AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

“Venecia” miraton reformën në drejtësi me disa vërejtje teknike

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Raportuesit e Komisionit të Venecias, duke dalë nga një takim me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Komisioni i Venecias e cilëson debatin për shumicën e cilësuar një çështje politike, ndërsa propozon zgjidhje të reja për Prokurorin e Përgjithshëm dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Raportuesit e Komisionit të Venecias, duke dalë nga një takim me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa. Foto: LSA / MALTON DIBRA
Raportuesit e Komisionit të Venecias, duke dalë nga një takim me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Komisioni Europian për Demokraci Përmes Ligjit, i njohur si Komisioni i “Venecias” doli në konkluzionin se vërejtjet e saj të mëparshme mbi ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi janë reflektuar në draftin final dhe se e miraton këtë draft me disa vërejtje teknike, të cilat sipas komisionit “nuk ka arsye të rezultojnë të pazgjidhshme”.

“Amendimet e rishikuara janë përmirësuar në krahasim me propozimin fillestar – jo vetëm në detaje, por edhe në lidhje me zgjedhje të rëndësishme parimore. Drafti i ri ka marrë parasysh shumicën e kritikave të detajuara, të bëra më herët nga Komisioni,” thuhet në opinionin final të publikuar në faqen e programit europian për asistencë në sistemin e drejtësisë, Euralius. “Propozimet, siç janë aktualisht, janë në përgjithësi të arsyeshme. Një numër problemesh teknike mbeten, të cilat nuk ka pse të rezultojnë të pazgjidhshme,” thuhet në raport, i cili nuk komenton mbi tërësinë e ndryshimeve të propozuara, por vetëm mbi ato pika që ekspertët kushtetues të Komisionit i kanë parë si problematike.

Institucionet e reja, komplekse por të pranueshme

Reforma kushtetuese lindi si nevojë për të reformuar sistemin e drejtësisë, i cili konsiderohet tashmë prej kohësh si shumë i korruptuar dhe i varur nga politika. Një komision parlamentar u krijua në vitin 2014 me synimin për ta reformuar sistemin e drejtësisë. Komisioni zgjodhi një numër ekspertësh jopolitikë, të cilët ofruan propozimet për ndërtimin e sistemit të ri të emërimit, shkarkimit dhe kontrollit të gjykatësve dhe prokurorëve. Propozimi fillestar u dërgua në Komisionin e Venecias për opinion dhe komisioni konkludoi se “moria e institucioneve të reja të kërkuara për t’u ndryshuar dhe numri shumë i lartë i juristëve që duhet të punësohen rishtaz në sistemin e drejtësisë e bënte reformën tepër të komplikuar për të pasur një zbatim të suksesshëm”.

Në opinionin e fundit, Venecia thotë se drafti aktual në diskutim ka thjeshtëzuar në një farë mënyre skemën institucionale të drejtësisë, megjithëse sërish, propozimet mbeten komplekse.

“Shqetësimi mbi kompleksitetin e sistemit, i shprehur në Opinionin e Ndërmjetëm qe në shkallë të gjerë, për arsye thjesht praktike: krijimi i këtyre institucioneve të reja do të kërkojë rekrutime nga një grup kandidatësh potencialë, kandidatë që mund të mos jenë të mjaftueshëm (në numër). Gjatë vizitës në Tiranë, reporterët u siguruan se (vendi) ka një numër të mjaftueshëm personash në Shqipëri të kualifikuar për të mbushur këto pozicione, në mënyrë që sistemi i ri të funksionojë,” thuhet në opinionin final.

Sfida mbetet gjithsesi e madhe. Propozimet për ndryshime kushtetuese në sistemin e drejtësisë do të kërkojnë në rastin më të mirë, mbi pesë vjet që të realizohen në tërësi.

2/3, problem politik dhe jo teknik

Komisioni komentoi edhe shqetësimin kryesor të Partisë Demokratike në lidhje me reformën në drejtësi, atë të shumicës së kërkuar për zgjedhjen nga ana e parlamentit të disa funksionarëve kyçë të sistemit. Zgjedhja me 3/5 e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor është kundërshtuar nga opozita, e cila ka shprehur shqetësimin se mazhoranca aktuale me votat që ka mund të kapë këtë institucion, duke kërkuar shumicë të cilësuar prej 2/3.

Komisioni i Venecias vëren se shumica prej 2/3 kërkohet për vendime shumë të rëndësishme si në rastin e amendimit të Kushtetutës. Megjithatë, ajo e cilëson këtë diskutim si një çështje politike, më shumë se sa ligjore.

“Dëshira e opozitës për një shumicë prej 2/3 është e kuptueshme, pasi kjo mund ta detyrojë shumicën qeverisëse për kompromis. Megjithatë, Komisioni i Venecias thekson se në pikën 55 të opinionit të ndërmjetëm nuk ka rekomanduar shumicë me 2/3. Të dyja shumicat janë legjitime dhe metoda e propozuar në draft-amendime (3/5 e votave) është në parim një zgjidhje e pranueshme,” thuhet në Opinionin Përfundimtar.

