AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Rrëmbimet hedhin dritë mbi marrëveshjet e armëve Serbi-Libi

Ivan AngelovskingaIvan Angelovski
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sulmi ajror në Libi.

Lidhjet midis marrëveshjeve të armëve dhe rrëmbimit të dy punonjësve të ambasadës serbe vrarë në një sulm ajror të SHBA ndaj një kampi të ISIS, po zbulojnë tregtinë kontraversale të Beogradit dhe Tripolit.

Sulmi ajror në Libi.
Sulmi ajror në Libi.

Një ekspert ushtarak i ka bërë thirrje një komiteti parlamentar serb të hetojë rrëmbimet nga ISIS të dy punonjësve të ambasadës së Beogradit në Tripoli, pasi kryeministri Aleksandër Vuçiç në fundjavë zbuloi një lidhje të re mes incidentit dhe tregtisë së armëve.

Eksperti ushtarak, Aleksandër Radiç i tha BIRN se nevojitej një hetim për të zbuluar faktet që rrethojnë rrëmbimin e Sladjana Stankoviç dhe Jovica Stepiç, që vdiqën në një sulm ajror amerikan në një kamp të ISIS ku po mbaheshin.

Punonjësit e ambasadës u rrëmbyen në nëntor nga personat e armatosur pranë ISIS të cilët u përplasën me një nga autokolonat që po shoqëronte ambasadorin e Serbisë, Oliver Potezica në Tunizinë fqinje. Ambasadori u largua i padëmtuar.

Vucic tha në një konferencë për shtyp të shtunën se sigurimi i një shpërblim nga Serbia nuk ishte motivi kryesor i rrëmbyesve dhe e lidhi çështjen me “marrëveshje të caktuara armësh”.

“Kanë ekzistuar motive të tjera [për rrëmbimin] për të cilat nuk dua të flas sot, që lidhen me disa marrëveshje armësh,” tha Vuçiç.

Ndërsa Beogradi duket se ka ndalur eksportet zyrtare në Libi në muajin gusht të vitit 2014, kur vendi u zhyt në luftë civile, BIRN ka mbledhur prova që tregojnë se autoritetet e udhëhequra nga islamikët në Tripoli dhe qeveria e njohur ndërkombëtarisht në Tobruk kanë vazhduar ta shohin Serbinë, si një burim armësh dhe municioni.

Zërat që e lidhin rrëmbimin me marrëveshjet e armëve kanë qarkulluar në qarqet politike dhe ato të inteligjencës për muaj.

Burime diplomatike që folën për BIRN kanë dhënë megjithatë llogaritë shumë të ndryshme dhe shpesh kontradiktore, duke sugjeruar përfshirjen e fraksioneve të ndryshme të Libisë dhe tregtarët të ndryshme të armëve.

Ministria e jashtme e Serbisë pritet të kryejë një hetim të brendshëm për ngjarjet, por Radiç beson se një komision parlamentar, i formuar nga deputetët dhe i mbajtur në publik, është mënyra më e mirë për të vendosur të vërtetën.

Ai gjithashtu vuri në pyetje pse Serbia kishte zgjedhur të hapte një ambasadë në Tripoli, që kontrollohet nga një administratë islamike e panjohur zyrtarisht, ndërkohë që shumica e vendeve kanë mbyllur ambasadat e tyre ose i kanë lëvizur ato në selinë e qeverisë së mbështetur ndërkombëtarisht në Tobruk.

“Ky është një shembull i nevojës për të ngritur një komision parlamentar që do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të hapura – politikës së jashtme, marrëveshjeve të armëve dhe në interes të kujt e mbajtëm hapur ambasadën me një qeveri që nuk është e njohur prej nesh apo komunitetit ndërkombëtar,” tha ai.

Stafi i ambasadës serbe në Libi, Stankovic dhe Stepic u rrëmbyen më 8 nëntor. Foto: Twitter
Stafi i ambasadës serbe në Libi, Stankovic dhe Stepic u rrëmbyen më 8 nëntor. Foto: Twitter

Një histori e gjatë marrëveshjesh armësh

Serbia ka një histori të gjatë dhe polemike të furnizimit të armëve në Libi – një marrëdhënie që është hetuar në vitin e shkuar teksa hetuesit e Kombeve të Bashkuara u përpoqën të kufizojnë valën e transportit të armëve në qytetin e shkatërruar nga lufta.

