AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Nga kujtesa te mohimi në Rusi

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vladimir Putin

Është e lehtë të pretendosh se Rusia nën Vladimir Putinin thjeshtë po kthehet në karakterin e vet, se liria nuk ka qenë kurrë diçka më shumë se sa një zanore e dobët në mes të bashkëtingëlloreve të forta të historisë. Megjithëse dobësitë e traditës liberale ruse sigurisht që kanë luajtur një rol në ngritjen e Putinit, një rol ka luajtur edhe Perëndimi.

Vladimir Putin
Vladimir Putin

Eksperienca ime më e dhimbshme në Rusi qe një vizitë në Perm-36, i vetmi kamp pune të detyruar i kohës së Stalinit që është ruajtur, në vitin 1998. Unë isha në Perm, një qytet në Urale, për të marrë pjesë në një seminar të Shkollës së Moskës për Studime Politike. Themeluar nga mbresëlënësja Lena Nemirovskaya, qëllimi i shkollës qe që të prezantohej për të rinjtë e Rusisë post-komuniste demokracia, vetëqeverisja dhe kapitalizmi.

Në një ditë me të frohtë të hidhur marsi, unë u bashkova me disa miq në një udhëtim në ish – kampin e punës. I ndërtuar në fillim të viteve 1940 si një kamp i “rregullt” pune,

Perm-36 u konvertua në një kamp përqendrimi për të burgosurit politik më 1972.

Të burgosurit e fundit u liruan më 1987, tri vjet pas ardhjes në pushtet në Mikhail Gorbachev. Tashmë ajo po restaurohet si Muzeu Gulag, nga Memoriak, një grupim i të drejtave të njeriut i themeluar nga fizikanti disident Andrei Sakharov, për t’i rikujtuar rusëve të shkuarën e tyre totalitare.

Ne na treguan degën e sigurisë maksimale. Të rrethuar nga një perimetër me tela me gjemba, ajo pati mbajtur të burgosurit politikë, më së shumti nga republikat sovjetike jo-ruse, të cilët konsideroheshin “përsëritës veçanërisht të rrezikshëm.” Pasi një grup televiziv ukrainas e filmoi vendin më 1989, një pjesë e tij u shkatërrua me qëllim.

Qe e qartë se të burgosurit i qenë nënshtruar torturës psikologjike dhe vështirësive fizike ekstreme. Një radiator i vockël në secilën qeli vështirë se do të kishte ngrohur ngricat e tmerrshme të dimrit. Të burgosurit flinin në shtretër dërrase ose hekuri. Rrobat dhe shtrojet e krevateve qenë prej pambuku, jo leshi, dhe një vrimë e hapur shërbente si banjo për qelinë.

Udhërrëfyesja jonë, Maja, shpjegoi se autoritetet parapëlqenin të vendosnin bashkë të burgosur që kishin armiqësi me njëri-tjetrin. Gjatë ditës, ata lëvizeshin përgjatë korridorit nëpër qeli identike, në të cilat ata punonin më kot për të prodhuar pajisje hekuri. Për një orë çdo ditë, ata lejoheshin të kalonin te “blloku i stërvitjes” një kube 2.7 metra me çati me tela me qemba dhe me roje në majë. “Argëtimi” tjetër i vetëm qe një shfaqje një herë në javë e filmave propagandistik.

Nga të 56 “përsëritësit e rrezikshëm” të mbajtur në Perm-36 në vitet 1980, shtatë vdiqën. Njëri prej tyre qe poeti nacionalist ukrainas Vasyl Stus. Autoritetet thanë se ai qe vetëvrarë, por të mbijetuarit thonë se, për qejf, rojet shkëputën një pllakë drase nga muri dhe e rrëzuan atë mbi kokën e Stus ndërsa ai po flinte.

Ndërsa Maja ritregoi këtë histori të tmerrshme, unë pashë fytyrat e dy rojeve të reja meshkuj që na shoqëronin. Mimika e tyre qe aq e ngrirë sa toka përjashtë. A po mendonin ata për futbollin apo për seksin me të dashurat e tyre? Nëse i jepej mjaftueshëm vodka, a do të qenë ata të aftë për të vrarë për gallatë? Përgjigjja, kam frikë se është po. Sistemet djallëzore nuk duket se vuajnë për të gjetur kasapët për të cilët kanë nevojë.

