AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Mjedisi

Shqipëria shpreson që turizmi të zëvendësojë gjuetinë

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Mjedisi, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Shikimi i zogjve dhe shëtitjet në natyrë në lagunat e Detit Adriatik kanë tërhequr vëmendjen e turistëve vendës e të huaj pasi qeveria shqiptare ndaloi gjuetinë.

Albanian birds Albanian Ornithological Society 640Parku Kombëtar i Divjakës është shtëpi e 242 specieve vendëse të zogjve nga 330 specie që jetojnë në Shqipëri. Foto: Shoqëria Shqiptare e Ornitologjisë.

Shikimi i zogjve dhe shëtitjet në natyrë në lagunat e Detit Adriatik kanë tërhequr vëmendjen e turistëve vendës e të huaj pasi qeveria shqiptare ndaloi gjuetinë. Laguna e Karavastasë, e cila është më e madhja për Shqipërinë, ka qenë për shumë dekada e paarritshme për publikun e gjerë. E ndodhur 90 kilometra në jug të Tiranës në brigjet e Adriatikut, ajo qe zonë ushtarake gjatë kohës së Komunizmit si dhe strehë e kriminelëve famëkeqë. Gurët e përkujtimoreve janë ende në pyll për të shënjuar emrat e disave prej atyre që u gjetën ytë vrarë në park.

Por gjatë viteve të fundit, Divjaka u bë gjithashtu destinacion i turistëve që vinin në Shqipëri posaçërisht për të vrarë kafshë të egra, duke përfituar nga mungesa e zbatimit të ligjit. Gjuetia, shumica e të cilës qe ilegale, solli të ardhura për zonën ndërkohë që dëmtoi ekologjinë delikate të zonave kënetore duke kërcënuar me zhdukje disa lloje zogjsh.

Në mars 2014, qeveria shqiptare vendosi një moratorium kundër gjuetisë në të gjithë vendin, duke argumentuar se një masë e tillë qe e domosdoshme për të mbrojtur faunën.

Moratoriumi skadon këtë vit, por një propozim i ri synon ta zgjasë atë edhe për pesë vjet të tjera.

Taulant Bino, nga Shoqëria Shqiptare e Orintologëve, i tha BIRN se moratoriumi i gjuetisë qe një hap i domosdoshëm në ruajtjen dhe rindërtimin e faunës së dëmtuar të vendit pas shumë vitesh papërgjegjshmërie dhe neglizhence.

Një industri e re shfaqet

Mes të gjitha llojeve të zogjve në Karavasta, pelikani dalmacian, ose pelikani kaçurel tërheq më shumë vëmendje. Ai është një zog që peshon deri në 14 kilogramë dhe i hap krahët në 3.2 metra.

Karavastaja është zona e vetme e përshtatshme për riprodhimin e zogjve të mëdhenj në të gjithë Shqipërinë. Pelikani nuk e ka pasur jetën e lehtë në Shqipëri. Përgjatë historisë, ai është perceptuar si një konkurrent me njeriun për peshkun pasi konsiderohet se konsumon sasi të mëdha peshku. Gjatë kohës së komunizmit, banorët u nxitën tëshkatërrojnë çerdhet e pelikanëve dhe të thyejnë vezët e tyre. Më vonë, pelikanët u panë edhe si trofe gjahu për gjahtarët.

Përpjekjet e pakta të qeverisë për të mbrojtur zogjtë qenë inefikase. Gjërat u përkeqësuan gjatë trazirave të vitit 1997. Banorët e zonës me të shtënat me armë pothuajse e shkatërruan popullsinë e pelikanëve duke i qëlluar ato për sport. Natyralistët thonë se në pikën më të ulët, Divjaka numëroi vetëm 19 çifte pelikanësh.

Situata është përmirësuar gjatë viteve të fundit, por gjatë moratoriumit numri i tyre filloi të rritet. Më 2014, fondacioni MAVA filloi një iniciativë për të mbrojtur zogjtë. Si pjesë e projektit, banorët bëjnë rojë me rradhë gjatë natës në periudhën e shumimit nga janari deri në qershor.

Banori Sotir Mance është mes atyre që doli vullnetar për të ruajtur zogjtë. “Ne i mbrojmë pelikanët nga agresorët e mundshëm njerëzorë,” tha ai.

