AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Bosnja: Fotografi të një shoqërie të traumatizuar

Jasmina DjikolingaJasmina Djikoli
11 years më parë
në Intervista, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një njeri përgjërohet për jetën e tij pasi kapet nga “Tigrat” në Bijeljinë në 1992. Foto: Ron Haviv/VII.

Ron Haviv, fotografi amerikan që dokumentoi krimet brutale të paraushtarakëve të Arkanit, thotë se Bosnja dhe Hercegovina ende s’e ka marrë veten nga trauma e konfliktit të viteve 1990.

Një nga "Tigrat" qëllon me këmbë trupin e një gruaje të qëlluar nga paraushtarakët në Bijeljinë në 1992. Foto: Ron Haviv/VII.
Një nga “Tigrat” qëllon me këmbë trupin e një gruaje të qëlluar nga paraushtarakët në Bijeljinë në 1992. Foto: Ron Haviv/VII.

Ron Haviv, i cili dokumentoi disa nga vrasjet më brutale të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, u kthye përsëri në vend këtë muaj, por dy dekada pas përfundimit të konfliktit, ai gjeti një shoqëri në të cilën plagët ende nuk janë shëruar.

“Ky nuk është një vend funksional, sepse 20 vjet pas luftës ai nuk është aty ku duhet të jetë. Nuk jam i bindur se lufta – aq shumë vrasje, vdekje dhe vuajtje – ishte e vlefshme,” tha Haviv për BIRN.

Fotografi i njohur e vizitoi për herë të fundit vendin si pjesë e një ekipi që punonte për realizimin e një filmi të ardhshëm të titulluar “Prokurorët”, i cili fokusohet në vështirësitë për nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës për dhunën seksuale në konfliktet në Bosnje dhe Hercegovinë, Kolumbi dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Njëzet e tre vjet më parë, në qytetin verilindor boshnjak të Bijeljinës, në mars të vitit 1992, ai realizoi fotografitë e tij të fuqishme dhe shqetësuese të njësisë paraushtarake “ Tigrat” e udhëhequr nga kryekomandanti famëkeq serb Zeljko Raznatoviç, i njohur më mirë si Arkani.

“Erdha në Bijelinë ditën e dytë apo të tretë pasi qyteti ishte ndarë midis serbëve të Bosnjës dhe myslimanëve. Shkova në anën serbe. Kalova kohë me njerëzit atje. Dukej sikur të gjithë ishin të armatosur, nga më i vogli deri te më i moshuari,” kujton Haviv.

Disa ditë më vonë, “Tigrat” e Arkanit kishin mbërritur në Bijeljinë dhe filluan të vrisnin civilë në pjesën e qytetit ku ndodhej xhamia.

Kur luftëtarët hynë në xhami, Haviv i fotografoi ata. Ata më pas morën një çift të moshuar. Haviv dëgjoi të shtëna dhe burri u qëllua, por “Tigrat” i thanë atij që të mos e fotografonte të vdekurin.

Disa muaj më parë, ai kishte qenë në një situatë të ngjashme në Vukovar në Kroaci, kur dikush u vra para syve të tij dhe ai nuk mund të bënte fotografi. Në atë kohë ai i kishte premtua vetes se nëse s’mund të parandalonte një vrasje, të paktën do të sigurohej të kishte prova që kjo kishte ndodhur.

Kështu që kur u ndalua të fotografonte burrin që ndodhej jashtë xhamisë në Bijelinë, ai vrapoi dhe u fsheh pas një kamioni, prej nga realizoi fotografi të gruas së burrit të vrarë, e cila përpiqej të ndalonte hemorragjinë e tij me duart e saj.

“Ata ishin kapur prej dore dhe ishte një skenë shumë e trishtueshme. Arrita të realizoja fotografitë,” tha ai.

Gruaja u vra shumë pak pas kësaj, shtoi ai.

Fshehja e provave nga Arkani

Një njeri përgjërohet për jetën e tij pasi kapet nga "Tigrat" në Bijeljinë në 1992. Foto: Ron Haviv/VII.
Një njeri përgjërohet për jetën e tij pasi kapet nga “Tigrat” në Bijeljinë në 1992. Foto: Ron Haviv/VII.

