Myslimanët e rinj po radikalizohen online dhe në xhami që kanë dalë nga kontrolli i përgjithshëm, paralajmërojnë ekspertët, ndërsa Shkupi peshon rreziqet që i vijnë nga luftëtarët e kthyer krahas tensioneve ndër-etnike dhe krizës së refugjatëve.
Rreth 110 maqedonas janë në Siri dhe Irak, 27 kanë vdekur në konflikte deri më tani dhe më shumë se 70 janë rikthyer në shtëpi, sipas vlerësimeve të policisë.
Shifrat janë befasuese duke pasur parasysh se Maqedonia ka një popullsi zyrtare prej vetëm 2,1 milionë, nga të cilët rreth një e katërta janë kryesisht shqiptarë etnikë myslimanë.
Duke folur në kushtet e anonimitetit, burime të lartë të policisë thonë se radikalizimi dhe rekrutimi mbetet një shqetësim serioz në Maqedoni, pavarësisht nga reformat e fundit ligjore që kanë e bërë të paligjshme përfshirjen në luftëra të huaja dhe një vepër penale të dënueshme me të paktën katër vjet burg. Personat e dënuar për promovimin e ekstremizmit të dhunshme përballen me burgim deri në pesë vjet.
“Problemi është ende jashtëzakonisht i pranishëm… Pasi është shumë e vështirë të gjenden radikalët të cilët punojnë në grupe të vogla të mbyllura dhe hartojnë synimet e tyre, përfshirë edhe aktet e mundshme terroriste në tokën e Maqedonisë”, tha një burim i policisë për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese, BIRN.
Ekspertët thonë se legjislacioni i ri duket se ka reduktuar numrin e maqedonasve që largohen për të luftuar me grupet xhihadiste jashtë vendit, por vëren se nuk e ka ndaluar plotësisht rrjedhën.
“Ky [legjislacion] ka ndihmuar në pengimin e njerëzve në një shkallë të caktuar”, tha një burim i policisë për BIRN”, por ndryshimi i ligjit sigurisht që nuk është i mjaftueshëm, sepse kemi të bëjmë me individë që u është shpëlarë truri, të cilët janë shpesh të gatshëm të rrezikojnë veten, dhe madje edhe të vetëvriten, nëse është e nevojshme, për çështjen e tyre të imagjinuar”.
Vetëm këtë janar, disa media lokale raportuan dy të rinj etnikë shqiptarë nga Shkupi që u vranë duke luftuar për ISIS në Siri.
Shumica, por jo të gjithë maqedonasit të cilët iu bashkuan grupeve të dhunshme xhihadiste në Siri dhe Irak kanë origjinë nga Shkupi dhe fshatrat shqiptare përreth. Dy rrethe kryesisht me shqiptarë etnikë brenda kryeqytetit – Çair dhe Gazi Babë – dhe rrethinat rurale të Shkupit, ato të Haraçinës dhe Sarajit kanë qenë të lidhura me ekstremizmin islamik.
Një numër më i vogël janë rekrutuar nga qytete të tjera me masë të madhe shqiptarësh etnikë në veri dhe veri-perëndim të Maqedonisë.
Ka pasur një mungesë të dukshme të mbulimit të çështjes në thellësi, diçka që Ramadan Ramadani, një imam i trajnuar dhe komentator politik, thotë se e ka lënë publikun të keq-informuar.
“Nuk janë të mjaftueshëm investigimet [në media]… Kjo ndodh për shkak të atmosferës mediatike në Maqedoni, si dhe prej ndjeshmërisë së temës… për më tepër që institucionet shtetërore janë të kufizuara në dhënien e informacionit, ” thotë ai.
Ramadani është kritik “ndaj një tendencë për të abuzuar politikisht me këtë [çështjen e ekstremizmit islamik] kundër shqiptarëve si përfaqësuesit kryesorë të myslimanëve në vend”.
Ne jo vetëm që kemi bërë sulme islamofobe, por kemi drejtuar konkretisht sulme ndaj një komuniteti etnik,” thotë ai.