“Kjo është mënyra e vetme për t’i ruajtur gjatë periudhës së shumimit.” Shpëtimi i pelikanëve i jep atij kënaqësi të madhe, për shkak se e sheh këtë si një kontribut konkret për bashkësinë e tij.

Dhe pas turizmit të gjuetisë, një industri e re turistike duket se është shfaqur: shikimi i zogjve.

Në prill 20156, AOS punoi me një operator turistik vendës për të organizuar një tur për të huajt me interes mbi jetën e egër. Një grup prej 16 turistësh nga Anglia kaluan një javë duke parë zogjtë e duke eksploruar faunën në lagunat e Karavastasë dhe Nartës, një kënetë tjetër e rëndësishme shqiptare.

“Ne patëm rezultate shumë të mira dhe kërkesa shtesë për turneun,” thotë Bino. “Unë besoj se zona ka potencial të madh për të krijuar një identitet të ri turistik. Aktivitete të tilla si shikimi i zogjve dhe zbulimi i jetës së egër mund të zhvillohet me lehtësi pasi përshtatet mirë me turizmin historik dhe kulturor të zonës.”

Parku Kombëtar i Divjakës është shtëpi e 242 nga 330 llojet e zogjve që gjenden në Shqipëri. Më i famshmi është Pelikani Kaçurel, zogu më i madh në Europë. Tashmë në Karavasta ka pesëdhjetë e dy çifte që kujdesen për vezët e tyre në një ishull në mes të lagunës.

Por në Karavasta ka edhe shumë zogj të tjerë për t’u parë. Tufa të mëdha lejlekësh të bardhë, flamengosh ose lejlekësh krahëkuqë, çafkash, laraskash deti, vraponjësish gushëbardhë, bilbilash e dallëndyshesh gjenden në zonë.

Një orintolog pasionant, Bino beson se kjo larmishmëri mund të sjellë zhvillimin e turizmit të qendrueshëm duke siguruar të ardhura për banorët dhe duke e shtyrë vendin të shpenzojë më shumë në mbrojtjen e mjedisit.

Këto lloje aktivitetesh kanë potencialin për të dhënë vlerë të shtuar dhe për t’i dhënë turizmit shqiptar një dimension të ri,” tha BINO.

Shoqata Shqiptare e Orintologjisë mund të ndiqet në Facebook.

Dalmatian Pelican (Pelecanus crispus), Pelikani kacurrel. Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Dalmatian Pelican (Pelecanus crispus), Pelikani kacurrel. Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Short-toed Lark in courtship display, Drenja e perhimte (Calandrella brachydactyla). Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Short-toed Lark in courtship display, Drenja e perhimte (Calandrella brachydactyla). Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Flamingo (Phoenicopterus roseus), Lejleku krahekuq ose Flamingo. Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Flamingo (Phoenicopterus roseus), Lejleku krahekuq ose Flamingo. Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Black-winged Stilt (Himantopus himantopus), Kaloresi. Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Black-winged Stilt (Himantopus himantopus), Kaloresi. Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Yellow Wagtail (Motacilla flava), Bishtatundesi i verdhe. Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Yellow Wagtail (Motacilla flava), Bishtatundesi i verdhe. Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Little Egret (Egretta garzetta), Çafka e vogël e bardhë. Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook
Little Egret (Egretta garzetta), Çafka e vogël e bardhë. Foto Kortezi: Shoqata Shqiptare e Orintologjisë/Facebook

 

Karavasta. Foto: BIRN
Karavasta. Foto: BIRN
Karavasta. Foto: BIRN
Karavasta. Foto: BIRN
Karavasta. Foto: BIRN
Karavasta. Foto: BIRN
Karavasta. Foto: BIRN
Karavasta. Foto: BIRN
Etiketa: 1997AdriatikAOSBanorëBIRNFacebookflamingolagunëMASMjedisitmoratoriumMoratoriuminartëQeveriaQeveria shqiptareSHShpresONshqipShqipëriShqipëriashqiptareTaulant BinoTiranëturistTurizmizhdukjezogj
Tjetri
Premtimi i gënjeshtërt i parasë me helikopter

Premtimi i gënjeshtërt i parasë me helikopter

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.