AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mbretëria dhe Pushteti

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Barack Obama pas kthimit nga Arabia Saudite më 25 prill 2016. (AP Photo/Susan Walsh)

Presidenti i SHBA-së Barack Obama supozohet se “qartësoi ajrin” me Mbretin Salman të Arabisë Saudite në takimin e fundit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Riad. Sfida tani është që të niset një bisedë e ndershme mbi marrëdhëniet dypalëshe, bazuar në pranimin e rolit që Vahabizmi ka luajtur në ngritjen e radikalizmit suni.

Presidenti Barack Obama pas kthimit nga Arabia Saudite më 25 prill 2016. (AP Photo/Susan Walsh)
Presidenti Barack Obama pas kthimit nga Arabia Saudite më 25 prill 2016. (AP Photo/Susan Walsh)

Presidenti i SHBA-së Barack Obama supozohet se “qartësoi ajrin” me Mbretin Salman të Arabisë Saudite në takimin e fundit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite. Duke parë marrëdhëniet e tensionuara dypalëshe aktuale – një situatë që është krijuar me kalimin e kohës – kjo ka gjasa të jetë rezultati më i arsyeshëm që mund të pritet nga një takim i tillë. Por kjo nuk është e mjaftueshme.

Marrëdhënia e Amerikës me Arabinë Saudite bazohet në një përqasje pragmatike më jep – të jap, me synimin e zhvillimit të interesit të ndërsjelltë, ku elementi më i rëndësishëm është ruajtja e një paqeje dhe sigurie relative në një rajon të rrezikshëm që është me rëndësi vendimtare për ekonominë botërore. Por kjo përqasje po bëhet gjithnjë e më shumë një zgjidhje e të shkuarës. Në të vërtetë, ne kemi hyrë në një epokë të re të ideologjisë, në të cilën rasti i politikave pragmatiste, si zëvendësuese të politikës së vlerave të përbashkëta, po bëhet një opsion i vështirë për t’u arritur.

Në këto kushte, ndoshta nuk duhet të na habisë fakti se të çarat në marrëdhënien dypalëshe kanë filluar të shfaqen. Në një intervistë së fundmi, Obama i përshkroi sauditët (si dhe aleatë të tjerë të SHBA-ve) si “kalorës të lirë” të politikës së jashtme të SHBA-ve. Kjo shkaktoi diskutime jo vetëm për faktin nëse është e vërtetë (Sauditët blejnë sasi të mëdha armatimesh nga SHBA), por edhe nëse diçka e tillë duhet të thuhet me zë të lartë. Në fund të fundit, në politikë ashtu si edhe në jetë, jo çdo gjë që një person beson duhet të ndahet me publikun.

Por Obama nuk ndaloi këtu. Në të njëjtën intervistë, ai deklaroi se Arabia Saudite nevojitet të mësojë të “ndajë” Lindjen e Mesme me kryerivalin e vet, Iranin. Dhe ai ka qenë hapur kritik për trajtimin e grave nga Mbretëria, duke argumentuar se “një vend nuk mund të funksionojë në botën moderne kur shtyp gjysmën e popullsisë së vet.”

Në tërësi, gjithsesi, zyrtarët e SHBA-së mbeten memecë kur diskutojnë mbi Arabinë Saudite. Kur ato pranojnë “dallimet” me Arabinë Saudite në lidhje me si dhe ku të luftohet terrorizmi, ata tingëllojnë sikur po përshkruajnë mosmarrëveshjet mes Roosevelt dhe Churchill mbi atë se ku saktësisht Aleatët duket të sulmojnë Gjermaninë Naziste.

Në fakt, dallimet janë të stërmëdha dhe shumë prej tyre i kanë rrënjët te sjelljet dhe politikat e brendshme të Mbretërisë. Mendoni, për shembull, përqasjen e Arabisë Saudite ndaj Shtetit Islamik (ISIS) dhe, më gjerësisht, radikalizmit suni nëpër të gjithë botën arabe.

Shpesh aludohet se Sauditët e eksportojnë terrorizmin. Në fakt ata nuk e bëjnë. Por ajo që kanë bërë është që të nxisin radikalët e vet – një produkt shoqërues natyror i Vahabizmit, marka fondamentaliste e Islamit në Arabinë Saudite – që të kryejnë aktet e tyre terroriste gjetkë. Ndërsa radikalët ikin, po kështu ikën edhe paraja e sauditëve që financon aktivitetet e tyre të dhunshme.

