AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kthimi i gjeopolitikës në Europë

Joschka FischerngaJoschka Fischer
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Liderët europianë gjatë një samiti të BE në Bruksel, 25 tetor 2015. Foto: (AP Photo/Francois Walschaerts)

Përballë Rusisë së etur për pushtet, Kinës së etur për para, Lindjes së Mesme në konflikt dhe Afrikës së varfër, Europa duhet të tregojë se di të bëjë zgjedhje të duhura për veten dhe të tjerët, argumenton Joshka Fisher, ministri i jashtëm gjerman dhe zëvendës kancelar nga viti 1998 deri në 2005

Liderët europianë gjatë një samiti të BE në Bruksel, 25 tetor 2015. Foto: (AP Photo/Francois Walschaerts)
Liderët europianë gjatë një samiti të BE në Bruksel, 25 tetor 2015. Foto: (AP Photo/Francois Walschaerts)

Me invazionin ushtarak të Rusisë dhe aneksimin e Krimesë, dhe luftën pasuesen në Ukrainën lindore, presidenti Vladimir Putin e ka bërë të qartë se nuk ka qëllim të respektojë pashkelshmërinë e kufijve dhe primacinë e normave ligjore ndërkombëtare. Është koha që europianët t’i japin fund dëshirave të tyre për një rend kontinental të përcaktuar nga sundimi i ligjit. Bota, fatkeqësisht, nuk është kështu. Është më e vështirë dhe pushteti fuqia.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Europa nuk është një ishull kontinental i rrethuar nga oqeanët. Është fundi perëndimor i masës gjigante tokësore euroaziatike, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore janë fqinjët e saj direkte dhe kjo fqinjësi e paqëndrueshme paraqet rreziqe të mëdha të sigurisë në Europë në shekullin 21.

Duhet Europa të përballet me një Rusi që sërish po ndjek politika të fuqisë së madhe dhe po bën pothuajse të njëjtat gabime si Bashkimi Sovjetik, që ngjashmërisht u mbështet mbi autoritarizmin në përpjekje për të bashkërenduar ambiciet e një superfuqie ushtarake me realitetin e një ekonomie të zhvilluar deri diku dhe të modernizuar frikshëm?

Rusia është fqinji i Europës, që do të thotë se një bashkëjetesë në paqe është thelbësore. Njëkohësisht, ambiciet gjeopolitike të Rusisë e bëjnë atë një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e Europës. Për këtë arsye, një marrëdhënie e fortë transatlantike mbetet e domosdoshme për Europën, siç është ringjallja e kapaciteteve të veta të parandalimit.

Shkurt, marrëdhënia me Rusinë do të dominohet me shumë gjasa nga përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainën lindore, ruajtjen e territorit nga NATO në lindje dhe parandalimi i krizës nga zgjerimi i mëtejshëm në juglindje dhe Ballkan. Përtej krizës aktuale, megjithatë, një sfidë më fundamentale stategjike po shfaqet.

Europa po ndjek aktualisht një politikë vis-à-vis Kinës – fuqi botërore në zhvillim e shekullit 21 – që bazohet në një shqetësim jorealist dhe të paqëndrueshëm të shqetësimit për të drejtat njerëzore dhe për fitimet e korporatave. Këtu, gjithashtu, Europa duhet të tregojë vigjilencë më të madhe ndaj rreziqeve gjeopolitikedhe interesave të saj më të mira.

Kina, e ndodhur në fundi lindor të Euroazisë, po planifikon të rihapë Rrugën kontinentale të Mëndafshit përmes Azisë Qendrore dhe Rusisë në drejtim të Europës. Shpjegimi pragmatik për këtë projekt gjigant strategjik (me një volum investimi rreth 3 trilion dollarë) është nevoja për të zhvilluar Kinën perëndimore, që deri tani ka përfituar pak nga suksesi ekonomik i rajoneve bregdetare. Në realitet, megjithatë, projekti është i një rëndësie më të lartë kryesisht në kuptimin gjeopolitik: Kina, një tokë e fuqishme, do të sfidojë ndikimin e mundshëm ekonomik dhe politik të SHBA-së, një fuqi detare, në Euroazi.