Të rinjtë “trushpëlarë”
Gazeta në gjuhën shqiptare Koha është mes atyre pak mediave në vend që janë përpjekur të mbulojnë çështjen me disa analiza dhe duke folur me të afërmit dhe miqtë rreth arsyes përse maqedonasit e rinj kanë zgjedhur të luftojnë për grupet xhihadiste jashtë vendit.
Të afërmit dhe miqtë e familjes zakonisht nuk pranojnë të flasin për përvojat e tyre nga frika apo turpi, ata që flasin pothuajse gjithmonë këmbëngulin për anonimitet.
Gazeta raportoi se tre burra nga Gazi Baba u nisën për në Siri së fundmi, të gjithë ishin të moshës mes 19 dhe 20.
Një njeri, i cili tha se ai i njihte të rinjtë që folën me Kohën, tha se ai nuk besonte se paratë ishin një faktor motivues që të rinjtë të largoheshin për të luftuar me grupet e xhihadit jashtë vendit.
“Askush nuk mund t’i ndalojë ata nga ajo që duan, atyre u është shplarë truri,” tha ai për Kohën.
Gazeta raportoi një djalë të ri nga Gazi Baba i cilu u vra në Siri në fillim të vitit 2015. Prindërit e tij thanë se kishin marrë para hua për të dërguar atë në Gjermani për të ngritur një jetë të re, por pa dijeninë e tyre, djali i tyre shkoi në Siri.
Koha intervistuar një burrë të përshkruar si të afërm i familjes i cili tha se burri, i cili ishte 20 vjeç, kishte përjetuar probleme të shëndetit mendor para se të shkonte në Siri. Ai pohoi se një grup ekstremist e kishte rekrutuar atë duke premtuar të kuronte problemet e tij psikologjike.
Duke pranuar se ka shumë nxitës për radikalizim, përfshirë faktorët socialë dhe ekonomikë, Ramadani beson se disa maqedonas të cilët u larguan për në Siri dhe para ngritjes së Shtetit Islamik, ISIS, nuk e shihnin luftën krah forcave kundër Assad si gabim.
“Përpara se ISIS të përhapjen në Siri nga Iraku, ishte një ndjesi që të gjithë ata që e donin drejtësinë nga e gjithë bota duhet të ndihmonin opozitën siriane dhe njerëzit në luftë kundër një regjimi që hodhi armë kimike, shkatërroi qytete dhe asgjësoi civilët,” thotë ai.
“Disa njerëz vendosën të bashkoheshin për solidaritet, por ngecën mes luftrave të brendshme mes forcave kundërshtare siriane dhe shfaqjes së një grupi të ri terrorist, ISIS”.
Ramadani thotë se “teoritë e konspiracionit që janë nxitur prej vitesh nga këto organizata ekstremiste dukej se u vërtetuan kur Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord të mos për të ndëshkuar regjimin e Assadit në fillim të konfliktit.
Disa xhami “i rezistojnë mbikëqyrjes”
Megjithatë, si policia maqedonase dhe klerikët nga Bashkësisë Islame, IVZ, paralajmërojnë një pjesë e madhe e radikalizmit dhe rekrutimit të maqedonasve të rinj mund të ketë rrënjë te predikimi radikal, militant në xhamitë që nuk janë gjithmonë nën kontrollin e plotë IVZ.
IVZ, që promovon një interpretim të moderuar të Islamit, që konsiderohet gjerësisht si më tradicional për Ballkanit, thotë se po lufton për të vendosur kontrollin e plotë mbi disa nga 700 xhamitë e Maqedonisë.
Ish-myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani, është i shqetësuar se të rinjtë myslimanë po manipulohen nga radikalët e ftuar për të predikuar natën pa miratimin IVZ.
“Imamët në shumicën e rasteve e luftojnë këtë fenomen [ekstremizmin e dhunshëm], por leksionet nga persona të paautorizuar gjatë natës ngrejnë dyshime serioze për atë që po ndodh,” tha Shabani.
