AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kandidatët presidencialë amerikanë përballë botës

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati presidencial republikan senatori Ted Cruz gjatë një takimi të fushatës së tij zgjedhore më 22 dhjetor 2015 në Tenesi. Foto: BETA/(Adam Lau/Knoxville Neës Sentinel via AP)

Kandidatët e garës presidenciale në SHBA po e drejtojnë vëmendjen nga politika e jashtme pas kërcënimit terrorist, megjithatë ata duhet të bëjnë më shumë se thjesht të sigurojnë njerëzit për mbrojtje gjatë mandatit të tyre. Çështjet e brendshme dhe marrëdhëniet delikate diplomatike duhet të marrin vëmendjen e merituar.

Kandidati presidencial republikan senatori Ted Cruz gjatë një takimi të fushatës së tij zgjedhore më 22 dhjetor 2015 në Tenesi. Foto: BETA/(Adam Lau/Knoxville Neës Sentinel via AP)
Kandidati presidencial republikan senatori Ted Cruz gjatë një takimi të fushatës së tij zgjedhore më 22 dhjetor 2015 në Tenesi. Foto: BETA/(Adam Lau/Knoxville Neës Sentinel via AP)

Në maratonën politike ndryshe të njohur si një fushatë presidenciale amerikane, politika e jashtme shpesh përdoret si një tregues i ‘fortësisë’ së një kandidati. Përkundrazi shpesh kandidatët i drejtohen çështjeve të brendshme në mënyra që synojnë të tregojnë mjeshtëri detajesh (ndonjëherë edhe duke shpalosur ndonjë draft program që është thuajse e sigurt se do të harrohet pas fitores).

Fokusi në të tilla çështje të nxehta nga kandidatët presidencialë mund të ofrojë disa të dhëna për diturinë e tyre të përbotshme. Por ideja është të komunikohet përgjigjja e kandidatit/es në lidhje me amerikanët e shtresës së mesme, që do të thotë se politika e jashtme zakonisht nuk zë vend parësor në fushatat presidenciale.

Këtë vit, megjithatë, politika e jashtme është përparësi dhe qendrore. Çështjet me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara – trazira në Siri dhe Lindjen e Mesme, këmbëngulja ushtarake ruse dhe zhvillimi i Kinës si partner ekonomik (dhe mjedisor) dhe sfidues strategjik – janë thjesht shumë të rëndësishme për t’u shpërfillur. Dhe megjithatë, ndërsa kjo sugjeron se kandidatët duhet të shfaqin mjeshtëri politike dhe madje aftësi lidershipi, ata në vend të kësaj thjesht po i sigurojnë votuesit se “do të na mbajnë të sigurt”, sikur kjo të ishte ndonjë gjë e dobishme për mënyrën si të mbijetohet dhe të ketë begati në botën e sotme.

Politika e jashtme amerikane tradicionalisht është lëkundur midis pushtimit dhe izolimit. Sot, është shumë më e komplikuar se aq. Teksa kërcënimi ndaj SHBA bëhet më i qartë me çdo sulm terrorist, ata që duan izolimin bëhen pushtues më të zjarrtë. Por dëshira e tyre për pushtim priret të jetë e njëanshme. Thënë ndryshe, njëanësia është ndërkombëtarizimi i izolacionistëve.

Shumë nga ajo që dëgjojmë prej kandidatëve përputhet me këtë kornizë. Një mënyrë transaksionale e mendimit, në të cilën problemet diskrete duhen zgjidhur menjëherë (dhe shpesh me aplikim masiv të forcës ushtarake) që nxjerr në pah pjesën e vështirë të punës së një politike të jashtme të suksesshme.  Për shembull, nuk fshihet më shumë se një kuptim i vakët pas thirrjeve të senatorit Ted Cruz për “bombardim qilim” të territoreve të Irakut dhe Sirisë mbajtur nga Shteti Islamik si një nevojë për të asgjësuar të keqen.

