AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Skavica e vogël, qeveria jep shpjegimet e para publike

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Artikull kryesor Energija, Energjia, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit. Burimi: Ministria e Energjisë

Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dha sot shpjegimet e para publike për skemat që po shqyrtohen aktualisht për ndërtimin e hidrocentraleve në pjesën e sipërme të Lumit Drin, por qëndroi i heshtur për arsyet se pse qeveria i dha një bonus për koncesion të pakërkuar një kompani turke, pavarësisht se mundësia për hidrocentral qe identifikuar më herët nga vetë qeveria.

SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit të Zi sipas variantit 2. Burimi: Ministria e Energjisë
SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit të Zi sipas variantit 2. Burimi: Ministria e Energjisë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri shpjegoi sot (4 shkurt) detajet e planeve për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e sipërme të Lumit Drin ndërsa nuk dha shpjegime se pse qeveria vendosi të japë një koncesion të pakërkuar për ndërtimin e një hidrocentrali, i cili, logjikisht do të duhej të jepej me koncesion të kërkuar dhe pa bonus.

Duke folur para përfaqësuesve të institucioneve donatore, Gjiknuri shpjegoi se një studim i paguar nga qeveria shqiptare dhe i kryer nga një kompani franceze ofron tre variante të shfrytëzimit të kaskadës së Drinit nga pika e hyrjes së lumit Drini i Zi në territorin e Republikës së Shqipërisë deri te hidrocentrali aktual i Fierzës.

Studimi i shumëpërfolur qe kryer nga kompania Sogrea në vitin 2009, kur qeveria shqiptare nuk arriti të gjejë kompani të interesuara për ndërtimin e hidrocentralit me koncesion dhe mendoi përkohësisht të planifikojë ndërtimin me fonde të qeverisë dhe të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.

Varianti i parë i skemës së shfrytëzimit parashikon një hidrocentral të vetëm me emrin Skavica në kuotën 441 metra mbi nivelin e detit, projekt që duket i ngjashëm me projektin fillestar të viteve 1970. Në këtë rast, një sipërfaqe e gjerë prej 5,861 hektarësh (rreth 58 kilometrash katrore) do të përmbyseshin nga liqeni i ri që do të krijohej nga diga ndërsa shumë fshatra me rreth 10 mijë banorë do të duhej të shpërnguleshin. Në këtë rast, hidrocentrali do të kushtonte 662 milionë euro dhe do të prodhonte 768 milionë kWh.

Gjiknuri deklaroi për herë të parë sot se qeveria ka vendosur të mos e përdorë këtë variant për shkak të kostove të stërmëdha shoqërore që do të kishte hidrocentrali, përfshirë zhvendosjen e një numri të madh banorësh.

Qeveria nuk ka vendosur ende nëse do të zbatojë variantin dy apo variantin tre, por Gjiknuri sugjeroi se koncesioni i pakërkuar i dhënë pak javë më parë në kushtet e mungesës totale të transparencës dhe me vendim ligjor të dyshimtë, nuk prish punë.

Sipas Gjiknurit, varianti i dytë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: një hec në kuotën 445 metra mbi nivelin e detit të quajtur Katund i Ri dhe një hidrocentral tjetër me emrin Skavica, i cili do të jetë më i vogël se sa planet fillestare, në kuotën 395 metra mbi nivelin e detit. Varianti i dytë kërkon zhvendosjen e rreth 1600 banorëve të zonës dhe përmbytjen e rreth 2300 hektarëve tokë. Investimi i kërkuar për të dyja hidrocentralet vlerësohet në rreth 348 milionë euro dhe prodhimi vjetor në rreth 649 milionë kWh.

Varianti i tretë parashikon njësoj si varianti i dytë, ndërtimin e hidrocentralit Katund i Ri në kuotën 445 metra si dhe një Skavicë akoma më të vogël në kuotën 385 metra. Në këtë variant, numri i popullsisë së zhvendosur bie në 800 vetë ndërsa sipërfaqja e tokës së përmbytur reduktohet në 1788 hektarë. Investimi i kërkuar vlerësohet në 314 milionë euro ndërsa prodhimi vjetor parashikohet në 673 milionë kWh.

Nuk kishte nevojë për bonus

SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit të Zi sipas variantit 1. Burimi: Ministria e Energjisë
SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit të Zi sipas variantit 1. Burimi: Ministria e Energjisë

Qeveria shqiptare i ka akorduar më 23 dhjetor 2015 një bashkimi kompanish turke, “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”, një bonus në masën 8 pikë për ndërtimin e një koncesioni të quajtur Katundi i Ri sipas një “propozimi të pakërkuar”. Vendimi i qeverisë nuk u publikua në faqen e saj zyrtare kryeministria.al, bashkë me vendimet e tjera të marra në të njëjtën mbledhje, një praktikë tashmë e njohur kjo e publikimit selektiv të vendimeve të qeverisë, duke fshehur ato vendime që mbartin potencial për debat publik. Nga ana tjetër, përdorimi i formës së “propozimit të pakërkuar” është së paku i debatueshëm, pasi kjo është një formë koncesioni që përdoret për asete të paidentifikuara nga qeveria që i ka nën pronësi, gjë që nuk është rasti aktual, pasi mundësia e ndërtimit të Hidrocentralit Katund i Ri rezulton se është identifikuar nga qeveria përmes një studimi të kryer me paratë e taksapaguesve gjashtë vjet më parë.