“Problemet janë të lidhura me këshillat e xhamive që refuzojnë të komunikojnë me ne… kur ata ftojnë njerëz, teologë, madje edhe hoxhallarë nga vende të tjera të mbajnë ligjërata, nuk e dimë se çfarë përmbajnë këto ligjërata sepse asnjë nga ata njerëzit nuk janë ftuar zyrtarisht”.
Shabani thotë gjithashtu se IVZ i është thënë se rekrutuesit kanë ofruar paga të larta për xhihadistët e ardhshëm, edhe pse ai pranon që ky nuk mund të jetë edhe aq motivim, pasi luftëtarët janë të vetëdijshëm se ata nuk mund të kthehen të gjallë.
“Kemi pasur raste kur prindërit kanë fajësuar xhamitë për largimin e fëmijëve të tyre… Lufta kundër këtyre njerëzve [ekstremistëve] dhe ky fenomen duhet të koordinohen sepse ne nuk mund ta përballojmë të vetën,” tha Shabani.
Policia maqedonase, në atë që mendohet të ketë qenë e vetmja bastisje e madhe e lidhur zyrtarisht me ekstremizmin islamik, arrestoi nëntë persona në gusht të vitit të kaluar për një gamë të akuzave, përfshirë atë për lidhje të dyshuara me ISIS, rekrutim dhe pjesëmarrje në konfliktet në Siri dhe Irak.
Njëmbëdhjetë të dyshuar tani janë akuzuar, gjashtë prej të cilëve pranuan fajin në këmbim të zbutjes së dënimit. Të tjerët kanë mohuar akuzat.
Zyrtarët thonë se ata janë ende në kërkim të 25 të dyshuarve të tjerë që mund ose jo të jenë në Maqedoni, në një operacion të gjerë në shkallë vendi, të koduar Operacioni Qeliza.
Frika e radikalizmit online
Burime nga policia janë gjithashtu të shqetësuar se të rinjtë vazhdojnë të rekrutohen online, shpesh duke krijuar lidhje direkte me xhami të dhunshme të ISIS ose ndërtesa të improvizuara fetare.
“Edhe sa të rinj të tjerë infektohen nga ky virus përmes propagandës në faqe dhe media sociale në internet, teksa qëndrojnë ulur në shtëpitë e tyre, ndërsa flasim tani?” pyeti një nga burimet e policisë.
Ramadani bie dakord kur thotë se luftëtari xhihadist është një fenomen global.
“Ne nuk kemi një burim vendas për rekrutim intelektual. Kjo është një ngjarje globale e disponueshme në YouTube dhe rrjete të tjera sociale, është krejtësisht e parëndësishme nëse ata që i indoktrinojnë njerëzit janë fizikisht të pranishëm në Maqedoni apo jo,” thotë ai.
Në një përpjekje për të trajtuar radikalizmin, IVZ ka nisur një fushatë në vitin e kaluar të quajtur Stop Terrorit, që synon promovimin e Islamit si një fe paqësore dhe përforcimin e angazhimit të organizatës për interpretimin tolerant dhe të moderuar të Islamit.
Programi gjithashtu synon të ofrojë ndihmë fetare të luftëtarëve të kthyer të cilët mund të jenë burgosur për përfshirjen e tyre në konfliktet siriane dhe irakiane, në mënyrë që të ndihmohen të riintegrohen në shoqëri.
“Ne morëm mbështetje nga të gjithë përfaqësuesit e huaj në vend, që thanë se kjo është një ide e mirë, por për ironi, ne ende nuk kanë mbështetje praktike nga institucionet tona, ” tha për BIRN kreu i IVZ, Sulejman Rexhepi.
Plani është relativisht i thjeshtë, të punohet me të paraburgosurit të cilët janë burgosur për pjesëmarrje ose për ndihmë të grupeve të dhunshme xhihadiste në mënyrë që kur të lirohen të kenë një shans më të mirë për riintegrimin në shoqëri.
