AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Avokatja e Shtetit i përgjigjet akuzave për çështjet DIA dhe CEZ

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avokate e Pergjithshme e Shtetit, Alma Hicka, gjate prezantimit te Reformes per Kthimin dhe Kompensimin e pronave, ne hotel Sheraton. | Foto nga : Malton Dibra

Alma Hicka ka hedhur poshtë akuzat se ka një konflikt interesi në çështjen DIA-CEZ Shpërndarje, ndërkohë që e ka përshkruar padinë e KLSH-së për shpërdorim detyre lidhur me marrëveshjen me CEZ për riblerjen e OSHEE  si të motivuar politikisht.

Avokate e Pergjithshme e Shtetit, Alma Hicka, gjate prezantimit te Reformes per Kthimin dhe Kompensimin e pronave, ne hotel Sheraton. | Foto nga : Malton Dibra
Avokate e Përgjithshme e Shtetit, Alma Hicka, gjatë prezantimit të Reformës për Kthimin dhe Kompensimin e pronave, në hotel Sheraton. | Foto nga : Malton Dibra

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të enjten avokatja e përgjithshme e shtetit Alma Hicka, ka hedhur poshtë padinë e KLSH-së për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë Çeke të energjisë CEZ si dhe i është përgjigjur akuzave të opozitës për konflikt interesi në çështjen DIA-CEZ Shpërndarje.

“Mora dijeni dje nga shtypi për një të ashtuquajtur kallëzim penal që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë ndaj personit tim, në ushtrimin e detyrës së Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit,” u shpreh Hicka.

“E kuptoj urgjencën e depozitimit ditën e mërkurë, duke pasur parasysh të enjten e akuzave dhe sharjeve, aty ku edhe akuzat e ngritura në të ashtuquajturin kallëzim të KLSH-së, u diktuan disa të enjte me radhë nga porositësi i tyre, në foltoren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,” shtoi ajo.

Të mërkurën KLSH paditi në prokurori Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri si dhe avokaten e shtetit, duke i akuzuar si i kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 479 milionë euro, rrjedhojë e marrëveshjes midis CEZ dhe qeverisë shqiptare mbi operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Gjiknuri gjithashtu e ka përshkruar padinë si të motivuar politikisht.

“Ky nuk mund të konsiderohet kallëzim i Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj meje por kallëzim i Partisë Demokratike ndaj gjithë qeverisë shqiptare,” tha Gjiknuri.

Dokumente të siguruara nga BIRN tregojnë se ish kreu i bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, dega e grupit CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, dhe biznesmeni shqiptar, Kastriot Ismailaj, janë organizatorët e një skeme mashtruese të mbledhjes së borxheve e cila i kushtoi kompanisë miliona euro.

Skema u shfaq pasi grupi CEZ bleu një paketë dominuese aksionesh të kompanisë shqiptare të shpërndarjes së energjisë elektrike OSSH, më 2009, dhe synonte të ndikonte politikanët shqiptarë dhe Entin Rregullator të Energjisë, ERE, përmes ryshfeteve.

Gjithsesi, skema shkoi keq pasi Ismailaj, pronari i Debt International Advisory (DIA), partneri i CEZ për mbledhjen e borxheve në Shqipëri, futi në xhep paratë e kontratës pa bërë asnjë punë reale.

Skemat e Ismailajt besohet se kanë shkatërruar marrëdhëniet mes CEZ dhe qeverisë shqiptare, e cila në janar 2013 i hoqi CEZ Shpërndarje licensën, duke praktikisht e shtetëzuar atë.

CEZ për rrjedhojë nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet. Mosmarrëveshja u zgjidh më vonë pasi Tirana, nën presion nga Republika e Çeke lidhur me statusin e vendit kandidat për anëtar në BE, i pagoi CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë.

Ismailaj, i cili ndërkohë është arrestuar i akuzuar për pastrim parash dhe mashtrime të rënda, ka hedhur gjithashtu në arbitrazh CEZ Shpërndarje, tashmë nën pronësinë e qeverisë dhe e emërtuar OSHEE. Ai po kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim për prishje të njëanshme të kontratës në një çështje që mbetet pezull në Qendrën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Vienë.

Hicka është akuzuar nga opozita se ka një konflikt interesi në çështjen DIA-CEZ Shpërndarje, për shkak se studio ligjore ku punon bashkëshorti i saj, Haxhia & Hajdari, ka pasur si klient në të kaluarën kompaninë e mbledhjes së borxheve DIA. Përmes kësaj zyre ligjore, Ismailaj regjistroi kompaninë DIA në Ishujt Virgjin Britanikë në 7 korrik 2010.

“Akuzat për mua në fakt kanë filluar një vit më parë në sallën e Kuvendit, ku në vazhdën e turpshme të fjalimeve me libër shtëpie për kundërshtarët realë apo imagjinarë, u përmend edhe bashkëshorti im,” Hicka u shpreh.

“Akuzat pastaj u përshkallëzuan në përgojimin tim lidhur me përfshirjen e studios Clifford Chance në çështjen DIA, ndërkohë që është tërësisht e qartë dhe publike që çështja DIA nuk u ndoq asnjëherë në arbitrazh nga Avokatura e Shtetit,” shtoi ajo.

Etiketa: Alma HickaAMPArbitrazhavokateAvokatura e ShtetitBashkëshortiBEBIRNCEZCEZ ShpërndarjeDamian GjiknuriDebt International Advisorydëm ekonomikDibraEREEuroKLSHkonfliktkonflikt interesiKontrolliLIBOpozitaOSHEEPartisë DemokratikePastrim parashprishjeProkuroriShpërdorim detyreshqipShqipërishqiptareTirana
Tjetri
Të rinjtë protestojnë kundër aferës me CEZ Shpërndaje (Fotogaleri)

Të rinjtë e angazhuar kërkojnë të mbjellin kulturën e protestës

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.