AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mbyllja e mentalitetit akademik

Chris PattenngaChris Patten
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në këtë fotot të 3 dhjetorit 2015, një grua ecën krah Shkollës Woodrow Wilson për Marrëdhëniet Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Princeton. Universiteti prestigjioz ka filluar një ekzaminim akademik për trashëgiminë e ish-studentit të universitetit dhe ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, si pjesë e një marrëveshjeje me studentët që organizuan një protestë kundër pikëpamjeve të tij raciste dhe ndarjes racore. Foto: BETA/AP/Mel Evans.

Refuzimi i disa studentëve për të hapur një debat mbi tema që për ta janë ofenduese, mund të jetë një cenim i ekzagjeruar i lirisë së fjalës në universitetet perëndimore, ndërsa shumë të tilla në Kinë dhe Hong Kong po luftojnë të ruajnë lirinë e shprehjes nga sulmi i qeverive autoritare.

Në këtë fotot të 3 dhjetorit 2015, një grua ecën krah Shkollës Woodrow Wilson për Marrëdhëniet Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Princeton. Universiteti prestigjioz ka filluar një ekzaminim akademik për trashëgiminë e ish-studentit të universitetit dhe ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, si pjesë e një marrëveshjeje me studentët që organizuan një protestë kundër pikëpamjeve të tij raciste dhe ndarjes racore. Foto: BETA/AP/Mel Evans.
Në këtë fotot të 3 dhjetorit 2015, një grua ecën krah Shkollës Woodrow Wilson për Marrëdhëniet Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Princeton. Universiteti prestigjioz ka filluar një ekzaminim akademik për trashëgiminë e ish-studentit të universitetit dhe ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, si pjesë e një marrëveshjeje me studentët që organizuan një protestë kundër pikëpamjeve të tij raciste dhe ndarjes racore. Foto: BETA/AP/Mel Evans.

Do të vija bast se kam qenë këshilltar i më shumë universiteteve se kushdo person tjetër i gjallë sot. Kjo pjesërisht sepse kur isha Guvernator i Hong Kongut, u bëra këshilltar i çdo universiteti në qytet. Kundërshtova duke thënë se do të ishte më mirë që universitetet t’i zgjedhin vetë krerët e tyre konstitucionalë. Por universitetet nuk më lejuan të hiqja dorë. Ndaj për pesë vite shijova eksperiencën e dhënies së dhjetëra mijëra studentëve diplomat e tyre dhe pashë se ç’kuptim kishte ky rit për ta dhe familjet e tyre.

Kur u ktheva në Britani në 1997, më kërkuan të bëhesha Këshilltar i Universitetit Newcastle. Pastaj në vitin 2003, u zgjodha si këshilltar i të diplomuarve në Universitetin e Oksfordit, një prej institucioneve më madhështore në botë për mësimin. Nuk duhet të jetë befasi që kam pikëpamje të forta rreth kuptimit të universitetit, mësimit, kërkimit dhe studimit në një të tillë.

Universitetet duhet të jenë bastione të lirisë në çdo shoqëri. Ato duhet të jenë të lira nga ndërhyrja qeveritare në parimet kryesore të kërkimit dhe mësimdhënies; ato duhet të kontrollojnë vetë qeverisjen e tyre akademike. Nuk besoj se është e mundur që një universitet të bëhet ose të mbetet një institucion i klasit botëror nëse këto kushte nuk ekzistojnë.

Roli i një universiteti është të promovojë përplasjen e ideve, të testojë rezultatet e kërkimit me studiues të tjerë dhe t’ia kalojë të dhënat e reja studentëve. Liria e fjalës është kështu themelore për atë që janë universitetet dhe i jep atyre mundësinë të ruajnë një sens të përbashkët humaniteti dhe të mbajnë tolerancën e përbashkët dhe kuptimin që përforcon çdo shoqëri të lirë. Kjo sigurisht i bën universitetet të rrezikshme për qeveritë autoritare, që kërkojnë të ndrydhin aftësinë për të ngritur dhe përpjekjen për t’iu përgjigjur pyetjeve të vështira.

Por nëse çdo mohim i lirisë akademike është një goditje kundër kuptimit të universitetit, ironia sot është se disa nga sulmet më shqetësuese mbi këto vlera po vijnë nga brenda universiteteve.

Në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, disa studentë dhe mësues po kërkojnë të pengojnë argumentin dhe debatin. Ata thonë se njerëzit nuk duhet të ekspozohen ndaj ideve që ata i kundërshtojnë me forcë. Për më tepër, ata argumentojnë se historia duhet rishkruar për të shuar emrat (por jo ndihmat) e atyre që nuk e kalojnë testin politik të saktësisë sot. Thomas Jefferson dhe Cecil Rhodes, mes të tjerëve, janë shënjestruar. Si do ta përballonin Churchill dhe Washingtoni të njëjtin test?