Megjithatë, IVZ mbetet i shqetësuar për atë që e përshkruan si një mungesë të bashkëpunimit në mes autoriteteve fetare dhe qeveritare në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, kur është fjala për të shtypur ekstremizmin e dhunshëm fetar.
Anti-terrorizmi i parë si “anti-shqiptar”
Ish-sekretari i IVZ, Afrim Tahiri thotë se ai kurrë nuk është kontaktuar nga policia në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm islamik dhe beson se autoritetet maqedonase janë ndoshta ngurruese të përfshihen në punën e xhamive nga frika se mund të shihet si diçka anti-shqiptare.
Në vitin 2001, Maqedonia pati një konflikt të shkurtër të armatosur mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve shqiptarë që kërkuan më shumë të drejta. Marrëdhëniet ndërmjet popullsisë të krishterë ortodokse dhe shqiptarëve etnikë mbeten shumë të tensionuara.
“Në Kosovë, për shembull, 150 persona janë arrestuar si të dyshuar për radikalizmin por kjo nuk po interpretohet si një luftë anti-shqiptare. Në qoftë se një gjë e ngjashme do të ndodhte në Maqedoni, me siguri do të interpretohet në mënyra të ndryshme,” tha ai.
Gjykimi në vazhdim i 29 shqiptarëve etnikë, disa prej të cilëve nga Kosova, pas një shkëmbimi zjarri në majin e shkuar me forcat e policisë në Kumanovë është një rast i tillë. Tetë policë dhe 10 persona të armatosur u vranë.
Ka shqetësime se personat e armatosur me etni shqiptare mund të manipulohet nga të dy grupet etnike politike, shqiptare dhe maqedonase, ku secili kërkon ta portretizojë gjyqin si një sulm të motivuar politikisht mbi komunitetet e tyre.
Gjyqi filloi në shkurt dhe të pandehurit përballen me akuza për terrorizëm bazuar te sulmet mbi policinë për të provokuar përçarje ndër-etnike. Të gjithë i mohojnë akuzat dhe thonë se policia i sulmoi e para dhe se kanë vepruar në vetëmbrojtje.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm me këtë dhe çështje të tjera të ngjashme. Megjithëse baza e disa prej të pandehurve dhe qitësve të vrarë tregon se ata kanë luftuar në Siri dhe Irak, mundësia që kjo çështje të marrë pretekst etnik është e madhe,” tha një burim i policisë për BIRN.
Burimet e ndara për krizën e refugjatëve
Përveç tensioneve tepër të ndjeshme ndëretnike, burimet e policisë thonë se janë gjithnjë e më të shqetësuara në lidhje me devijimin e burimeve për t’u marrë me krizën e refugjatëve dhe masat e shtuara të sigurisë pas sulmeve terroriste të nëntorit në Paris.
Emigrantët – shumë prej të cilëve po i ikin vendeve në luftë të Lindjes së Mesme – vazhdojnë të udhëtojnë nëpër vendet e Ballkanit në përpjekje për të arritur vendet europiane perëndimore. Shërbimet e sigurisë kanë burime të pakta për të monitoruar luftëtarët e kthyer, rekrutuesit ekstremistë dhe më të prekshimt nga radikalizmi.
“Fakti që shumë prej tyre [luftëtarëve xhihadistë] të kthyer paraqesin një kërcënim të madh sigurie, bën që policia të duhet t’i gjurmojë aktivitetet dhe t’i kapë,” tha një burim i policisë.
“Ne kemi burime të kufizuara, si në fuqi njerëzore edhe në personel inteligjence… rreziku i infiltrimit të radikalëve mes refugjatëve është gjithnjë i pranishëm, por ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje radikalëve vendas dhe të kthyerve.
“Monitorimi i aktiviteteve të tyre kërkon burime dhe kërcënimi që vjen nga ta, sipas meje, është më i madh sesa ai nga refugjatët,”.
BIRN kontaktoi Ministrinë e Brendshme Maqedonase për koment por nuk mori përgjigje.