AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shteti duhet të bëjë më shumë për ndihmën ligjore falas, thotë shoqëria civile

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga konferenca mbi ndihmën ligjore falas. Foto: BIRN

OJF-të janë ato që ofrojnë shumicën e ndihmës ligjore falas në Shqipëri, paralajmëron një ekspert ndërsa organizatat e fushës ankohen se mungesa e transparencës nga ana e shtetit për buxhetin dhe numrin e qytetarëve që përfitojnë nga ndihma ligjore falas në Shqipëri duhet adresuar sa më shpejt.

Nga konferenca mbi ndihmën ligjore falas. Foto: BIRN
Nga konferenca mbi ndihmën ligjore falas. Foto: BIRN

Organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri në takimin e organizuar sot (23 nëntor) për të analizuar ndihmën ligjore në vend, rolin e shtetit dhe atë të shoqërisë civile u shprehën se shteti duhet të bëjë më shumë për të ofruar ndihmë ligjore falas te qytetarët që nuk kanë mjete financiare.

Civil Rights Defenders në Shqipëri në bashkëpunim me partnerët vendas si Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Shërbimi Ligjor Falas Tiranë, Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Qendra për Nisma Ligjore Qytetare prezantuan gjetjet kryesore, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga vlerësimi i programit tre-vjeçar të ndihmës juridike të Civil Rights Defenders dhe partnerëve, për periudhën 2012-2014.

Sipas OJF-ve pjesëmarrëse në konferencë rastet më të shumta të ofrimit të ndihmës ligjore falas në Shqipëri vijnë prej sektorit jo-fitimprurëse që ka akorduar buxhete më të mëdha për këtë çështje dhe po luan një rol më aktiv.

Ndërsa buxheti i shtetit për ndihmën ligjore të shtresave në nevojë dhe shifrat e qytetarëve që përfitojnë prej saj mbeten jo transparente, sipas CRD duhet të punohet që kjo asistencë ligjore të përhapet në të gjithë qytetet në vend.

“Nuk ekzistojnë informacione për ndihmën juridike të ofruar nga shteti shqiptar dhe nuk dimë asgjë për buxhetin apo se sa qytetarë e marrin këtë ndihmë”, tha Vasilika Laçi përfaqësuese e Civil Rights Defender.

“Po ashtu ndihma ligjore falas ofrohet vetëm në Tiranë dhe qytetarët nga zonat e tjera të Shqipërisë duhet të vijnë në Tiranë për ta përfituar atë” shtoi Laçi.

“Janë OJF-të ato që ofrojnë shumicën e ndihmës ligjore falas në Shqipëri krahasuar me ndihmën e ofruar nga shteti. Duhet zgjeruar buxheti dhe fushat e përfitimit të kësaj asistence ligjore,” tha në konferencë Theodoros Alexandridis ekspert për jurisprudencën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Nëse shteti nuk mund të ofrojë dot ndihmë ligjore atëherë duhet të thjeshtohen procedurat,” shtoi ai.

Thirrja për domosdoshmërinë e ndihmës ligjore erdhi dhe nga Misioni i Asistencës Europiane për Sistemin e Drejtësisë Shqiptare Euralius.

“Gjykatat mund të ndihmojnë qytetarët drejtpërdrejt duke i thënë nëse çështja e tyre qëndron nga ana ligjore apo jo. Ndërsa qeveria duhet të krijojë mundësinë që organet përgjegjëse të ofrojnë ndihmë ligjore falas, kudo dhe menjëherë,” tha në konferencë Dr. Rainer Deville nga Euralius.

Një tjetër risi që pritet të vijë nga OJF-të që ofrojnë ndihmë ligjore do të jetë dhënia e këshillave juridike online përmes një portali që pritet të finalizohet në fund të vitit.

“Portali do të ofrojë ndihmë juridike përmes dokumenteve të gatshme dhe do të jetë i fokusuar te nevojat e personave që janë më vunerabël si për shembull ata me aftësi të kufizuara” tha Anisa Metalla avokate pranë Shërbimit Ligjor Falas Tiranë.

Por një tjetër problem i shtruar në tryezën e takimit të OJF-ve qe edhe juridiksion i dhënë gjykatave prej reformës që po kryhet në drejtësi.

“Reforma duhet të pastrojë nga juridiksioni i gjykatës çështje që mund të zgjidhen në rrugë administrative, pa vënë në lëvizje gjykatën,” tha Vjollca Meçaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar te Helsinkit.

“Gjendja aktuale e ndihmës ligjore është një odise tarifash dhe mungon institucionalizimi për ndihmën ligjore falas,” tha Prof.Dr.Av. Aurela Anastasi Drejtore Ekzekutive nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare.

“Ka pasur brenda një viti tre rritje të tarifave gjyqësore duke 4-fishuar shumën e shpenzimeve administrative, gjë që OJF-të e kanë luftuar në Gjykatën Kushtetuese,” shtoi ajo.

“Duhet të tregohet një koherencë midis synimeve të qeverisë për të mbrojtur shtresat që përfitojnë ndihmën ligjore falas dhe gjithashtu të përcaktohen qartë kategoritë që përfitojnë nga përjashtimi tarifor,” përfundoi Anastasi.

Për sa i përket të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, avokatja nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Sidita Fortuzi sugjeroi inkorporimin e të drejtave të këtij grupi në aspekte të përgjithshme të të drejtës në Shqipëri, jo vetëm në rastin e parashikimeve direkte.

“Mungon qasja e veçantë që adreson se si do të zbatohet një ligj që të shërbejë më së miri me këtë grup personash”, tha Fortuzi.

Etiketa: AdministrativeavokateBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitCivil Rights DefendersEuraliusGjykatëGjykatësGjyqKomiteti Shqiptar i HelsinkitkushtetueseLaçLigjnismaQendra për Nisma Ligjore QytetareQeveriaReformaSHShërbimi Ligjor FalasshqipShqipërishqiptareVasilika Laçi
Tjetri
Drogë, diamante dhe plumba: firma ballkanike e armëve e lidhur me hetime kriminale

Mali i Zi ekstradon në Belgjikë të dyshuarin për trafikim droge

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.