Shumica e cilësuar prej 2/3 nënkupton automatikisht mirëkuptim mes maxhorancës dhe opozitës. Shumica aktuale parlamentare doli me 83 deputetë në zgjedhjet e vitit 2013, një më pak se sa tre të pestat e Kuvendit. (84 deputetë bëjnë shumicën prej 3/5). Gjithsesi, që nga zgjedhjet, shumica i ka shtuar rradhët me deputetë që kanë transferuar besnikërinë nga opozita te maxhoranca. Këto transferime kanë sjellë deri tani votimin e disa ligjeve të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar pa mirëkuptimin e opozitës, përfshirë ligje me rëndësi kyçe si ai i Reformës Administrative dhe Territoriale.

Në tërësi, opinioni i Venecias thotë se përbërja pluraliste e institucioneve të reja mbikëqyrëse të drejtësisë, përfshirë Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, mund të arrihet edhe nga mjete të tjera përveç shumicës së cilësuar, dhe se draft amendimet kushtetuese të propozuara përmbajnë kriteret për ta realizuar këtë.

“Përbërja pluraliste mund të arrihet edhe me mjete të tjera dhe jo domosdoshmërisht përmes vendosjes së një shumice të lartë të cilësuar. Draft Amendimet sakaq përmbajnë disa elementë të cilët kontribuojnë në arritjen e këtij objektivi,” thotë opinioni final i Venecias.

Inspektori i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm

Një nga pikat kryesore të diskutimit politik në Shqipëri aktualisht është mënyra e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndryshimet kushtetuese të propozuara krijojnë një institucion të ri të quajtur Inspektori i Lartë i Drejtësisë, institucioni që duhet të mbledhë ankesat ndaj gjykatësve dhe prokurorëve si dhe të nisë procedimet disiplinore ndaj tyre. Ky është personi që do të duhet të zgjidhet nga kuvendi i Shqipërisë me tre të pestat dhe është një nga pikat më të debatuara të reformës, pasi aludohet se maxhoranca aktuale parlamentare do të ketë mundësi të zgjedhë “inkuizitorin” e sistemit të drejtësisë.

“Këto zyrtarë nuk mund të zgjidhen përmes një sistemi proporcional. Nuk ka një model të vetëm për zgjedhjen e tyre; në të njëjtën kohë, duket e dëshirueshme që zgjedhjet për poste të tilla të larta duhet të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo është e arrtishme) konsensusi nuk duhet të kompromentojë cilësitë e një kandidati të suksesshëm,” thuhet në opinion.

Ndërsa PD kërkon edhe për këtë pikë maxhorancë prej dy të tretash si garant për kompromis, e vërteta e 25 viteve të fundit në Shqipëri është që problemet në sistemin e drejtësisë janë shkaktuar si në rastet e imponimit të vullnetit të njërës palë, ashtu edhe në rastet e konsensusit mes palëve. Për shqiptarët, as kompromisi maxhorancë-opozitë dhe as imponimi nga ana e maxhorancës nuk përbëjnë kurrfarë garancie për cilësinë e sistemit.

Gjithsesi, reforma kushtetuese e propozuar synon që të fuqizojë rolin e opinionit publik përmes rritjes së transparencës në konkurrimet dhe përzgjedhjet për postet e larta të sistemit të drejtësisë.

Në fund, si një zgjidhje kompromisi për situatën aktuale, komisioni i Venecias sugjeron se është e mundur që shumica aktuale parlamentare të plotësojë kërkesën e opozitës duke pranuar që zgjedhja e parë e drejtuesve të sistemit të ri të bëhet me shumicën e dy të tretave, ndërsa në zgjedhjet e mëvona të përdoret shumica e tre të pestave.

“Në situatën aktuale politike, dikush mund të mendojë për një rregull tranzitor (ose një marrëveshje kushtetuese tranzitore) për të siguruar zgjedhjen e dy zyrtarëve të lartë (Inspektorit të Gjyqësorit dhe Prokurorit të Përgjithshëm), vetëm herën e parë me shumicë më të madhe se sa tre të pestat (rregull që mund të zbatohet vetëm në zgjedhjen e parë nga parlamenti aktual ku ka një shumicë prej tre të pestash),” thuhet në opinion.

Një tjetër pikë e diskutueshme është edhe mandati i Prokurorit të Përgjithshëm, që sipas draftit të ekspertëve mund të ndërpritet më herët. Por Komisioni i Venecias e sheh të paargumentuar këtë version.

Në opinionin përfundimtar, Komisioni i Venecias vlerëson se Prokurori i Përgjithshëm do t’i nënshtrohet procesit të vetingut dhe nëse ai del i pastër nga ai proces, nuk justifikohet shkarkimi i tij i hershëm nga posti.

“Në kushte të tilla, Komisioni i Venecias nuk gjen arsye për përfundimin e hershëm të mandatit të tij,” përfundon raporti.

Për të lexuar opinionin e plotë të Komisionit të Venecias në anglisht kliko këtu. 

Për të lexuar opinionin e plotë të Komisionit të Venecias në shqip kliko këtu.

Etiketa: AdministrativedemokracideputetDibraEuraliusFinalGjykatëGjyqKëshillit të Lartë GjyqësorKomisionKomisioni EuropianKomisioni i VeneciaskushtetueseKuvendimarrëveshjeMaxhorancaMoriaOpozitaPartisë DemokratikePDprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmPunëraportRaportiReformareporterSHshkarkimishqipShqipërizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Homoseksualët në Shqipëri festojnë për të mposhtur izolimin

Homoseksualët në Shqipëri festojnë për të mposhtur izolimin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.