Organizata si Memorial dhe Shkolla e Moskës për Studime Politike nuk ka vend në Rusinë e Vladimir Putinit. Zyrtarisht ata janë shpallur “agjentë të huaj” dhe i janë nënshtruar aq shumë sulmeve ligjoe sa është tashmë për ta pothuajse e pamundur për të funksionuar.

Sot, Muzeu Gulag është nën një menaxhim të ndryshëm. “Prezantimi i ri,” shkruan Mikhail Danilovich dhe Robert Coalson, “i përkushtohet jo më praktikave represive të punës së detyruar të epokës së Stalinit, por prodhimit të lëndës drusore në fabrikë dhe kontributit të saj në fitoren sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.” Dhe, pas 20 vjetësh, Shkolla e Moskës për Studime Politike është detyruar të pezullojë veprimtarinë e saj në Rusi.

Fati i muzeut dhe i shkollës ëshë pjesë e një shtypjeje më të gjerë të lirisë së shprehjes dhe pjesë e sjelljes së mandatit të tretë presidencial të Putinit. Disidentët në mënyrë rutinë konsiderohen devijantë, kolonë e pestë, dhe tradhëtarë, ndërsa regjimi udhëheq rrugën për unitet kombëtar të bazuar te feja, tradita dhe retorika paranojake.

Kjo përbën një ndryshim madhor nga Rusia e ditëve të para post-sovjetike. Partia liberale Rusia Zgjedh, udhëhequr nga kryeministri i parë demokratik i vendit Yegor Gaidar, mori 15.5 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1993, dhe bashkë me aleatët e vet krijoi bllokun më të madh në parlamentin rus Duma. Në atë kohë, kjo u konsiderua si një dështim katastrofik. Sot, kandidatët liberalë nuk janë në gjendje as të hyjnë në parlament.
Si ndodhi e gjitha kjo? Pse të gjitha shpresat e glasnostit të Gorbaçovit u shtypën në mënyrë kaq të pamëshirshme?

Mendimi i përgjithshëm është që Rusia thjeshtë po kthehet në rrënjët e veta: liria nuk ka qenë kurrë veçse një gërmë e dobët në alfabetin historik të vendit. Por ky është një shpjegim i lehtë.
E vërtetë, liberalizmi rus ka kontribuar në rrëzimin e vet, përmes inkompetencës së vet dhe fraksionalizmit. Por Perëndimi nuk ndihmoi shumë. Në vitet 1990, ai dështoi të hedhë para pas reformave ekonomike që mbështeti. Zgjerimi i NATO në Shtetet Balltike më 2002 – zgjerimi i parë i Aleancës në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik – qe një gabim katastrofik, gjë që bëri pothuajse të pamundur që një rus të ishte njëkohësisht patriotike dhe pro-perëndimore. Nga veprimet dhe mosveprimet, Perëndimi shkatërroi tokën nën liberalizmin politik të Rusisë, duke lejuar ngritjen e Putinizmit.

Deri tani, Putini ka demonstruar të kuptuar të saktë të limiteve të veta. Ai i lejon rusët të ëndërrojnë për madhështi pa hyrë në telashe serioze. Nën udhëheqësinë e tij, Rusia ka përballuar sanksionet, ka krijuar një aleancë të re me Kinën dhe ka mërzitur, por nuk i ka sfiduar hapur – perëndimorët në Siri. Por ata që e njohin Putinin thotë se ai nuk diskuton shumë: ai ndjen se është i vetmi që përcakton kufirin. Dhe askush nuk mund të mbajë fuqi supreme për sa kohë sa ai nuk është i korruptuar.

Për momentin, Putinizmi është e vetmja lojë në qytet. Por, megjithëse forcat që përfaqësohen nga Memoriali dhe Shkolla e Moskës për Studime Politike janë margjinalizuar, ato ende nuk janë çrrënjosur.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. From Memory to Denial in Russia

Etiketa: demokraciakampkamp punekandidatëtKapitalizmiKubeLiberalizmiLiriaMikhail GorbachevMuzeuNATOParaparlamentPartiaProject SyndicatePunëPutinRusëRusiRusiaSHshkollaSiriTokaVladimir PutinZgjedhjet
Tjetri
Danimarka lodhet nga “Bosi Cigan”, krimineli më famëkeq nga Kroacia

Danimarka lodhet nga “Bosi Cigan”, krimineli më famëkeq nga Kroacia

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.