Pas vrasjeve në Bijeljinë, “Tigrat” u kthyen në bazën e tyre me një djalë të ri që e kishin ndaluar, duke i thënë Havivit se ai ishte një “terrorist” nga Kosova.

“E fotografova. Ata e hodhën në tokë, e kapën prej krahësh dhe më kërkuan ta ndihmoja,” tha ai. “Pak minuta më vonë, dëgjova një përplasje. Pashë nga dritarja dhe i riu kosovar fluturoi nga dritarja dhe ra te këmbët e mia.”

Si për mrekulli, i riu mbijetoi, vazhdoi ai. Haviv më vonë zbuloi se ai ishte një shqiptar nga Maqedonia. Ai tha se “Tigrat” sollën ujë dhe e pagëzuan atë si të krishterë ortodoks. Haviv e fotografoi gjithashtu edhe këtë.

Por atij iu tha se s’mund të largohej nga Bijeljina pa lejen e Arkanit. Ndërsa priste kryekomandantin serb në makinën e tij, ai arriti të fshihte disa nga filmat fotografik. Kur Arkani erdhi dhe i kërkoi filmin, ai i dha atij atë që kishte në aparat në atë kohë, më pas shkoi në aeroportin e Beogradit dhe i dërgoi filmat e tjerë fotografikë në Paris.

Haviv mendoi se robi shqiptar kishte mbijetuar. Megjithatë, kur ai arriti të kontaktonte me familjen e tij, ata i thanë se trupi i tij ishte gjetur në një varr masiv dhe ishte identifikuar 12 vjet më vonë.

Haviv tha se pasi fotografitë u publikuan në pranverën e vitit 1992, ai priti që Perëndimi të reagonte menjëherë ndaj konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë, por kjo nuk ndodhi. Ai beson se amerikanët ishin të ngopur tashmë me informacione në lidhje me luftën në Kroaci dhe mendonin se konflikti boshnjak do të merrte fund shumë shpejt.

Një shoqëri e mbushur me vuajtje

Ron Haviv.
Ron Haviv.

Haviv beson se Bosnja dhe Hercegovina ende është bllokuar në traumat e shkaktuara nga lufta dhe nuk ka arritur të bëjë shumë progres përsa i takon adresimit të pasojave të vuajtjeve të saj.

“Ruanda, ku u krye gjithashtu gjenocid dhe ku njerëzit vuajtën më shumë se në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka bërë më shumë progres, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina po vjen rrotull,” tha ai.

Ai është kthyer në Bosnjë dhe Hercegovinë disa herë që pas konfliktit dhe thotë se plagët psikologjike mbeten akute.

“Sapo gërmon paksa nën sipërfaqe, shikon se lufta është ende e pranishme. Ky vend ka një numër shumë të madh njerëzish që vuajnë nga stresi post-traumatik. Dhe ky është një problem i madh. Nuk e di se cila është zgjidhja, por mendoj se njohja e këtij problemi është shumë e rëndësishme. Shumë plagë duhet të shërohen këtu,” tha ai.

Ai beson se është e rëndësishme që të rinjtë boshnjakë të mësojnë mbi të kaluarën e vendit të tyre në mënyrë që të kapërcehen paragjykimet dhe shoqëria të shkëputet përfundimisht nga e kaluara e saj e trazuar, si edhe shpreson që fotografitë e tij të mund të luajnë një rol të vazhdueshëm në hedhjen dritë mbi realitetin e konfliktit.

“Shpresoj që fotografitë të tregojnë brutalitetin dhe çmendurinë e luftës dhe që të rinjtë do të mësojnë se prindërit e tyre bënë gabime, pavarësisht anës të cilës ata i përkisnin,” shpjegoi ai.

“Fotografitë janë këtu për të na kujtuar: Mos ndiqni rrugën që mund të çojë drejt luftës.”

Etiketa: ArkaniBIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinaBosnjeDhunëfotografigjenocidKolumbiKosovaKroaciLuftaMaqedoniamrekulliortodokspaktParaprogresprokurorSHShpresONTerroristtraumavarrvarr masivvdekjevrasjevuajtjeVukovarxhamixhamia
Tjetri
Origjina e dyshimtë e kompanisë që fitoi koncesionin 86 milionë USD të hemodializës

Origjina e dyshimtë e kompanisë që fitoi koncesionin 86 milionë USD të hemodializës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.