Një fakultet në Princeton, një universitet prestigjioz në SHBA, mbart emrin e Woodrow Wilson, por duke pasur parasysh pikëpamjet raciste të Wilson disa argumentojnë se është koha që ish-presidenti amerikan të fshihet nga emri i fakultetit – një profesor i njohur i Princeton mediton rreth kësaj…
Në mes të orës sime mbi Etikën Praktike muajin e shkuar, disa student u ngritën dhe dolën jashtë. Ata po i bashkoheshin qindra të tjerëve në një protestë të drejtuar nga Liga e Drejtësisë së Zezë (BJL), një prej shumë grupeve studentore që janë shfaqur në SHBA në përgjigje të të shtënave fatale ndaj Michael Brown në Ferguson, Misuri në gusht 2014 dhe vrasjet nga policia të afrikano-amerikanëve të paarmatosur.
Më vonë atë ditë, anëtarë të BJL mësynë zyrën e Presidentit Christopher Eisgruber të Universitetit Princeton, duke u zotuar të mos largohen derisa kërkesat e tyre të përmbusheshin. Këto kërkesa përfshinin “trajnim të kompetencave kulturore” për stafin akademik dhe jo akademik; një kërkesë që studentët që të marrin mësim mbi historinë e njerëzve të margjinalizuar dhe parashikimin e një “hapësire kulturore afrimi” në kampus dedikuar veçanërisht për kulturës afrikano-amerikane.
Kërkesa që mori vëmendjen kombëtare ishte për ndryshimin e emrit të Shkollës Publike dhe Çështjeve Ndërkombëtare Woodrow Wilson dhe Kolegjit Wilson, një nga kolegjet rezidenciale. Menza e kolegjit ka një murale të madhe të Wilson, të cilin BJL do që të hiqet. Nderimi i Wilson, sipas Ligës, është ofendues për studentët afrikano-amerikanë, sepse Wilson ishte një racist.
Wilson ishte një progresiv në çështjet e brendshme dhe një idealist në politikën e jashtme. Administrata e tij kaloi ligje kundër punës së fëmijëve dhe dha të drejta të reja për punëtorët, si dhe reformoi ligjet bankare dhe sfidoi monopolet. Pas luftës së parë botërore, ai këmbënguli që politika e jashtme të drejtohej nga vlerat morale dhe mbrojë demokracinë dhe vetëvendosjen kombëtare në Europë.
Megjithatë politikat e tij për afrikano-ameriaknët ishin reaksionare. Në vitin 1913, kur ai u bë president i Amerikës, ai trashëgoi një qeveri federale që punësoi shumë afrikano-amerikanë, disa punonin krah të bardhëve në pozicione menaxhimi të nivelit të mesëm. Nën administratën e tij, u rifutën vendet e punës dhe banjot të ndara sipas racës të cilat ishin zhdukur në fund të luftës civile. Menaxherët afrikano-amerikanë u ulën në pozitë. Kur një delegacion i afrikano-amerikanëve protestuan, ai u tha atyre se duhet ta marrin veçimin si një përfitim.
Emri i Wilson, është i mirënjohur në Princeton jo vetëm sepse ai është një nga ish-nxënësit e famshëm (dhe i vetmi që mori një Çmim Nobel për Paqen). Është gjithashtu, sepse përpara se të ishte president i SHBA, ai ishte president i Princeton dhe një përson që sipas Anne-Marie Slaughter, një ish dekan i Shkollës Wooddrow Wilson, “ndoshta bëri më shumë se kushdo tjetër për të transformuar [Princetonin] nga një vend i ruajtjes së zotërinjve në një universitet të madh kërkimi”.
Wilson është i famshëm globalisht për “Katërmbëdhjetë Pikat” që ai propozoi si bazë e një traktati të paqes në fund të luftës së parë botërore. Ai bëri thirrje për autonomi për njerëzit perandorive austro-hungareze dhe otomane, si dhe për një shtet polak të pavarur. Nuk shtë çudi që ekziston një shesh Wilson në Varshavë, që stacioni kryesor i trenit në Pragë ka emrin e tij dhe që ka rrugë me emrin Wilson në Pragë dhe Bratisllavë.
