AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Vuçiç në Moskë: A do të funksionojë miqësia?

Dimitar BechevngaDimitar Bechev
11 years më parë
në Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri serb. Foto: BETA.

Kryeministri serb është i pëlqyer në Moskë, por nëse do të përkthehet ky pëlqim në llojin e investimit që Serbia do dhe ka nevojë, kjo është e paqartë.

Kryeministri serb. Foto: BETA.
Kryeministri serb. Foto: BETA.

Është e ditur se serbët simpatizojnë Rusinë por preferojnë të udhëtojnë, bëjnë tregti, punojnë apo studiojnë në perëndim. Askush nuk e provon këtë më mirë sesa Aleksandër Vuçiç,  i cili është në një vizitë tre-ditore në kryeqytetin rus. Moska ka arsye të mira për të qenë e lumtur me kryeministrin e gjithëfuqishëm të Serbisë. Vuçiç mbetet i vendosur që Serbia nuk do t’i bashkohet kurrë sanksioneve të perëndimit, mbështet bashkëpunimin ushtarak me Rusinë dhe është i mendjes që të tërheqë investime dhe të zhvillojë lidhjet tregtare.

Delegacioni i 100 bizneseve që shoqëron kryeministrin në Moskë është më i madhi në historinë e këtyre kohëve të diplomacisë së Serbisë.

Vuçiç është njëlloj i qetë me të qenët njeriu i besuar i perëndimit në Beograd, gjithashtu. Me fillimin e bisedimeve të pranimit në BE, ai duket i zotuar ndaj bisedimeve për “normalizimin” e marrëdhënieve me Kosovën dhe ndryshe nga liderët në disa vende fqinje, është konstruktiv në krizën e refugjatëve.

Liderët botërorë si kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zv. presidenti amerikan Joe Biden kanë përqafuar ministrin e dikurshëm të informacionit të Sllobodan Millosheviç.

Vuçiç bëri dy vizita zyrtare në Uashington këtë vit. Nën radar, Serbia dhe NATO nënshkruan një plan Partneriteti Veprimi Individual në janar. Vuçiç ka shkuar më larg se paraardhësit e tij në kanalizimin e Serbisë në Perëndim – me supozimin se liderët perëndimorë nuk do të bëjnë pyetje të vështira rreth sjelljes së tij në shtëpi. Paralelja me politikën e vjetër të presidentit Tito në balancimin e lindjes dhe perëndimit nuk mund të jetë më e fortë.

“Serbia dhe Rusia janë miq në bazë logjike,” tha Vuçiç pas takimit me kryeministrin Medvedeve. Qeveria serbe është tani në kërkim të parave për zgjedhjen pro-ruse. Të flasësh për çështje  të tjera veç ekonomisë, nuk ka shumë kuptim. Që kur Kosova kaloi nga OKB në BE në vitin 2010, Rusia është kthyer në spektatore dhe tani e përdor pavarësinë e Kosovës si një precedent për të justifikuar aneksimin e saj të Krimesë. Nga Moska, Vuçiç trajtoi ftohtë Partinë Demokratike Serbe, DSS, kryetarja e së cilës, Sanda  Raskoviç-Iviç, në vizitë në Krime, bëri thirrje për mbështetje ruse për një referendum kundër hyrjes së Serbisë në BE.

Pyetja është nëse Vuçiç mund të arrijë një marrëveshje të mirë në Moskë duke marrë parasysh gjatësinë e listës së tij të dëshirave. Një shqetësim i madh është deficiti i tregtisë me Rusinë, që ka arritur në 1.34 miliard dollarë në 2014. Pavarësisht marrëveshjes së tregtisë së lirë, eksportet serbe në Rusi nuk mund të kompensojnë volumin e madh të naftës dhe gazit të importuar rus. Ndërsa Rusia ka parë një rritje me 40 për qind të importeve bujqësore nga Serbia në 2014, kjo me gjasa ka të bëjë me eksportuesit e BE që përpiqen të anashkalojnë anti-sanksionet ruse.

Dëshira e Serbisë për të shitur Fiatë pa detyrime të prodhuar në Kragujevaç mbetet e papërmbushur. Vuçiç për më tepër shpreson të tërheqë investim në industrinë kimike në vështirësi në Serbi. Në prill, ai loboi pa sukses që Azerbajxhani të shpëtojë Petrohemija e Pancevos dhe MSK në Kikinda.

Është gjithashtu problemi i zgjerimit të depos së gazit në Banatski Dvor, që kontrollohet nga Gazprom Neft që nga privatizimi në NIS në 2008. Me anulimin e Gazsjellësit Rrjedha Jugore dhe me zënkën midis Moskës dhe Ankarasë që bllokon Rrjedhën Turke, shpresat e Serbisë për t’u bërë itinerar kyç i tranzitit të gazit duken të mbaruar.

Do ta shpërblejë Kremlini Vuçiçin për miqësinë e tij [me kushte]? Shumë varet se si do të shkojë takimi me Vladimir Putin. Ne nuk duhet të harrojmë se Rusia po kalon në një recesion dhe se ka pak para vërdallë. Kryeministri serb merr trajtim mbretëror nga lidershipi politik i Rusisë, por biznesi rus duhet të shohë projekte fitimprurëse. Moska ka interesat e saj ekonomikë, gjithashtu. Është e vendosur t’i shesë Beogradit helikopterët e transportit dhe sisteme të tjera armatimesh, duke përdorur prokupimet e Serbisë mbi blerjet e reja nga Kroaci.

Ministrat e mbrojtjes kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje ku zotohen se Serbia do të shërbejë dhe përmirësojë avionët ushtarakë sovjetikë në Rusi. Moska me siguri nuk do që serbia të kërkojë opsione me kosto të ulët, siç bëri fqinji bullgar me komisionin e mirëmbajtjes së MiG-29-s në Poloni. Vuçiç po drejton një ujdi të vështirë në këtë front gjithashtu. Ai i lidh porositë e mundshme dhe kontratat me përfshirjen e përbërësve të buruar nga Serbia në produktet e treguara kudo në botë nga industritë e mbrojtjes së Rusisë.

Llogaritja e Vuçiç është se kjo është një kohë e mirë për t’u përpjekur të marrë lëshime për koncesionet nga Kremlini teksa po përpiqet të riparojë lidhjet e prishura me perëndimin, me thirrje për bashkëpunim në Siri, për shembull. Kjo linjë me “BE-në dhe Rusinë” është goxha fitimprurëse kur vihet përballë kontrastit të rusofilisë romantike të atyre si DSS-ja, lëvizjes polemike Dveri apo presidentit Tomislav Nikoliç. Por, pasja e mesazhit të duhur është ndryshe nga suksesi i një politike.

Etiketa: Angela MerkelBEBeogradBidenGazprominvestimeJoe BidenKoncesionetKosovaKosovëkostoKremliniKrimeKroacimarrëveshjembështetjeMerkelMoskaNATOOKBParaPoloniprivatizimiPutinQeveriarecesionReferendumRusiRusiaSerbiSerbiaSHShpresONSiriTitotregtivizitaVladimir Putinvuçiç
Tjetri
Shqiptarët kanë rezerva ndaj serbëve, thotë sondazhi

Shqiptarët kanë rezerva ndaj serbëve, thotë sondazhi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.