AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shqiptarët e Maqedonisë protestojnë kundër qeverisë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protetuesit shqiptarë në Shkup | Foto nga : BIRN

Mijëra shqiptarë kanë protestuar duke i shtuar zërin e tyre korit të kundërshtimeve kundër qeverisë Maqedonase – e cila e ka ndarë opinion publik vendas.

Protetuesit shqiptarë në Shkup | Foto nga : BIRN
Protetuesit shqiptarë në Shkup | Foto nga : BIRN

Duke hedhur slogane kundër krerëve të partive qeverisëse në Maqedoni, disa mijëra Shqiptarë protestuan të premten në Shkup, të organizuar nga organizatat shqiptare dhe partitë e tyre të vogla.

Protestuesit thërritën “poshtë regjimi” dhe “poshtë Gruevski,”- lideri i partisë kryesore të mazhorancës VMRO-DPMNE, dhe “poshtë Ahemti,” duke ju referuar liderit të partisë etnike shqiptare në qeveri, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI.

Protestuesit ishin organizuar nga e ashtëquajtura Shoqata e ish të Burgosurve Politik dhe Shqiptarëve të Persekutuar nga Maqedonia, Shoqata e Veteranëve të Luftë së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, OVL-UÇK, Lëvizja për Reformë brenda partisë opozitare Partia Demokratike Shqiptare, PDSH, si dhe Rilindja Demokratike Kombëtare, RDK.

“Ne po protestojmë për një shtet bi-nacional dhe për dy gjuhë zyrtare [maqedonisht dhe shqip],” tha Zijadin Zela, kreu i lëvizjes për reformë brenda partisë opozitare PDSH.

Ashtu siç treguan fjalët e tij, protesta nuk drejtohej vetëm kundër qeverisë por edhe kundër shtetit Maqedonas në formën që ka ekzistuar në 25 vitet e fundit, të cilin shumë shqiptarë e konsiderojnë si diskriminues.

Protesta paqësore, e cila filloi në komunën e dominuar nga shqiptarët Çair, lëvizi në qendër të Shkupit dhë përfundoi përpara parlamentit.

Protestuesit gjithashtu vozitën disa makina me banera ku shkruhej “Shqipëri ku je?” dhe “ndaloni proceset gjyqësore të motivuara politikisht.”

Protestuesit gjitashtu bënë thirrje për shtet ligjor dhe depolitizimin e institucioneve shtetërore, të cilat ato thonë se diskriminojnë kundër shqiptarëve, të cilët përbëjnë të 25 % të popullsisë së Maqedonisë prej 2.1 milionë banorësh.

Protesta e shqiptarëve vjen në një kohë krize politike në vend dhe tubimesh të përdtishme të organizuar nga organizara civile “Protestriam” [Unë protestoj] dhe Social Demokratët në opozitë, SDSM.

“Ne i mbështesim të gjithë protestat kundër regjimit të [Nikola] Gruevskit, ne duam ta shohim Gruevskin- i cili është një Albanofob i provuar- në burg, aty ku ai ka futuar shqiptarët e pafajshëm,” i tha BIRN një nga protestuesit.

“Ne protestojmë kundër poltikanëve maqedonas dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë, të cilët po punojnë kundër popullit shqiptar në këtë vend,” ai ahtoi.

Kjo është dita e 11-të e protestave në Maqedoni, e mbiquajtur si “revulucioni shumëngjyrësh,” pas përdorimit të topave me bojë për të goditur monumentet dhe ndërtesat që shihen si simbol të pushtetit 10-vjeçar të Gruevskit.

Ato filluan kur Presidenti Gjorge Ivanon fali në mënyrë dramatike me 12 prill 56 politikanë dhe personat e lidhur me to, ndërkohë që përballeshin me akuza penale.

Nga falja përfituan më së shumti poltikanë nga partitë qeverisëse, përfshirë VMRO-DPMNE e Gruevskit dhe ministrat e tij, të cilët po hetoshin nga zyra e Porkurorisë Speicale.

Prokuroria Speciale u krijua në vjeshtë si pjesë e një marrëveshje të ndërmjetsuar nga BE për t’i dhënë fund krizës politike dhe për të krijuar rrethanat e nevojshme për zgjedhje të lirë.

Kreu i parlamentit Trajko Veljanovski, e acaroi më shumë krizën të premten e kaluar kur konfirmoi që 5 qershori do të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Partia qeverisësë VMRO-DPMNE ka insistuar për një datë zgjedhjesh në qershor pa aprovimin e opozitës, e cila pretendon që konditat për zgjedhje të lira nuk janë të pranishme.

Kriza e ka gjenezën në akuzat e opozitës që qeveria e Gruevskit është përgjegjëse për përgjimin e paligjshëm të 20,000 qytetarëve dhe krime të tjera.

Gruevski, i cili erdhi në pushtet në 2006, u dorëhoq si kryeministër më herët këtë vit sipas pikave të marrëveshjes së negociuar nga BE. Ai pretendon se përgjimet janë falsifikuar nga shërbime inteligjence të huaja dhe i janë dhënë opzitës për të destabilizuar vendin.

BE-ja më herët këtë javë anuloi plane për t’i thirrur liderët maqedonas në Vienë për negociata, në një tentativë për të shpëtuar marrëveshjen e arritur më parë.

Etiketa: AkuzaAkuza penaleBanorëBDIBEBIRNBurgGjyqGruevskiKrimeKrizakrizeliraMakinaMaqedoniMaqedoniamarrëveshjenegociataOVLPartiaPartia DemokratikeProkuroriaProkuroria SpecialeProtestaProtestatQeveriaSHShkupshqipShqipërishqiptarezgjedhjeZgjedhjet
Tjetri

Shtegu Valbonë-Theth (Fotogaleri)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.