)

Disa javë më parë në samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, liderët e BE-së kishin një mundësi për të marrë kontrollin e krizës së refugjatëve në Ballkan.

Samiti u thirr për qëllime të tjera, por në kohën që liderët e Ballkanit mbërritën në Austri, ishte e qartë se situata e refugjatëve ishte më urgjente se çdo marrëveshje infrastrukture.

Nëse ndonjëri do ta harronte këtë fakt, ditën që samiti u hap një kamion me refugjatë të vdekur u gjet i braktisur në një rrugë në Austri.

Kur liderët e Ballkanit u kthyen në shtëpi, ata ishin thuajse duarbosh, duke marrë premtime për disa milionë euro nga Komisioni dhe Gjermania.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç më vonë komentoi disi me të drejtë se kjo shumë e vogël nuk do të bëjë shumë. Serbisë do t’i duhej të shpenzojë dhjetë herë më shumë se kjo sasi këtë vit për të siguruar tranzitin e sigurt të mijëra njerëzve në territorin e vet, theksoi ai.

Ishte e qartë dhe atëherë se situata qe shumë e pasigurt, pavarësisht se sa mikpritës janë  serbët e zakonshëm dhe zyrtarët ndaj numrit të madh të njerëzve që lëvizin në vendin e tyre.

Kjo për shkak se lëvizja e paqtë e kaq shumë njerëzve varej së pari nga moti i ngrohtë i vazhduar dhe së dyti mbi të gjitha shtetet që bashkëpunonin për itinerarin me njëri-tjetrin për të mbajtur në lëvizje kolonën njerëzore.

Këto kushtet tani mungojnë pasi vera kthehet në vjeshtë dhe teksa Hungaria është shkëputur nga ‘zinxhiri’, duke mbyllur kufirin e saj dhe duke ngritur tela me gjemba.

Tani ne kemi ekuivalenten njerëzore të mpiksjes së gjakut në një arterie, teksa njerëzit mblidhen në kufirin serb pa pasur ku të shkojnë.

Qindra prej tyre të mërkurën iu drejtuan perëndimit drejt Kroacisë – por ky nuk është një itinerar i caktuar mirë dhe është e paqartë se çfarë do të bëjnë ata kur të mbërrijnë në Zagreb – të shkojnë në veri në Gjermani përmes Sllovenisë apo të shkojnë në perëndim përmes Italisë, apo çfarë? Çfarë ndodh nëse edhe sllovenët e mbyllin kufirin?

Vullneti i mirë i Serbisë ishte një çështje e brishtë, e varur nga refugjatët që lëviznin nëpër vend dhe dilnin nga ana tjetër. Çfarë ndodh nëse Serbia kthehet tani në një ‘qendër gjigante të mbledhjes së njerëzve’, të cilën ministrat kanë thënë e nuk duan ta shohin?

Qeveria atje po ndërton qendra të reja pritjeje, por këto janë projektuar të përballojnë nevojat urgjente të njerëzve që lëvizin, jo të atyre që qëndrojnë gjatë.

Rrëmuja totale në Europë për atë që duhet bërë me valën e të ardhurve është alarmante. Gjermania po dyshon te vendimi i kancelares Merkel për të lejuar të hyjë kushdo që arrin në kufi, Austria, Kroacia dhe Rumania po grinden me Hungarinë për kufirin dhe plani i Komisionit për kuota kombëtare të refugjatëve nuk po shkon asgjëkundi – siç parashikohej, ku Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Rumania dhe Hungaria po thonë se nuk do ta nënshkruajnë.

Tani  ka bisedime për sanksionet financiare që do t’i vendosen ‘refuzuesve’ të kuotave, një recetë për përballje të mëtejshme brenda një komuniteti që nuk shfaq shenjë bashkimi. Kërcënimi është gjithashtu jo real. BE-ja ka izoluar vetëm një herë një shtet anëtar, kur ish-nazisti Kurt Waldheim u bë kancelar i Austrisë.

Një klub i vetëm 28 shteteve anëtare mezi mund të imponojnë sanksione te gjysmë duzine shtetesh njëkohësisht.

Marrëveshja e Shengenit për një Europë pa kufi po fillon të duket e kotë. Por nëse kuptimi i shmangies nga kjo krizë nuk kapet në ditët e ardhshme, do të jetë një nga problemet më të pakta të Europës.

Etiketa: AustriAustriaBallkanBEBIRNbisedimeEuroGjermaniGjermaniaKrizaKroaciaKufiMarrëveshjamarrëveshjeMerkelPoloniaQeveriaRumaniaSamitisanksioneSerbiaSllovakiaVendimiZagreb
Tjetri
“Ballkanasit i besojnë policisë edhe pse e shohin si të korruptuar”

Studentët vijojnë protestat kundër ligjit të Arsimit të Lartë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.