AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kërcënimi britanik ndaj sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar

Jacek RostowskingaJacek Rostowski
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Britanisë David Cameron duke folur në Lindje të Londrës më 4 janar 2016, në një ceremoni për ndërtimin e shtëpive sociale. Ai deklaroi se ministrat e kabinetit të tij do të jenë të lirë të zgjedhin nëse duan të bëjnë fushatë pro apo kundër anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian në referendumin e pritshëm për anëtarësim. Foto: AP

Kryeministri i Britanisë David Cameron më në fund ka ngritur argumentin më bindës për vijimin e anëtarësisë së vendit të tij në Bashkimin Europian: Siguria. Nëse do të rezultojë që ky argument po jepet tepër vonë për të bindur votuesit britanikë për të zgjedhur BE-në në një referendum që pritet të zhvillohet për këtë çështje, Cameron ka gjasa që do të shihet si Neville Chamberlain i gjeneratës së tij

Kryeministri i Britanisë David Cameron duke folur në Lindje të Londrës më 4 janar 2016, në një ceremoni për ndërtimin e shtëpive sociale. Ai deklaroi se ministrat e kabinetit të tij do të jenë të lirë të zgjedhin nëse duan të bëjnë fushatë pro apo kundër anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian në referendumin e pritshëm për anëtarësim. Foto: AP
Kryeministri i Britanisë David Cameron duke folur në Lindje të Londrës më 4 janar 2016, në një ceremoni për ndërtimin e shtëpive sociale. Ai deklaroi se ministrat e kabinetit të tij do të jenë të lirë të zgjedhin nëse duan të bëjnë fushatë pro apo kundër anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian në referendumin e pritshëm për anëtarësim. Foto: AP

Kryeministri i Britanisë David Cameron së fundmi ka filluar të flasë mbi rëndësinë e anëtarësimit në Bashkimin Europian për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ky është ndoshta argumenti më bindës për të qëndruar në BE, nga argumentet që Cameron mund t’i japë votuesve britanikë para referendumit ku do të vendoset nëse Mbretëria e Bashkuar duhet të tërhiqet apo jo nga anëtarësia. Por a po e jep Cameron këtë argument tepër vonë, pasi ai vetë premtoi zhvillimin e referendumit para fundit të vitit 2017?

Shumë pretendojnë që, për shkak se NATO garanton mbrojtjen e Britanisë së Madhe, një dalje e Britanisë nga BE-ja, (e njohur si Brexit) nuk do të cënojë sigurinë e vendit. Por siguria dhe mbrojtja nuk janë ekzaktësisht e njëjta gjë. E vërtetë, siguria nënkupton pritshmërinë që një vend nuk do të duhet të mbështetet te aleancat e veta të mbrojtjes – dhe kjo është ajo që ofrohet nga anëtarësia në BE, siç funksionon aktualisht kjo anëtarësi.

Mes Luftës së Parë Botërore dhe të Dytë, mbrojtja e Amerikës nuk varej nga anëtarësia në Lidhjen e Kombeve. Por vendimi i këtij vendi për të mos u bashkuar me Lidhjen e Kombeve – bazuar në argumentin e mbrojtjes së sovranitetit, shumë i ngjashëm ky me argumentet që po përdoren për të mbështetur idenë e Brexit – bëri që Lidhja të shkatërrohej, duke dobësuar rëndë sigurinë e SHBA-së.

Sot, Mbretëria e Bashkuar gëzon një nivel të paprecedent sigurie. Pavarësisht destabilitetit dhe dhunës në vende si Ukraina dhe Siria, Mbretëria e Bashkuar ku përballet as me kërcënimin më të vogël strategjik. Dhe anëtarësimi në BE virtualisht garanton bashkëpunimin kundër kërcënimeve taktike të Shtetit Islamik.

Por dalja e Britanisë nga BE-ja mund të vërë në lëvizje një kaskadë ngjarjesh të cilat mund të minojnë shumë këtë siguri. Partitë euroskeptike dhe nacionaliste, pa përmendur disa forca në ekstremin e majtë, do të fuqizohen pas kësaj në të gjithë BE-në. Dhe ndërsa askush nuk mund të dyshojë kredencialet pro-Perëndimore dhe demokratike të shumicës së euroskeptikëve britanikë (megjithëse dikush mund të dyshojë mençurinë dhe të menduarit strategjik të tyre), e njëjta gjë nuk mund të thuhet për shumë nga euroskeptikët që gjenden në kontinent.

