AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Studentët vijojnë protestat kundër ligjit të Arsimit të Lartë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një efektive e policisë mbikqyr studentet protestues që pasqyrohen në xhamat e syzeve të saj. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Dhjetëra studentë u mblodhën përpara parlamentit ditën e enjte për të ngritur zërin kundër reformës në arsimin e lartë, të cilën ata e quajtën si klienteliste.

Studentët në protestë përpara parlamentit | Foto nga : Ivana Dervishi
Studentët në protestë përpara parlamentit | Foto nga : Ivana Dervishi

Protesta e organizuar nga aktivistët e Lëvizjes për Universitetin është e para pas sezonit veror të pushimeve që detyroi studentët të ndalojnë protestat për shkak të shpërndarjes së shumë prej tyre në rrethe.

“Qeveria dhe parlamenti aktual nuk përfaqësojnë më askënd përveç një grushti shteti të sponsorëve që i mbajnë ata në pushtet,” thanë studentët në një deklaratë për shtyp.

“Kjo reformë është shprehje e logjikës tregtare dhe klienteliste të reformave të qeverisë. Reforma mund të kalojë në parlament por do të ndalohet në universitete,” shtuan ata.

Lëvizja për Universitetin, një grupim studentor, ka qenë në ballë të protestave kundër ligjit të Arsimit të Lartë prej një viti e gjysmë.

“Sot jemi të paktë në numër, sepse shumë prej nesh janë të detyruar që të punojnë në mënyrë që të mund të paguajnë tarifat e shtrenjtuara të reformës që do të miratohet,” deklaroi në protestë Mirela Ruko, një aktiviste e Lëvizjes për Universitetin.

Situata u tensionua dhe policia ndërhyri për të sprapsur me forcë studentët pasi u qëllua me vezë drejt Sekretarit të Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca.

“Policia duhet të ruajë mbarëvajtjen e protestës sonë dhe jo të keqtrajtojë studentët pasi dukshëm parlamenti është ai që duhet dekriminalizuar,” u shprehën aktivistët.

Ditën e sotme në kuvend do të votohet projektligji në arsimin e lartë, i cili një muaj më parë u hodh poshtë nga presidenti i republikës, Bujar Nishani. Edhe opozita e ka kundërshtuar projektligjin.

“Ne protestojmë kundër tarifave që janë bërë të papërballueshme. Bursat që do t’i shkojnë studentëve të nevojë nuk janë të qarta se cila kategori i përfiton. Gjithashtu reforma na i ndërpret studimet në nivelin bachelor sepse studentët e masterit nuk do të përfitojnë bursa,” tha për BIRN, Viktori Çipi, aktiviste e Lëvizjes për Universitetin.

“Ky parlament nuk bën më ligje, por privilegje për një grup të pasurish që janë pronarë tëdiplomoreve private”, tha në protestë Arlind Qorri, pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ligji i ri hap mundësinë që universitetet private të deklarojnë veten universitete publike dhe si të tillë, të përfitojnë financime shtetërore të cilat do të mund t’i ndahen atyre nga buxheti i shtetit në forma të ndryshme, si p.sh, fonde për kërkim shkencor.

Studentët kanë paralajmëruar protesta të tjera në vijim.

Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Etiketa: aktivistAktivistëBachelorBIRNBujar NishanibuxhetiBuxheti i ShtetitFondeIPIIvana DervishiKuvendMirela RukoOpozitapaktParaparlamentPlarent NdrecaPoliciaProjektligjiProtestaProtestatQeveriaReformaSHstudentTiranë
Tjetri
Çështja Doshi si konsum i zakonshëm politik

Përjashtimi i kriminelëve nga politika kërkon më shumë se sa projektligj

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.