AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Gjeo-ekonomiksi i ri

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Amerikan Barack Obama | Foto nga :AP

Viti që kaloi ishte një vit i rëndësishëm për ekonominë globale. Jo vetëm që performanca e përgjithshme ishte zhgënjyese, por ndryshime të thella – si për mirë dhe për keq – ndodhën në sistemin ekonomik global.

Më i dukshmi ishte marrëveshja klimatike e Parisit muajin e shkuar. Në vetvete, marrëveshja është larg nga të qenët e mjaftueshme për të kufizuar rritjen e ngrohjes globale për të mbajtur synimin nën 2 gradë celsius mbi nivelin pre-industrial. Por kjo i tregoi kujtdo se: bota po lëviz, pashmangshmërisht, drejt një ekonomie të gjelbër. Një ditë jo shumë larg, karburantet fosile do të jenë një gjë e së shkuarës. Ndaj kushdo që investon në qymyr tani e bën këtë duke e marrë vetë parasysh rrezikun. Me më shumë investime të gjelbra që po vijnë në plan të parë, ata që i financojnë ato, sipas shpresës sonë, do të kundërbalancojnë  lobimin e fuqishëm nga industria e qymyrit, që është gati të rrezikojë botën për përparimin e interesave të tij dritëshkurtër.

Largimi nga një industri e përqendruar te karboni, ku interesat e qymyrit, gazit dhe naftës shpesh dominojnë, është vetëm një nga disa ndryshime të rëndësishme në rendin global të gjeo-ekonomisë. Shumë ndryshime të tjera janë të paevitueshme, duke marrë parasysh rritjen e pjesës kineze të prodhimit dhe kërkesës globale. Banka e Re e Zhvillimit, krijuar nga BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) u lançua gjatë vitit, duke u bërë i pari institucion i financiar ndërkombëtar i madh drejtuar nga vendet në zhvillim. Dhe pavarësisht rezistencës së presidentit amerikan Barack Obama, Banka Aziatike e Investimit në Infrastrukturë drejtuar nga Kina, u krijua gjithashtu dhe fillon nga veprimtaria këtë muaj.

SHBA veproi me mençuri të madhe kur ishte fjala për valutën kineze. Nuk e pengoi hyrjen e renminbit në koshin e valutave që përbëjnë asetet rezervë të Fondit Monetar Ndërkombëtar si Të Drejtat Speciale të Tërheqjes (SDR). Në kontrast me këtë, një gjysmë dekade pasi administrata e presidentit Obama ra dakord për ndryshime modeste në të drejtën e votimit të Kinës dhe tregjeve të tjera në zhvillim në FMN – një kuadër të realitetit të ri ekonomik – Kongresi Amerikan miratoi së fundmi reformat.

Vendimet më kontraversale gjeo-ekonomike vitin e shkuar lidhen me tregtinë. Pothuajse i padukshmë pas vitesh bisedimesh josistematike, Raundi i Zhvillimit i Dohas, të Organizatës Botërore të Tregtisë – iniciuar për korrigjimin e imbalancave në marrëveshjet e mëparshme të tregtisë që favorizonin vendet e zhvilluara – mori fund në heshtje. Hipokrizia e Amerikës – mbrojtja e tregtisë së lirë por refuzimi i braktisjes së subvencioneve mbi pambukun dhe komoditete të tjera bujqësore – ka sjellë një pengesë të pakapërcyeshme në negocimet Doha. Në lidhje me bisedimet globale të tregtisë, SHBA dhe Europa kanë mbajtur një strategji përça e sundo, bazuar në mbivendosjen e blloqeve dhe marrëveshjeve tregtare.

Si rezultat, ai që kishte si synim të ishte një regjim  global i tregtisë së lirë i hapi rrugën një regjimi të vrazhdë të tregtisë së menaxhuar. Tregtimi në shumicën e rajoneve të Paqësorit dhe Atlantikut do të qeveriset nga marrëveshjet, mijëra faqe të gjata dhe të mbushura me rregullat komplekse të origjinës që i dalin kundër parimeve bazë të eficencës dhe lëvizjes së lirë të mallrave.

