AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Një Europë romake?

Anatole KaletskyngaAnatole Kaletsky
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kancelarja gjermane Angela Merkel teston syzet e realitetit virtual gjatë një turi në Hannover Messe, panairi më i madh në botë për teknologjinë në Hanover të Gjermanisë veriore. E hënë, 25 prill 2016. Foto: BETA/Christian Charisius/AP

”Politikat e kancelares gjermane Angela Merkel po e çojnë Europën drejt humnerës, por një forcë e re politike mund të shfaqet dhe të marrë në duar fatin e BE-së për t’i sjellë asaj lavdinë e dikurshme,” shkruan Anatole Kaletsky.

Kancelarja gjermane Angela Merkel teston syzet e realitetit virtual gjatë një turi në Hannover Messe, panairi më i madh në botë për teknologjinë në Hanover të Gjermanisë veriore. E hënë, 25 prill 2016. Foto: BETA/Christian Charisius/AP
Kancelarja gjermane Angela Merkel teston syzet e realitetit virtual gjatë një turi në Hannover Messe, panairi më i madh në botë për teknologjinë në Hanover të Gjermanisë veriore. E hënë, 25 prill 2016. Foto: BETA/Christian Charisius/AP

Ndërsa Bashkimi Europian fillon të shpërbëhet, kush mund të ofrojë lidershipin e nevojshëm për ta shpëtuar atë? Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kryesisht meritën për gjetjen e një përgjigjeje për pyetjen e famshme të Hanry Kissinger rreth aleancës perëndimore: “Cili është numri i telefonit të Europës?” Por nëse numri i telefonit të Europës ka një prefiks gjerman, do të kishte një përgjigje sekretarie “Nein zu Allem.”

Kjo frazë – “Jo për gjithçka” është mënyra se si Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Europiane, së fundmi e përshkroi si përgjigjen standarde gjermane ndaj të gjitha iniciativave ekonomike që synonin të forconin Europën. Një rast klasik ishte vetoja e Merkel ndaj propozimit të kryeministrit italian Matteo Renzi për të financuar programe refugjatësh në Europë, Afrikën e Veriut dhe Turqi përmes lëshimit të bondeve të BE-së, një ide efikase dhe me kosto të ulët, gjithashtu e përparuar nga financierë kryesorë si George Soros.

Refuzimi i Merkel edhe për të marrë në konsideratë interesin më të gjerë të Europës edhe nëse këto kërcënonin popullin e saj është bërë një makth për liderët e tjerë të BE-së. Ky refuzim thekson jo vetëm politikat e saj ekonomike dhe të imigracionit, por edhe neverinë për Greqinë, mbështetjen për subvencionimet e qymyrit, mbështetjen e prodhuesve gjermanë të makinave ndaj çlirimit të gazeve të naftës, përuljet ndaj Turqisë në lirinë e shtypit dhe keqmenaxhimin e marrëveshjes së Minskut në Ukrainë. Shkurt, Merkel ka bërë më shumë dëme për BE-në çdo politikan tjetër i gjallë, ndërsa shpall vazhdimisht pasionin për “projektin europian”.

Por nga mund t’i hedhë sytë një Europë e zhgënjyer nga lidershipi gjerman? Kandidatët e qartë nuk  duan ose nuk munden ta marrin rolin: Britania e ka përjashtuar veten; Franca është paralizuar deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit tjetër dhe ndoshta edhe më tej; dhe Spanja nuk formon dot as një qeveri.

Mbetet Italia, një vend që ka dominuar politikat dhe kulturën e Europës për shumicën e historisë, por që tani trajtohet si “periferik”. Por Italia po vazhdon rolin e vet historik si një burim i ideve më të mira të Europës dhe si lidership në politikë, dhe çuditërisht edhe në ekonomi.

Transformimi i BQE nga Draghi në bankën qendrore më kreative dhe më proaktive në botë është shembulli më i qartë i kësaj. Programi i jashtëzakonshëm i lehtësimit sasior që Draghi nxiti, pavarësisht kundërshtimit gjerman, ka shpëtuar euron nga shkelja e rregullave të Traktatit të Mastrihtit kundër monetarizimit dhe mutualizimit të borxheve qeveritare.

Muajin e shkuar, Draghi u bë bankieri i parë qendror që mori seriozisht idenë e ‘parave helikopter’ – shpërndarja direkte e parave të krijuara së fundmi nga banka qendrore te banorët e eurozonës. Liderët gjermanë kanë reaguar të zemëruar dhe tani po e bëjnë Draghin subjekt të sulmeve personale kombëtare.

Ndonëse jo shumë e dukshme, Italia ka kryesuar një rebelim të heshtur kundër ekonomiksit pro-kejnezian të qeverisë gjermane dhe Komisionit Europian. Në takimet e BE-së dhe sërish në takimin e këtij muaji të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, Pier Carlo Padoan, ministri italian i financiave, prezantoi arsyetimin për stimul fiskal në mënyrë më të fuqishme dhe më koherente sesa liderët e tjerë të BE-së.

