AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rikthimi i Amerikës në Kubë

Jeffrey D. SachsHannah SachsngaJeffrey D. SachsdheHannah Sachs
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Vizita e Barack Obamës në Kubë është e para vizitë nga një president i SHBA-ve që nga koha e Calvin Coolidge që e vizitoi këtë vend më 1928. Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe do të krijojë mundësi dhe rreziqe për Kubën dhe një test madhor për maturitetin e Shteteve të Bashkuara.

Kuba Obama
Presidenti amerikan Obama në vizitë historike në Kubë për normalizimin e marrëdhënieve. 20 mars 2016. Foto: BETA/AP.

Vizita e Presidentit Barack Obama në Kubë është e para e një presidenti amerikan që nga koha e Calvin Coolidge në vitin 1928. Investitorët amerikanë, kubanezët që jetojnë në SHBA, turistët, studiuesit dhe artistët e rrugës do të ndjekin Obamën. Normalizimi i marëdhënies dypalëshe do të krijojë mundësi dhe rreziqe për Kubën dhe një test madhor për maturitetin e Shteteve të Bashkuara.
Revolucioni Kuban i udhëhequr nga Fidel Castro 57 vjet më parë qe një goditje e thellë për psikikën e Shteteve të Bashkuara. Që nga themelimi i SHBA-së, udhëheqësit e këtij vendi kanë pretenduar diçka të njohur si eksepsionalizmi amerikan. Kaq bindës është modeli i SHBA-ve, sipas udhëheqësve të këtij vendi, sa çdo vend normal duhet me siguri të zgjedhë të ndjekë udhëheqjen e Amerikës. Kur qeveritë e huaja janë mjaftueshëm të çmendura për të hedhur poshtë rrugën Amerikane, ata duhet të presin hakmarrje për dëmtimin e interesave të SHBA-së (të cilat shihen si në përputhje me interesat universale) dhe rrjedhimisht kërcënuese për sigurinë e SHBA-së.
Ndërsa Havana gjendet vetëm 90 milje larg ishujve Ki Uest të Floridës, ndërhyrja e Amerikës në Kubë ka qenë e pandërprerë. Thomas Jefferson shprehu mendimin e tij më 1820 duke thënë se SHBA-të “duhet që në mundësinë e parë që u jepet, ta marrin Kubën.” SHBA-të e bënë këtë në vitin 1898, kur ndërhynë në një rebelim të Kubës undër Spanjës për të vendosur hegjemoni faktike ekonomike dhe politike mbi këtë ishull.

Në luftimet që pasuan, SHBA-të rrëmbyen Guantanamon si bazë ushtarake dhe vendosën (në atë që sot quhet Amendamenti famëkeq Platt), të drejtën për ndërhyrje në të ardhmen në Kubë. Marinsat Amerikanë e pushtuan Kubën disa herë pas kësaj dhe amerikanët me shpejtësi morën pronësinë e shumicës së plantacioneve fitimprurëse të kallamit të sheqerit të Kubës, të cilat qenë objektivi ekonomik i ndërhyrjes së Amerikës.

Gjenerali Fulgencio Batista, i cili u rrëzua nga Castro, qe i fundit në një linjë sundimtarësh shtypës të instaluar dhe mbajtur në pushtet nga SHBA-të.

SHBA-të e mbajtën Kubën nën kontroll dhe, në përputhje me interesat e investitorëve amerikanë, ekonomia e saj e eksportit mbeti vetëm diçka më shumë se sa plantacione duhani dhe sheqeri përgjatë të gjithë gjysmës së parë të shekullit të njëzetë. Revolucioni i Castros për të rrëzuar Batistën synonte të krijonte një ekonomi moderne të diversifikuar. Por për shkak të mungesës së strategjisë, gjithsesi, kjo strategji nuk u realizua. Reformat agrare dhe shtetëzimi nga ana e Castro-s filloi në vitin 1959 dhe alarmoi interesat e sheqerit të SHBA-ve, gjë që solli vendosjen e kufizimeve të reja tregtare nga ana e SHBA-së. Këto u përshkallëzuan në shkurtime të kuotave të lejuara të eksportit të sheqerit të Kubës në SHBA dhe një embargo mbi eksportimet e naftës dhe ushqimeve amerikane drejt Kubës. Kur Castro iu drejtua Bashkimit Sovjetik për të mbyllur boshllëkun e krijuar, presidenti Dwight Eisenhower dha një urdhër sekret për CIA-n për ta rrëzuar regjimin e ri, gjë që solli pushtimin e dështuar të Gjirit të Derrave në vitin 1961, në muajt e parë të administratës së John F. Kennedy.

Më vonë, CIA-s iu dha leja për ta vrarë Casto-n. Më 1962, udhëheqësi sovjetik Nikita Krushov vendosi të parandalojë një pushtim tjetër amerikan – dhe t’i japë SHBA-së një leksion – duke instaluar në mënyrë sekrete raketa bërthamore në Kubë, gjë që solli krizën e tetorit 1962 të raketave në Kubë, krizë që e çoi botën në prag të shfarosjes bërthamore.