BIRN ka dokumentuar më parë këto lidhje, të cilat përfshijnë dy nga tregtarët e armëve të profilit të lartë të Serbisë – Sllobodan Tesiç dhe Petar Crnogoraç – edhe pse nuk ka prova që të lidhin njërin prej tyre me rrëmbimin.

Në shkurt të vitit të kaluar, paneli i ekspertëve të OKB-së për Libinë zbuloi një marrëveshje të madhe midis Tripolit dhe Tesiç, tregtari më famëkeq i armëve në Serbi, i cili ishte vendosur në një listë të zezë të OKB-së për më shumë se një dekadë, për shkak të sanksioneve në Liberi.

Ai furnizoi 3,000 ton municion bjellorus, si dhe armë të vogla dhe të lehta serbe, si dhe mitralozë në Libi nga viti 2013 deri në verën e vitit 2014.

Kontrata u firmos pas një vizite zyrtare në Beograd në 2013 nga Khaled Al Sharif, një ish-anëtar i Grupit Islamik Libian të Luftimit, që ishte atëherë zv. ministër i mbrojtjes.

OKB-ja zbuloi se para prillit të 2014, disa nga këto armë duket se janë dorëzuar te “grupi autonom i armatosur” i lidhur me Sharif dhe jo me ushtrinë libiane.

Më vonë, Libia u nda dhe ngarkesat i shkuan vetëm zonave nën kontroll nga gurpet e lidhura me ushtrinë zyrtare libiane.

Eksportet nga Serbia u ndërprenë në verën e vitit 2014, kur Libia u zhyt në luftë civile mes regjimit islamik që kontrollonte Tripolin përfshirë Sharif, dhe qeverisë së njohur ndërkombëtarisht në Tobruk.

Në një përpjekje për të shuar trazirat, qeveria në Tobruk u përpoq të siguronte një ngarkesë të madhe të armëve në shkurt 2015, përfshirë edhe municione nga Serbia, por u bllokua nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga frika se pajisjet mund të përfundonin në duart e gabuara, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters.

Gjenerali Khalifa Haftar, kreu i ushtrisë zyrtare të Libisë, gjithashtu vizitoi në heshtje Serbinë në qershor të vitit 2015, edhe pse besohet se asnjë tregtim armësh nuk buroi nga takimet e tij.

Gjithashtu duket se Sharif, si ministër i mbrojtjes i qeverisë së Tripolit, u përpoq të rihapë linjat e furnizimit nga qeveria e Tripolit me Serbinë në dhjetor të vitit 2014 me anë të Tehnoremont, një degë e eksportues serbe armëve CPR Impex, në pronësi të Petar Crnogoraç.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se paneli i OKB-së mori “certifikatë të përdoruesit të fundit” të dyshimtë, një nga dokumentet kryesore të nevojshme për t’u marrë me eksportim armësh. Dokumentet detajojnë municione, raketa-hedhës dhe predha mortaje të eksportuara nga Serbia dhe Mali i Zi.

Crnogoraç më parë i tha BIRN se ndërsa ishin mbajtur diskutime mbi eksportet në Libi, anjë marrëveshje nuk u nënshkrua dhe se procedurat e rregullta do të ishin ndjekur nëse eksportet do të ishin vazhduar.

Paneli i OKB pritet të prodhojë raportin më të fundit, që me gjasa do të zbulojë më tepër mbi rastin Tehnoremont, në muajt në vijim.

Etiketa: ArmëBeogradBIRNdeputetHetimISISkampKomisionLibilibiaLuftaMaliMali i ZimarrëveshjeOKBParaQarqetQeveriaRaportiSerbiSerbiaSHSHBASigurimiSulmsulm ajrorTwitter
Tjetri
Plumb me postë kryeministrit bullgar pas luftës ndaj korrupsionit

Plumb me postë kryeministrit bullgar pas luftës ndaj korrupsionit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.