SHBA kreu negociata sekrete mbi atë që mund të rezultojë marrëveshja më e keqe tregtare në dedaka, i ashtuquajturi Partneriteti i Trans-Paqësorit (TPP) dhe tani përballet me një betejë të tatëpjetë për ratifikim, teksa të gjithë kandidatët presidencialë kryesorë të demokratëve dhe shumë prej republikanëve janë shprehur kundër tij. Problemi nuk është te parashikimet e marrëveshjes së tregtisë, por te kapitulli i “investimit”, që kufizon shumë rregullimet shëndetësore dhe të sigurisë dhe madje rregullimet financiare me pasoja të rëndësishme makroekonomike.

Në veçanti, kapitulli i jep investitorëve të huaj të drejtën të padisin qeveritë në gjykata ndërkombëtare private kur ato besojnë se rregullat e tyre ndërhyjnë me kushtet e TPP (përshkruar në më shumë se 6000 faqe). Në të shkuarën, gjykata të tilla kanë interpretuar kërkesën që investitorët e huaj të marrin trajtim “të drejtë dhe të barabartë”, si bazë për të hedhur poshtë rregullat e reja të qeverisë – edhe nëse ato nuk janë anti-diskriminuese dhe janë miratuar thjesht për të mbrojtur qytetarët nga rreziqet e reja të zbuluara së fundmi.

Ndërsa gjuha është e ngatërruar – dhënia e dorës së lirë ndaj padive të korporatave të fuqishme kundër qeverive të keqfinancuara – aq sa edhe rregullat e mbrojtjes së planetit nga çlirimet e gazeve serrë janë të dobëta. Të vetmet rregulla që shfaqen të sigurta janë ato që përfshijnë cigaret (paditë e ngritura kundër Uruguajit dhe Australisë për kërkimin e etiketimit modest rreth dëmeve shëndetësore ka tërhequr shumë vëmendje negative). Por mbetet një seri pyetjesh rreth mundësisë së padive në zona të tjera të pafundme.

Për më tepër, një parashikim i “kombit më të favorizuar” i siguron korporatave të drejtën për të pretenduar trajtimin më të mirë të ofruar në çdo traktat të vendit mikpritës. Kjo krijon një përkeqësim të standardeve – pikërisht e kundërta e asaj që presidenti amerikan Barack Obama ka premtuar.

Edhe mënyra se si Obama argumentoi marrëveshjen e re të tregtisë tregoi sa jashtë kontaktit me ekonominë globale në zhvillim është administrata e tij. Ai përsëriti se TPP do të përcaktonte cila – Amerikan apo Kina – do të shkruanin rregullat e tretisë së shekullit 21. Qasja e duhur është të arrihet një grup rregullash, ku të gjitha zërat të dëgjohen dhe të bëhet në një mënyrë transparente. Obama ka kërkuar të përjetësojë biznesin si zakonisht, ku rregullat e qeverisjes së tregtisë dhe investimit global shkruhen nga korporata amerikane për korporata amerikane. Kjo do të ishte e papranueshme për këdo që mbështet parimet demokratike.

Ata që kërkon integrim më të afërt ekonomik kanë një përgjegjësi speciale për të qenë mbrojtës të fuqishëm të reformave të qeverisjes globale: nëse autoriteti mbi politikat e brendshme cenohet nga organet suprakombëtare, atëherë hartimi, zbatimi dhe detyrimi i rregullave dhe rregullimeve duhet të jetë veçanërisht i ndjeshëm ndaj shqetësimeve demokratike. Për fat të keq kjo nuk ishte gjithnjë e marrë parasysh në vitin 2015.

Në vitin 2016, ne shpresojmë për rrëzimin e TPP dhe fillimin e një epoke të re të marrëveshjeve të tregtisë që nuk nderojnë të fuqishmin dhe ndëshkojnë të dobëtin. Marrëveshja klimatike e Parisit mund të jetë një shenjë paralajmëruese e shpirtit dhe mentalitetit të nevojshëm për të ruajtur bashkëpunimin e pastër global.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The New Geo-Economics

Etiketa: AdministrataAfrikaAfrika e JugutBarack ObamaBraziliekonomiksiEuropaFMNGjykataIndiainvestimekandidatëtKarburantetKinaKrijonMarrëveshjaMbrojtjanegociatapasojaProject SyndicateqymyrRefuzimiRusiaSHSHBATPPVendimetzhvillim
Tjetri
I dehur në detyrë; arrestohet oficeri i policisë

I dehur në detyrë; arrestohet oficeri i policisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.