ISIS është në fakt një e keqe, një kërcënim për mirëqenien e kujtdo. Por votuesit amerikanë (dhe mbarë bota) kanë nevojë për një shenjë që kandidatët presidencialë mund të shpjegojë si e keqja u formua dhe çfarë duhet bërë për të siguruar se nuk do të rishfaqet gjetkë. Një shfaqje e diturisë dhe mençurisë mund të sigurojë votuesit se një kandidat ka një qasje dhe një mënyrë mendimi që përfshin më shumë se thjesht trajtim të simptomave.

Për shembull, a beson një kandidat se aleancat janë të rëndësishme për mirëqenien e Amerikës? Ata me siguri kanë qenë që prej fundit të luftës së dytë botërore; por në debatet e tyre televizive përballë dhe në shfaqjet në fushata, kandidatët duket se kanë pak vlerësim për rolin e marrëveshjeve të institucionalizuara të sigurisë (jo më ligjit ndërkombëtar) gjatë 70 vitet e fundit.

Amerikanët kuptojnë gjithnjë e më shumë se përballja me problemet dhe sfidat vendase përfshin shkëmbime të dhimbshme. Kur vjen puna për problemet dhe sfidat e jashtme, çdo pranim se SHBA nuk mund të marrë gjithnjë atë që dëshiron portretizohet si shenjë dobësie në mbrojtjen e lirisë apo sigurisë së amerikanëve. Donald Trump e ka çuar këtë qasje në një ekstrem të ri – dh ka dalë në krye të fushës republikane.

Premtimi i Trump për ta “bërë Amerikën madhështore sërish”  prezumon atë që nuk është e vërtetë. Në fakt, Amerika tashmë është madhështore dhe ka qenë edhe në shekullin e shkuar. Sfida, që slogani i Trump nuk mbulon është të mbahet madhështore dhe të lundrohet në një panoramë komplekse ndërkombëtare në një mënyrë që miqtë të mos dyshojnë në madhështinë dhe kundërshtarët të mos e sfidojnë atë.

Një politikë e jashtme e qëndrueshme nuk mund të jetë gjithçka për të gjithë dhe kandidatët presidencialë duhet të jenë më të qartë me votuesit rreth kësaj. Arti i qeverisjes së suksesshme kërkon bërjen e zgjedhjeve të mira dhe sigurimin se politikat të sjellin pasojat e synuara.

Për të gjitha kritikat ndaj presidentit Barack Obama (veçanërisht sugjerimi që ai vazhdon të hezitojë kur SHBA duhet të pushtojë), mbi shumë çështje ai ka treguar konsistencë të rëndësisë së kuptimit të shkëmbimeve – rreziqeve dhe mundësive – implikuar nga një politikë në veçanti apo një drejtim veprimi. Sigurisht, nuk ka si eksperienca gjatë punës; megjithatë votuesit duhet të dëgjojnë më shumë se slogane të lodhura dhe sharje politike për të bërë një zgjedhje të informuar në nëntor 2016.

Fushata zgjedhore do të nxehet në një kohë kur SHBA po përballet me një seri problemesh. Si duhet t’i qaset Kinës në lidhje me Detin Jugor të Kinës? Do të qëndrojë përgjithmonë aneksimi i Krimesë nga Rusia? Si mund të përgjigjet Amerikan me vendosmëri ndaj agresionit rus pa braktisur projektin afatgjatë të afrimit të saj më afër perëndimit? Ka një alternativë ndaj dërgimit të trupave në Lindjen e Mesme?

Ka shumë pyetje të tilla që publiku amerikan duhet t’i marrë në konsideratë përpara se të vendosë për një kandidat. Mirë ose keq, nëse do ta kenë ata mundësinë ta bëjnë këtë me seriozitetin që meritojnë çështjet, kjo do të varet shumë nga vetë kandidatët.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. America’s Presidential Candidates Against the World

Etiketa: AmerikaBarack ObamaDonald TrumpfushataFushata ZgjedhoreISISkandidatëtmbrojtjeProject SyndicatePunaPunëpushtimrepublikaneRusiaSHBAShtetet e BashkuaraShteti IslamikSiriSulmTerroristtraziraTrumpvotuesitzgjedhje
Tjetri
Maqedoni: Kumanova testoi marrëdhëniet etnike në vend

Maqedoni: Kumanova testoi marrëdhëniet etnike në vend

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.