Gjatë presidencës së George W. Bush, SHBA-të punuan me sauditët për të gjurmuar financimet e grupimeve radikale dhe duke dobësuar në këtë mënyrë operacionet e grupimeve të tilla në të gjithë rajonin, përfshirë Irakun perëndimor. Përpjekjet e tyre patën disa rezultate. Në fakt, në vend që të lavdërojë veten për suksesin e supozuar të rritjes së numrit të trupave amerikane në Irak në vitin 2007, ndoshta administrata Bush duhej të krenohej me ndikimin e iniciativave të lidhura me financimet.

Për fat të keq, përpjekjet për të ndaluar flukset financiare nga Arabia Saudite janë pakësuar në mënyrë thelbësore pas vitit 2011, kur pjesë të Afrikës së Veriut dhe të Lindjes së Mesme u përfshinë nga e ashtuquajtura Pranvera Arabe (një epitet që me siguri do të zëvendësohet me një tjetër, shumë më pak të bukur dhe më tepër të saktë). Kaosi që pasoi ushqeu shpërndarjen e sunizmit radikal – një tendencë në të cilën inaktiviteti i Sauditëve dukshëm ka kontribuar.

Dhe Arabia Saudite nuk ka gjasa të fillojë t’i kushtojë vëmendje tani, pasi po përballet me një stuhi të shumëfishtë problemesh, duke filluar nga çmimet e naftës shumë të ulëta. Pastaj ka një konflikt mbi trashëgiminë e monarkisë, ku përpjekjet e Mbretit Salman për të konsoliduar pushtetin në duart e talentuara dhe agresive por jo veçanërisht popullore të djalit të tij 30 vjeçar po shkakton pakënaqësi të konsiderueshme brenda familjes së stëmadhe mbretërore.

Iraku përbën një problem tjetër për mbretërinë, për shkak se ky vend përbën një shembull se si shiat po konsolidojnë pushtetin politik. Sauditët kanë frikë se ky shembull mund të shkaktojë rebelim në Provincën Lindore të mbretërisë, e cila ka shumicë shia dhe nga ku furnizohet pjesa më e madhe e prodhimit të naftës në vend. Nëse qeveria e Irakut i thellon lidhjet me Iranin, rreziku ndaj stabilitetit mund të jetë edhe më i madh.

Për Arabinë Saudite, këto sfida janë një prioritet më i madh se sa mposhtja e ISIS, gjë që tregon zhdukjen e këtij vendi nga kjo luftë. Në të vërtetë, ndërsa shumë sauditë (jo domosdoshmërisht elitat) e shohin ISIS si një lëvizje barbare me potencial për të dëmtuar në fund vendin e tyre, ata janë të gatshëm, tani për tani, ta lejojnë ISIS të vijojë fushatën e vet të dhunshme. Në fund të fundit, pavarësisht tmerreve të para në Paris, Bruksel dhe San Bernardino, viktimat e ISIS në tërësi kanë qenë më së shumti shia.

Tashmë që SHBA ka “pastruar ajrin” me sauditët, puna reale duhet të fillojë. Kjo do të thotë që angazhimi në një bisedë të ndershme mbi marrëdhënien dypalëshe duhet të mbështetet në pranimin se Vahabizmi ka luajtur një rol kyç në rritjen e radikalizmit suni nëpër rajon.

Arabia Saudite nuk mund të lejojet më që t’ia hedhë fajin të tjerëve – për shembull, qeverisë shia të Irakut, për dështim në pajtimin me bashkësitë sunite. Është përgjegjësi e të gjithë sauditëve – dhe jo vetëm e familjes mbretërore – që të punojnë më shumë për të pakësuar radikalizmin si brenda kufijve të vendit të tyre ashtu edhe jashtë tyre.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Kingdom and the Power

Etiketa: AdministrataArabia SauditeBarack ObamaBrukselChurchillGeorge W. BushIrakISISkonfliktnazisteParaProject SyndicatePunaQeveriarajonRiadRooseveltSHBATerrorizmi
Tjetri
Kthimi i burrit “të zhdukur” shokon Kosovën

Kthimi i burrit “të zhdukur” shokon Kosovën

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.