Mendoni Marine Le Pen të partisë Fronti Kombëtar i të djathtës ekstreme të Francës, parti që mund të ngjitet në fitore në zgjedhjet presidenciale i shtyrë pikërisht nga rezultati i referendumit britanik. Le Pen, popullariteti i së cilës është ushqyer më së shumti nga pakënaqësitë e krijuara nga rritja e ndikimit të Gjermanisë, është hapur armiqësore ndaj euros dhe BE-së. Me Le Pen në fuqi, një vend i madh anëtar i BE-së dhe NATO-s do të fillojë të ndjekë një politikë të jashtme thellësisht anti-Perëndimore. Mbrojtja nga ana e saj e agresionit të Rusisë në Ukrainë, psh, sugjeron se ajo mund të bllokojë çfarëdolloj forme rezistence ndaj aventurizmit të Presidentit Vladimir Putin, i cili po kërcënon krahun lindor të NATO-s.

Me apo pa Le Pen, Brexit mund të shkaktojë një “fluturim drejt nacionalizmit” nëpër të gjithë Europën, pasi vendet do të reagojnë ndaj rritjes së shovinizmit mes fqinjëve të tyre duke zgjedhur nacionalistë vendës. Konfliktet politike pas kësaj do të intensifikohen dhe do të bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u zgjidhur, me kthimin e armiqësive të ndërsjellta kombëtare, të cilat nuk janë parë në Europë që nga viti 1945, duke e vënë BE-në në një krizë ekzistenciale nga e cila do të jetë e vështirë të ringrihet.

Në fakt, forca të tilla janë sakaq në rritje. Tendenca ka filluar, disi në mënyrë të papritur, në Europën Perëndimore dhe po zhvendoset në lindje. Deri tani, efekti i nacionalizmit ka qenë më i fuqishëm brenda vendeve, në vende të tilla si Skocia dhe Katalonia dhe nuk është shfaqur ende midis vendeve.

Por, për shkak të Brexit, kjo mund të ndryshojë me shpejtësi, ku vendet mund të vihen kundër njëra-tjetrës në mbrojtje të interesave të tyre të perceptuara. Përveç kësaj, siç vërejnë shumë vëzhgues (përfshirë sekretarin e parë të jashtëm të Cameron, William Hague), Brexit mund të fuqizojë jashtëzakonisht shumë nacionalizmin skocez; shpërbërja e Mbretërisë së Bashkuar do të dobësojë edhe më tej sigurinë e Britanisë.

Përtej Europës, Brexit mund të largojë Mbretërinë e Bashkuar nga Shtetet e Bashkuara, ku presidentët nga të dyja partitë e mëdha, duke filluar nga

Dwight D. Eisenhower (i cili ka shërbyer gjithashtu si Komandanti i parë Suprem i NATO-s,) kanë shtyrë për integrimin Europian. Duke goditur një interes kaq themelor të Amerikës, Britania ka gjasa do të minojë atë që mbetet nga “marrëdhënia speciale” dypalëshe që qeveritë e Britanisë kanë kultivuar me SHBA-të që nga koha kur qe kryeministër Winston Churchill.

Për rrjedhojë, vështirë se ka ndonjë dimension të sigurisë së Britanisë që nuk do të dëmtohet rëndë nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian. Dikush mund të shpresojë se në këtë pikë, çështja e sigurisë do të marrë vëmendjen që meriton tani që jemi ende në kohë për të ndikuar mbi rezultatin e referendumit.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBrexitChurchillDavid CameronDhunëfitoreMarine Le PenMbretëria e BashkuarMbrojtjambrojtjeNATOParapresidentPutinReferendumSHSHBAShtetet e BashkuaraSiguriaSiriaUkrainaVendimiVladimir PutinvotuesitWinston ChurchillZgjedhjet
Tjetri
Arbitrazhi me Rapiskan, zyra e Cherie Blair merr 495 mijë euro nga Shqipëria

Këshillat ligjore të Znj. Blair i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.