AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bordi i UNESCO-s e çon Kosovën një hap më pranë anëtarësimit

Petrit ÇollakuIgor JovanovicngaPetrit ÇollakudheIgor Jovanovic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selia e UNESCO-s në Paris. Foto: UNESCO.

Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka votuar për ta çuar kërkesën e Kosovës për votim final në konferencën e përgjithshme në nëntor, pavarësisht kundërshtimit serb.

Selia e UNESCO-s në Paris. Foto: UNESCO.
Selia e UNESCO-s në Paris. Foto: UNESCO.

Bordi ekzekutiv votoi të mërkurën 27 me 14 që kërkesa e Kosovës për t’iu bashkuar UNECSO-s të kalojë në fazën tjetër, pavarësisht kundërshtimit nga Serbia, që e sheh këtë si një hap tjetër të papranueshëm drejt njohjes së pavarësisë së ish-krahinës së saj.

“Ishte një hap i vogël, por emocionues përpara në një rrugë të gjatë,” shkroi në Twitter pas votimit zv. ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi.

Kërkesa për anëtarësim do të votohet përfundimisht në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s në nëntor, kur dy e treta e 195 anëtarëve duhet të votojnë në favor që Kosova të lejohet të anëtarësohet.

Delegacionet e aleatëve serbë si Rusia dhe Kuba i kërkuan bordit të shtyjë kërkesën e Kosovës por kreu i seancës refuzoi kërkesën duke thënë se ishte shumë vonë, raportoi Kosovapress.

Serbia e kundërshton çdo njohje ndërkombëtare të Kosovës dhe shprehet se Prishtina nuk ka vullnet për të mbrojtur monumentet fetare serbe në ish-krahinën e saj.

Serbët e Kosovës protestuan ditën e mërkurë në një manastir ortodoks në Graçanicë dhe në veri të qytetit të ndarë të Mitrovicës përpara takimit vendimtar të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s.

Dhjetëra serbë u mblodhën brenda manastirit të Graçanicës dhe vendosën fotografi të kishave ortodokse të shkatërruara përtokë dhe shkruan sloganin “Jo Kosovës në UNESCO”.

gor Simic, një politikan nga Mitrovica që mori pjesë në protestë, rikujtoi shkatërrimin e kishave ortodokse serbe gjatë trazirave në të gjithë Kosovën në vitin 2004.

“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk do të mbrojë kishat serbe,” tha Simic për median.

Rreth 200 studentë serbë u mblodhën gjithashtu në një protestë në Mitrovicë, duke marshuar nga universiteti drejt urës kryesore mbi lumin Ibër që ndan popullsinë serbe nga ajo shqiptare në qytet.

“Duke qenë se studentët nuk e pranojnë Republikën e Kosovës, ata janë gjithashtu kundër pranimit të Kosovës në UNESCO,” tha përfaqësuesi i studentëve Milan Savic.

Gjatë trazirave etnike në të gjithë Kosovën në mars të vitit 2004, 19 persona u vranë dhe më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan apo dëmtuan duke përfshirë edhe 29 kisha ose manastire, sipas një raporti të OSBE-së.

Gjykatat ndërkombëtare në Prishtinë që atëherë kanë dënuar disa njerëz për shkatërrimin e kishave ortodokse serbe dhe kanë dhënë dënime që variojnë nga 21 muaj në 16 vjet.

Shumë nga manastiret dhe kishat më të rëndësishme ortodokse serbe ndodhen në Kosovë, duke përfshirë kishat manastir të Gracanicës dhe Deçanit dhe kompleksi patriarkal në Pejë, të cilat janë tashmë në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Beogradi e akuzon Prishtinën se nuk kujdeset si duhet për ato dhe se ka bashkëpunuar në shkatërrimin e disa vendeve.

Megjithatë Serbia nuk ka të drejtë vetoje ndaj ofertës së Prishtinës për t’u anëtarësuar në UNESCO dhe Kosova është në gjendje t’i bashkohet UNESCO-s edhe pse kjo nuk është një shtet anëtar i OKB-së.

Etiketa: FinalfotografigraGraçanicëIbërKosovaKosovëMitrovicaMitrovicëOKBortodoksOSBEPrishtinaRaportiRusiaSerbiashqiptarestudentTwitterUNESCOUniversitetivotim
Tjetri
Kryengritja e pashmangshme e palestinezëve

Kryengritja e pashmangshme e palestinezëve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.