Më e rëndësishmja, Padoan ka filluar të zbatojë stimulin fiskal duke ulur taksat dhe duke ruajtur planet e shpenzimeve publike, në kundërshtim të kërkesave gjermane dhe të Komisionit të BE-së për të shtrënguar buxhetin e tij. Si rezultat, besimi nga klientët dhe biznesi në Itali është ngritur në nivelin më të lartë në 15 vite, kushtet e kreditit janë përmirësuar dhe Italia është i vetmi vend në G-7 që pritet nga FMN të zhvillohet më shpejt në 2016 sesa në 2015 (ndonëse ka një mospërputhje prej 1 për qind).

Padoan ka krijuar më së fundmi një partneritet imagjinativ publik-privat për të financuar rikapitalizimin shumë të nevojshëm të bankave Italiane. Ai e ka lançuar inciativën e tij pa pritur për miratim nga BQE dhe zyrtarët e BE-së, që bllokuan më herët një plan të “bankës së keqe” nën presionin gjerman. Bursat menjëherë e shpërblyen Italinë për mosbindjen, ku çmimi i aksionit të bankës më të madhe në vend, Unicredit, u rrit me 25 për qind në tre ditë.

Rezistenca në rritje e Italisë kundër dogmave ekonomike gjermane mund të mos jetë befasi: vendi ka vuajtur nga recensioni thuajse i vazhdueshëm që nga adoptimi i euros. Për më tepër, Padoan, që ishte ish-kryeekonomist i OSBE, është i vetmi ministër financash i G-7 me trajnim profesional në ekonomiks. Ai e kupton më mirë se kushdo se politikat e gabuara fiskale dhe monetare janë shkaqet kryesore për pengimin e performancës së ekonomisë të Europës dhe janë kryesisht përgjegjëse për tensionet politike që po shkatërrojnë BE-në.

Rilindja e vetëbesimit dhe lidershipit italian është vëzhguar edhe në politikat e brendshme dhe ndërkombëtare. Renzi ishte i vetmi lider europian që shtoi rëndësinë e votës së partisë së tij në zgjedhjen e PE në 2014 dhe dominimi i tij në politikën italiane është rritur që atëherë. Ndërsa politikat populiste tani kërcënojnë Gjermaninë, Francën, Spanjë dhe Britaninë, Italia ia ka kthyer kurrizin Silvio Berlusconit dhe Renzi po merr mbështetje nga Liga Veriore dhe Lëvizja Pesë Yjet. Si rezultat, Italia ka filluar të zbatojë refoma në punë, pensione dhe administratë, të cilat ishin të pamendueshme në të shkuarën.

Në çështjet me jashtë Italia është bërë gjithashtu e vlerësuar. Ministri i jashtëm italian, Paolo Gentiloni, po bashkëpunon me paraardhësen e tij, Federica Mogherini, tani përfaqësuese e lartë e BE-së për çështjet me jashtë, për të krijuar politika më pragmatike dhe më efektive të Europës në Libi dhe krizën e refugjatëve. Më i rëndësishëm është fakti se Italia po kryeson një përpjekje për të riparuar marrëdhëniet me Rusinë pas konfrontimit me Ukrainën dhe për të forcuar bashkëpunimin mbi Sirinë. Kjo fushatë duket se po sjell fyte falë një heqjeje graduale të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë që do të fillojnë këtë verë.

Duke marrë parasysh dështimet e lidershipit gjerman në Europë dhe vakumin politik kudo në BE, vendimi i Italisë për të fuqizuar profilin e vet është i drejtë. Siç e tha dhe Renzi në një intervistë të fundit, “Pas dy vitesh duke dëgjuar, tani do të flas”.

Mbetet për t’u parë nëse Italia mund të krijojë një koalicion të vendeve progresive ekonomikisht dhe pragmatike për nga politikat për të tejkaluar konservatorizmin dhe dogmatizmin gjerman. Por sidoqoftë, politika ekonomike e Europës duhet të përshtatet me llojin e ri të kapitalizmit global që po evoluon nga kriza e vitit 2008. Me pak fat, një grup i ri liderësh italianë do ta parakalojnë dinosaurët gjermanë, me rregulla dhe doktrina demode që po e çojnë BE-në drejt zhdukjes.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Roman Europe?

Etiketa: Angela MerkelBanorëBashkimi EuropianBEDraghiekonomiFMNFrancaItaliItaliakandidatëtkostoKrizaLibimbështetjeMerkelOSBEPensioneProject SyndicateRefuzimiSHSorosSpanjaTaksatTurqiUkrainëVendimiZgjedhjet
Tjetri
Rrugët e Shqipërisë, së shpejti 360 gradë në shërbimin Street View

Rrugët e Shqipërisë, së shpejti 360 gradë në shërbimin Street View

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.