Mes të tjerash 14 pikat bënin thirrje për angazhime të hapura – pa traktate sekrete për komplot ndaj territorit të një vendi pas lufte – dhe për një pakësim të barrierave tregtare. Ndoshta më i rëndësishmi nga propozimet është ai për formimin e një “lidhje të përgjithshme kombesh… për qëllimin e përballimit të garancive të përbashkëta të pavarësisë politike dhe integritetit territorial për shtetet e mëdha dhe të vogla njëlloj”.
Kjo thirrje çoi në krijimin e Ligës së Kombeve, paraardhëse e Kombeve të Bashkuara, që nga 1920 deri në 1936 i kishte selitë në Palais Wilson në Gjenevë. Ndërtesa mban ende atë emër, dhe është sot selia e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB.
Historia është plot njerëz me të meta që bënë gjëra të mëdha. Në SHBA, mjafton të shohim etërit themelues që zotëronin skllevër dhe presidentët e hershëm si George Washington, Thomas Jefferson, dhe James Madison. Dikush mund të mendojë se ndryshe nga Wilson, ata të paktën nuk ishin më të këqij se standardet që prevalonin në kohën e tyre. Por mjafton kjo për të vazhduar përkujtimin e tyre?
Një bord shkolle në Nju Orlins mendoi që jo. Pas miratimit të një rezolute që deklaronte se asnjë shkollë nuk duhet të quhej si një skllavopronar, Shkolla Fillore George Washington mori emrin e një kirurgu afrikano-amerikan që luftoi për heqjen e dallimit në transfuzionin e gjakut. Duhet emri i kryeqytetit të vendit të merret në konsideratë gjithashtu?
Në librin e tij Politika e Fshehtë në Shtetet e Demokracisë Liberale, Ajume Wingo përshkruan se si “vellot politike” lustronin detajet historike të një sistemi, duke krijuar idealizim. E njëjta gjë ndodh edhe me liderët e mëdhenj – jo aq të mëdhenj- politik, që bëhen mjete simbolike për virtyte të rrënjosura nga qytetarët.
Teksa standardet tona morale ndryshojnë, megjithatë, karakteristikat e ndryshme të personit historik bëhen më të rëndësishme dhe simboli mund të zhvillojë një kuptim të ndryshëm. Kur emri i Wilson u shtua në Shkollën Publike të Princeton në vitin 1948, xhiroja e famshme me autobus e Rosa Parks ishte ende shtatë vite larg dhe veçimi në Amerikën Jugore nuk është ende sfidë serioze. Tani është e pamendueshme. Racizmi i Wilson kështu u bë më i spikatur dhe ai reshti së përfaqësuari vlerat që janë të rëndësishme për Universitetin Princeton sot.
Kontributet e Wilson në universitet, SHBA dhe në botë nuk mund të fshihen nga historia. Ato duhet në fakt të njihet si një mjet që krijon një bisedë me nuanca rreth vlerave në ndryshim dhe përfshin si arritjet e tij pozitive dhe kontributet e tij ndaj politikave dhe praktikave raciste të Amerikës.
Në Princeston, një rezultat nga kjo bisedë duhet të jetë edukimi i studentëve dhe fakultetit që përndryshe nuk do të ishte në dijeni të kompleksitetit të një figure të rëndësishme në historinë e universitetit. (Unë personalisht kam përfituar: kam dhënë mësim në Princeton për 16 vite dhe kam admiruar disa nga pozicionet e Wilson në politikën e jashtme për shumë kohë; por ia kam borxh racizmit të Wilson BJL. Rezultati i bisedës është që ne duhet të kemi është njohja më e mirë e lidhjes së emrit të Wilson me një kolegj ose shkollë që përçon një mesazh i cili nuk përfaqëson vlerat për të cilat institucioni lufton.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Should We Honor Racists?