Gjiknuri nuk shpjegoi se pse qeveria aktuale vendosi të përdorë këtë formë koncesioni, në vend të formës tjetër të “propozimit të kërkuar”, i cili nënkupton garë të barabartë mes pjesëmarrësve.

Mbetet gjithashtu e paqartë se me çfarë arsyetimi, qeveria i ka dhënë një bonus një kompanie private, e cila nuk duket të ketë bërë ndonjë punë për ta merituar bonusin.

Pajisja e kësaj kompanie me bonus prej 8 për qind dukshëm ndikon në rezultatin final të tenderit që pritet të zhvillohet për këtë çështje si dhe indirekt të pakësojë përfitimet e publikut nga ky partneritet publik-privat, në favor të privatit.

Aktualisht, ministria e Energjisë si dhe kryeministri Edi Rama, janë përpjekur të mbrojnë vendimin e tyre me argumentimin që qeveria paraardhëse ka “dhënë më shumë koncesione se sa kjo e sotmja”, argument që nuk duket shumë bindës.

Gjiknuri sugjeroi gjithashtu që pasi kompania turke të marrë koncesionin për Katundin e Ri, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të mendojë për ndërtimin me fondet e saja të hidrocentralit të Skavicës.

Investim i rekuperueshëm për dhjetë vjet

Ndarja e kaskadës në dy pjesë, ku pjesa më e lehtë i jepet një kompanie private ndërsa pjesa më e vështirë, i jepet KESH, është një çështje e diskutueshme. Sipas të dhënave të publikuara nga Gjiknuri, Katundi i Ri do të jetë një hidrocentral relativisht i lehtë për t’u ndërtuar, me kosto totale prej më pak se 100 milionë euro dhe me zhvendosjen e rreth 150 banorëve. Por hidrocentrali i ri do të prodhojë rreth 206 milionë kWh, të cilat kanë aktualisht vlerë tregtare prej 10 milionë eurosh në vit nëse merret për referencë çmimi aktual i importit prej 50 euro për MWh. Në rast se nuk do të ketë tejkalim kostosh nga parashikimi, investimi do të mund të rikuperohet brenda dhjetë vjetësh, ndërsa koncesioni ka afat 35 vjeçar.

Situata është pak më e komplikuar për hidrocentralin që i bie të ndërtohet nga KESH. Sipas variantit të dytë, investimi i kërkuar arrin në 248 milionë euro ndërsa prodhimi mesatar vjetor i planifikuar do të jetë 488 milionë kWh me vlerë aktuale tregtare prej rreth 25 milionë eurosh në vit. Edhe në këtë rast, investimi fillestar do të mund të rikuperohet brenda dhjetë vjetësh, por KESH-it do t’i duhet të zhvendosë rreth 1,500 banorë të zonës, të cilët do të duhet të marrin kompensim për shtëpitë dhe pronat e veta.

Ndërtimi i digave në pjesën e sipërme të kaskadës së Drinit do të shërbejë jo vetëm për prodhimin e energjisë në këto hidrocentrale, por edhe për rritjen e kapaciteteve ujëmbledhëse të të gjithë kaskadës së Drinit, gjë që do të sjellë në mënyrë indirekte, rritje të prodhimit vjetor në hidrocentralet e tjera të kaskadës, Fierzë, Koman, Vau i Dejës dhe Ashtë.

Këto janë edhe hidrocentralet e fundit të këtyre përmasave që pritet të zhvillohen në Shqipëri.

Aktualisht, një tjetër hidrocentral i madh, ai mbi lumin Devoll, është duke u ndërtuar. Kaskada e Devollit do të ketë dy hidrocentrale, Banjë dhe Moglicë dhe pritet të sjellë prodhim vjetor prej 729 milionë kWh.

Hidrocentralet e tjera të konceptuara për t’u ndërtuar mbi lumin Vjosa, kanë vetëm një hidrocentral me përmasa të ngjashme: HEC Dragot vlerësohet se mund të prodhojë 500 milionë kWh në vit.

Në total, përfundimi i hidrocentralit të Devollit do të sjellë reduktim të një pjese të importeve vjetore të energjisë ndërsa Shqipëria do të mbetet importues neto edhe në rast se Skavica përfundon së ndërtuari.

SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit. Burimi: Ministria e Energjisë
SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit. Burimi: Ministria e Energjisë
Etiketa: BanorëDamian GjiknuriDevolldigaDrini i ZiEdi RamaEuroFinalFondeHECHidrocentraletKESHkompensimKoncesionKoncesioniKorporata Elektroenergjetike ShqiptarekostoKryeministri Edi RamaKryeministriaMASMbledhjeParaprodhimQeveriaQeveria shqiptareRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSkavicaSkavicësvariantVendimVendimetVendimiVjosa
Tjetri
Bashkia “konsultohet” për parkingjet pasi e ka marrë vendimin e koncesionit

Bashkia “konsultohet” për parkingjet pasi e ka marrë vendimin e koncesionit

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.