AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vuçiç nuk po e lufton korrupsionin e Serbisë, thonë ekspertët

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA/(AP Photo/Darko Vojinovic)

Megjithëse i fitoi zgjedhjet e fundit me premtimin për të luftuar korrupsionin, qeveria e Aleksandër Vuçiç ka arritur pak rezultate në këtë fushë, pretendojnë ekspertët.

Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic welcomes Canada's Foreign Minister John Baird, unseen, in Belgrade, Serbia, Monday, Sept. 1, 2014. Baird is on three day's official visit to Serbia. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA/(AP Photo/Darko Vojinovic)

Zoran Stojiljkoviç, kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit të Serbisë, tha për BIRN se nuk ka indikacione objektive se korrupsioni është në rënie në Serbi, edhe pse Partia Progresive në pushtet fitoi zgjedhjet në vitin 2012 në një manifest anti-korrupsion.

“Nuk ka përmirësime të matshme në fushën e korrupsionit. Lufta e dyshuar kundër korrupsionit nuk është institucionalizuar dhe varet mbi të gjitha te individët”, tha Stojiljkoviç.

Ai shtoi se institucionet përkatëse shtetërore nuk kanë paraqitur raportet e nevojshme dhe nuk kanë informuar publikun, që është e rëndësishme në qoftë se korrupsioni në sektorin publik duhet të kontrollohet.

Stojiljkoviç shtoi se arrestimi në vitin 2012 i manjatit Miroslav Miskoviç, gjyqi i të cilit është në vazhdim, ka rritur pëlqimin e Vuçiçit, por tha se ai nuk pret një rezultat spektakolar për rastin.

“Ngaqë është me të vërtetë e vështirë të provosh diçka të madhe në gjykatë, unë mendoj se qeveria është duke kërkuar për një strategji dalëse. Nëse ka ndonjë vendim, ai ndoshta do të zhgënjejë pritshmëritë e publikut,” tha ai.

Mishkoviç, pronar i kompanisë më të madhe private të Serbisë, Delta Holding, u arrestua më 12 dhjetor 2012, me dyshimin se ka fituar në mënyrë të paligjshme më shumë se 30 milionë euro nga kompanitë rrugore të privatizuara.

Të dyshuarit përfshijnë djalin e tij, Markon, pronar i Fondit të Investimeve Mera, dhe Marko Djuraskoviç, pronari i kompanisë për ndërtimin e rrugëve, Nibens Group.

Prokuroria në maj të vitit 2013 i akuzoi këta të tre dhe tetë persona të tjerë, për nxjerrjen e paligjshme dhe përvetësim të fondeve dhe aseteve nga disa kompani rrugore nga viti 2005 deri në vitin 2010.

Prokuroria dyshon se ata i shkaktuan kompanive të ndërtimit të rrugëve një dëm prej 148 milionë euro, dhe buxhetit të Serbisë një dëm prej rreth 4 milionë eurosh.

Mishkoviçi ka mohuar akuzat, duke thënë se ai ka punuar gjithmonë për të mirën e vendit të tij. Kompania e tij lançoi një faqe interneti që synon të bindë njerëzit për pafajësinë dhe motivet e tij.

Djali i tij, Marko, u dënua me tre vite e gjysmë burg dhe për evazion fiskal në rastin e kompanive të ndërtimit të rrugëve në mars. Mishkoviç përballet me akuzat për këtë çështje, por në një procedurë të veçantë.

Pasi ai mori pushtetin në vitin 2012, përveç rastit Mishkoviç, Vuçiç njoftoi se ai do të zgjidhë rastet e “24 privatizimet të diskutueshme”.

Në vitin 2011, Komisioni Europian i kërkoi Serbisë të shqyrtojë 24 raste të korrupsionit në privatizimet problematike dhe shitjet e ndërmarrjeve shtetërore. Deri më tani, asnjë prej rasteve është zgjidhur.

Nemanja Nenadiç, drejtor i programit të Transparency Serbia, tha për BIRN se qeveria kishte njoftuar vetëm të dyshuarit në rastet dhe dëmin e shkaktuar.

“Asnjë nga rastet nuk është zgjidhur. Qeveria po ashtu nuk na ka dhënë detaje për ndonjë prej rasteve,” tha Nenadiç, duke shtuar se problemi kryesor me korrupsionin në Serbi ishte shmangia e zgjidhjeve sistematike.

“Nëse ne shikojmë statistikat, korrupsioni është në rritje. Korrupsioni është shumë më tepër një çështje e sistemit se sa e personaliteteve. Publiku nuk ka marrë asnjë të dhënë më shumë në fuqinë e vendimmarrjes se sa pesë vjet më parë,” tha Nenadiç.

Ai tha se qeveria shpesh ka shkelur ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International për vitin e shkuar e renditi Serbinë në pozicionin e 71 në listën e 168 shteteve.

Një vit më parë indeksi e renditi në vendin e 78, por numri i vendeve të përfshira në listë ishte më i lartë – 175. Sidoqoftë, rezultatet e fundit e vendosin Serbinë në mesin e atyre vendeve me korrupsion të përhapur, njëlloj si në vitet e mëparshme.

 

Etiketa: arrestimiBIRNBurgdeltaEuroGjyqiIndeksiIndeksi i Perceptimit të KorrupsionitKomisioni EuropianKorrupsionKorrupsioniLuftaPartiaProkuroriaQeveriaSerbiSerbiaStatistikatTransparency InternationalVendimvuçiçZgjedhjet
Tjetri
Rritja ekonomike 2015, u shtua betoni, ra ndjeshëm konsumi

Rritja ekonomike 2015, u shtua betoni, ra ndjeshëm konsumi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.