Disa njerëzve po u mohohet e drejta për të folur gjithashtu – e ashtuquajtura “jo platformim”, në zhargonin e disa kampuseve qartazi jo shumë të shkolluar. Ka thirrje për “hapësira të sigurta” ku studentët mund të mbrohen  nga gjithçka që sulmon sensin e tyre të moralit dhe të së përshtatshmes. Kjo reflekton dhe pashmangshmërisht ushqen një kulturë të viktimizimit – duke e përcaktuar identitetin e dikujt (dhe interesat) kundër të tjerëve.

Kur isha një student, 50 vite më parë, mësuesi im kujdestar ishte një historian i rëndësishëm marksist dhe ish-anëtar i Partisë Komuniste. Shërbimet britanike të sigurisë dyshonin shumë te ai. Ai ishte një historian dhe mësues i shkëlqyer, por në këto ditë mund të më inkurajojnë të mendoj se ai kishte kërcënuar “hapësirën time të sigurisë”. Në fakt, ai më bëri më të informuar, më të hapur ndaj diskutimit të ideve që sfidojnë ato të miat, më të aftë të dalloj një debat dhe një grindje dhe më të përgatitur për të menduar vetë.

Sigurisht, disa ide – nxitja e urrejtjes raciale, armiqësia gjinore apo dhuna politike – janë mallkim në çdo shoqëri të lirë. Liria kërkon disa limite (Vendosur lirshëm nga argumenti demokratik nën sundimin e ligjit) që të ekzistojë.

Universitetet duhet të kenë të drejtën të ushtrojnë këtë lloj kontrolli vetë. Por intoleranca e debatit, e diskutimit dhe e disa degëve të veçanta të studimit nuk duhet toleruar kurrë. Siç na mësoi filozofi i madh politik Karl Popper, e vetmja gjë që ndaj të cilës nuk duhet të jemi tolerantë është intoleranca në vetvete. Kjo është veçanërisht e vërtetë në universitete.

Megjithatë disa akademikë amerikanë dhe britanikë po e pengojnë vetë lirinë; në mënyrë paradoksale, ata kanë lirinë që ta bëjnë këtë. Ndërkohë, universitetet në Kinë dhe Hong Kong përballen me kërcënim të autonomisë dhe lirisë, jo nga brenda, por nga një qeveri autoritare.

Në Hong Kong, autonomia e universiteteve dhe liria e fjalës në vetvete, garantohet në Ligjin Themelor të qytetit dhe traktati 50-vjeçar mes Britanisë dhe Kinës mbi statuset e qytetit, kërcënohen. Arsyeja duket se është mbështetja e protestave prodemokratike nga ana e studentëve në vitin 2014, gjë që po gjunjëzon universitetet ku ata studiuan.  Qeveria e qytetit po gabon rëndë dhe po hap telashe, dukshëm nën urdhrat e qeverisë në Pekin.

Në fakt, autoritetet kineze së fundmi treguan se çfarë mendojnë për detyrimet e traktatit dhe “periudha e artë” e marrëdhënieve Sino-Britanike, duke rrëmbyer një qytetar britanik dhe katër banorë të Hong Kongut në rrugët e qytetit. Ata të pestë po botonin lira që ekspozonin disa nga sekretet e pista të liderëve kinezë.

Në kontinent, Partia Komuniste Kineze ka lançuar sulmin më të madh ndaj universiteteve që pas vrasjeve në Sheshin Tiananmen në 1989. Nuk do të ketë diskutim mbi të ashtuquajturat vlera perëndimore në universitetet kineze. Vetëm marksizmi mund të mësohet. A nuk i ka thënë ndokush presidentit Xi Jinping dhe kolegëve të tij Politburo se nga erdhi Karl Marksi? Problemi i këtyre ditëve është pikërisht se ata e njohin pak Marksin, por shumë Leninin.

Perëndimorët duhet të tregojnë më tepër interes në atë që po ndodh në universitetet e Kinës dhe çfarë tregon kjo për vlerat reale të përforcimit të studimit, mësimit dhe akademisë. Krahaso dhe dallo, siç u kërkohet studentëve.

Dëshironi universitete ku qeveria vendos se çfarë është e sigurt që të mësoni dhe diskutoni? Apo doni universitete që e lidhin idenë e një “hapësire të sigurt” – në kuptimin e mbylljes së debatit në rast se ofendon dikë – si një oksimoron në një mjedis akademik? Studentët perëndimorë duhet të mendojnë shpesh rreth studentëve në Hong Kong dhe Kinë që duhet të luftojnë për liritë që ata i marrin për të mirëqena – dhe me të cilat shpesh abuzojnë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Closing of the Academic Mind

Etiketa: 1997akademikeBritaniChurchilldhunadiplomatGuvernatorIntolerancaKontrolliliraLiriaMarksiMjedismohimPartiaProject SyndicateQeveriaRefuzimiSHSHBASinostudentThomas JeffersonTiananmenuniversitetUniversitetiXi Jinping
Tjetri
Raporti: Trafikimi i personave ende i raportuar përciptazi në median shqiptare

Raporti: Trafikimi i personave ende i raportuar përciptazi në median shqiptare

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.