Përmes përmbajtjes të shkëlqyer të Kenedit dhe Krushovit, dhe me një dozë jo të vogël fati të mirë, njerëzimi u kursye; raketat sovjetike u tërhoqën dhe SHBA-të premtuan se nuk do të ndërmarrin një pushtim tjetër. Në vend të kësaj, SHBA-të e shumëfishuan embargon tregtare, kërkuan kthimin e pronave të shtetëzuara dhe e shtynë Kubën në mënyrë pa kthim drejt krahëve të hapur të Bashkimit Sovjetik. Monokultura e sheqerit në Kubë mbeti në funksion, megjithëse prodhimi i saj tashmë nisej për në Bashkimin Sovjetik në vend që të nisej për në SHBA.

Ekonomia e stilit sovjetik gjysmëshekullore e përkeqësuar nga embargo tregtare e SHBA-së dhe politika të tjera të lidhura me të, kushtuan rëndë. Në termat e fuqisë blerëse, të ardhurat për frymë të Kubës qëndrojnë afërsisht sa një e pesta e nivelit të SHBA-së. Megjithatë arritjet e Kubës në luftën kundër analfabetizmit dhe në përmirësimin e kujdesit shëndetësor janë thelbësore. Pritshmëria për jetëgjatësi në Kubë është e barabartë me atë të SHBA-së dhe është shumë më e lartë se sa në shumicën e pjesës tjetër të Amerikës Latine. Mjekët kubanë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në kontrollin e sëmundjeve në Afrikë gjatë viteve të fundit.

Normalizimi i marrëdhënieve diplomatike krijon dy skenarë shumë të ndryshëm për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kubës. Në të parin, SHBA-të rikthehen në mënyrat e tyre të këqija të vjetra, duke kërkuar masa politike dragoniake nga Kuba në shkëmbim të marrëdhënieve dypalëshe ekonomike “normale”. Kongresi mundet, për shembull, të kërkojë pa kompromis rikthimin e pronave që qenë shtetëzuar gjatë revolucionit; të drejta të pakufizuara për amerikanët që të blejnë tokë dhe prona të tjera në Kubë; privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore me çmime shumë të ulëta; ndërprerjen e politikave sociale progresiste të tilla si sistemin shëndetësor publik. Situata mund të bëhet e shëmtuar.

Në skenarin e dytë, i cili mund të përbëjë një ndarje historike nga e shkuara, SHBA-të mund të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Kongresi mund të normalizojë marrëdhëniet tregtare me Kubën, pa këmbëngulur që Kuba të rikrijojë veten sipas imazhit amerikan apo ta detyrojë Kubën të rishikojë shtetëzimet e post-revolucionit. Kuba mund të mos vihet nën presion për të braktisur kujdesin shëndetësor të financuar nga shteti apo që të hapë sektorin e shëndetësisë përballë investitorëve privatë amerikanë. Kubanët po presin një marrëdhënie të tillë me respekt të ndërsjellët, por njëkohësisht dridhen nga perspektiva e rikthimit të përuljes.

Kjo nuk do të thotë se Kuba duhet të lëvizë ngadalë në reformat e veta. Kuba duhet ta bëjë me shpejtësi monedhën e vet të konvertueshme për tregti, të zgjerojë të drejtat e pronësisë dhe (me kujdes të madh dhe me transparencë) të privatizojë disa nga ndërmarrjet shtetërore.

Reforma të tilla me bazë tregun, të kombinuara me investime publike të shëndosha, mund të përshpejtojnë rritjen ekonomike dhe diversifikimin, ndërsa mbrojnë arritjet e Kubës në shëndetësi, arsim dhe shërbime shoqërore. Kuba mundet dhe duhet të synojë një demokraci sociale të stilit të Kosta Rikës, në vend që të arrijë në kapitalizmin më të pamëshirshëm të SHBA-ve. (Autori i parë këtu besonte të njëjtën gjë për Poloninë e 25 viteve më parë: Ajo duhej të synonte për një demokraci sociale të stilit skandinav, në vend të neoliberalizmit të Ronald Reagan dhe Margaret Thatcher.)

Rifillimi i marrëdhënieve ekonomike mes SHBA-së dhe Kubës për rrjedhojë është një test për të dyja vendet. Kuba ka nevojë për reforma të mëdha për të realizuar potencialin e vet ekonomik pa vënë në rrezik arritjet madhështore sociale. SHBA-të duhet të ushtrojnë vetëkontroll të paprecedent dhe të tillë që nuk e kanë për ves, për t’i dhënë kohë dhe liri manovrimi Kubës, të cilat ajo i ka të nevojshme për të farkëtuar një ekonomi moderne dhe të diversifikuar, e cila duhet të jetë më së shumti nën pronësinë dhe e drejtuar nga vetë kubanezët dhe jo nga fqinjët e tyre veriorë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. America Returns to Cuba

Etiketa: Barack ObamademokraciDwight EisenhowerekonomiEkonomiaembargoinvestimejetëgjatësiKrijonMasaMjekmjekëndarjeNdërmarrjet shtetëroreParapresidentProject SyndicatepronapushtimReformarreziksekretSHSHBAtë drejtaThomas Jeffersontregtituristvizita
Tjetri
Radovan Karaxhiç: “Pres të lirohem nga akuzat”

Radovan Karaxhiç: “Pres të lirohem nga akuzat”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.