Në kuptimin praktik, projekti Rruga e Mëndafshit në Kinë do të krijojë një alternativë stategjike ndaj strukturave transatlantike të Perëndimit, ku Rusia ose do të pranojë një rol si një partner në koalicion ose do të rrezikojë konflikt serioz me Kinën në Azinë Qendrore. Por zgjedhja e një orientimi Lindor ose Perëndimor nuk është në interesin e Europës. Përkundrazi, një zgjedhje e tillë do të ndante Europën si politikisht dhe ekonomikisht. Europa, që është kryesisht e lidhur me Amerikën në kuptimin normativ dhe ekonomik, ka nevojë për garanci sigurie transatlantike.

Kjo është arsyeja përse, në përballjen me Rusinë, Bashkimi Europian duhet të ndjekë kursin e respektimit të palëkundur të parimeve të veta dhe të NATO-s. Ende ka nevojë të ketë marrëdhënie të mira me Kinën dhe nuk mund të bllokojë projektin e Rrugës së Mëndafshit. Ndaj, në përballjen me Kinën, Europa duhet të jetë e qartë rreth interesave të veta, gjë që do të kërkojë një shkallë më të lartë uniteti.

Ndërkohë, kriza e refugjatëve nënvijëzon rëndësi të madhe për Europën e Gadishullit Ballkanik (përfshirë Greqinë), që është vendi urë midis Lindjes së Afërt dhe të Mesme. Turqia është edhe më e rëndësishme për interesat europiane në këtë drejtim. Liderët europianë i kanë bërë keq llogaritë në fillim të bisedimeve për pranim në BE të Turqisë, duke besuar se lidhjet e ngushta do t’i bënin konfliktet e Lindjes së Mesme problem të Europës. Siç tregon eksperienca aktuale, në mungesë të lidhjeve të qëndrueshme me Turqinë, ndikimi i Europës në rajon dhe më tej, nga Deti i Zi në Azinë Qendrore – është praktikisht zero.

Zhvillimet vendase në Turqi nën presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe militarizimi i rinovuar i çështjes kurde e bën një qasje politike jo të lehtë. Por Europa nuk ka alternativa (jo vetëm për shkak të refugjatëve). Kjo është edhe më e vërtetë prej shfaqjes së Rusisë në Siri dhe aleancën de fakto të Kremlinit me Iranin, fakte që po nxisin edhe një herë Turqinë drejt Europës dhe Perëndimit, gjë që është një shans real për një fillim të ri.

Jo më pak, potenciali i ndikimit europian në Lindjen e Mesme mbetet i vogël dhe rajoni do të mbetet i rrezikshëm në kuptimin afatgjatë. Në fakt, Europa duhet të shmangë mbajtjen e anës në konfliktin midis shiave dhe sunive ose mes Iranit dhe Arabisë Saudite. Interesat e Europës do të përmbushen më mirë duke ndjekur një kurs stretegjik të dykuptimësisë.

Kjo nuk është e vërtetë për Mesdheun lindor. I gjithë rajoni mesdhetar përfshirë gjirin afrikan perëndimor të lokalizuar strategjikisht, luan një rol thelbësor në përllogaritë e sigurisë së Europës. Zgjidhja është një a mare nostrum ose një rajon i destabilitetit dhe pasigurisë.

Politika në Afrikë e BE-së duhet së fundmi të braktisë format postkoloniale të mendimit për të përkrahur ndjekjen e interesave të Europës. Prioritetet duhet të jenë stabilizimi i Afrikës Veriore, ndihma humanitare dhe mbështetja afatgjatë për progres politik, ekonomik dhe social.  Dhe lidhje më të afërta duhet të përfshijnë mundësitë për migrim legal në Europë.

Kthimi i gjeopolitikës nënkupton se zgjedhja themelore të cilën ka përballë Europa në shekullin e 21 do të jetë mes vetëvendosjes dhe dominimit të jashtëm. Mënyra si Europa do t’i përgjigjet kësaj pyetje do të përcaktojë jo vetëm fatin e saj por edhe të Perëndimit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Return of Geopolitics to Europe

Etiketa: AfrikaAfrika VerioreAfrikanBallkanBashkimi EuropianBashkimi SovjetikBEBrukselDeti i ZiErdoganEuropaKinakonfliktKrizaLindjaLindja e MesmeMASNATOpaqeParaprogresProject SyndicatePutinrajonrajoniRecep Tayyip ErdoganRusiRusiaSamitiSHBAShtetet e BashkuaraSiriTurqiTurqiaUkrainëVladimir Putinzgjedhjezhvillim
Tjetri
Kosova dhe Serbia lobojnë fuqishëm para votimit për anëtarësim në UNESCO

Kosova dhe Serbia lobojnë fuqishëm para votimit për anëtarësim në UNESCO

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.