AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të imagjinosh një Breton Uds të ri

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. Foto Kortezi: Javier Ignacio Acuña Ditzel/Flickr

Konferenca e vitit 1944 në Breton Uds paraqiti një përplasje mes Harry Dexter Ëhite, përfaqësuesit të SHBA-ve dhe John Maynard Keynes, përfaqësuesit të Perandorisë Britanike në rënie. Sot, një pyetje e drejtpërdrejtë duhet të shtrohet: A do të qe plani i Keynes, plan që nuk u pranua, të jetë më i përshtatshëm për botën tonë multipolare të pas vitit 2008?

Selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. Foto Kortezi: Javier Ignacio Acuña Ditzel/Flickr
Selia e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington. Foto Kortezi: Javier Ignacio Acuña Ditzel/Flickr

Shkatërrimi financiar i vitit 2008 solli thirrje për një sistem financiar botëror të tillë që të parandalojë imbalancat tregtare, të moderojë flukset kapitale spekulative dhe të parandalojë infektimin sistemik.

Ky, natyrisht, qe objektivi fillestar i sistemit të Breton Udsit. (Bretton Ëoods). Por një sistem i tillë sot do të qe njëkohësisht i paqëndrueshëm dhe i padëshirueshëm. Pra, si mund të jetë një alternativë?

Konferenca e vitit 1944 e Breton Udsit paraqiti përplasjen e dy burrave dhe vizioneve të tyre: Harry Dexter Ëhite, përfaqësues i presidentit Franklin Roosevelt dhe John Maynard Keynes, i cili përfaqësonte Perandorinë në rënie Britanike. Nuk qe surprizë që skema e Ëhite, e themeluar mbi surplusin tregtar të pasluftës të Shteteve të Bashkuara dhe që përdori dollarizimin e Europës dhe Japonisë në shkëmbim të pranimit nga ana e tyre të diskrecionit të plotë të SHBA-ve mbi politikën monetare, triumfoi. Dhe sistemi i ri i pasluftës ofroi themelet për kohën më të mirë të kapitalizmit – deri sa SHBA-të e humbën surplusin e tyre dhe sistemi i ndërtuar nga Ëhite u rrëzua.

Pyetja që u shtrua herë pas here përgjatë dekadës së fundit është e drejtpërdrejtë: a mundet që plani i rrëzuar i Keynes të jetë më i përshtatshëm për botën tonë multipolare të pas vitit 2008?

Zhou Xiaochuan, guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës, e sugjeroi diçka të tillë në fillim të vitit 2009, duke u ankuar për faktin që Breton Udsi nuk e kishte përqafuar propozimin e Keynes. Dy vjet më vonë, Dominique Strauss Kahn, në atë kohë drejtor menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, u pyet se çfarë mendonte ai se do të qe roli i FMN-së pas vitit 2008. Ai u përgjigj: “Keynes, 60 vjet më parë, sakaq pati parashikuar se çfarë nevojitej; por në atë kohë qe tepër herët. Tashmë është koha për ta bërë. Dhe unë mendoj se ne jemi gati për të!”

Gjithsesi, pak javë pas kësaj, Strauss Kahn u rrëzua, pa patur kohë të shpjegojë se çfarë nënkuptonte me “të.” Por nuk është shumë e vështirë për ta kuptuar këtë.

Mbi të gjitha, një sistem i ri duhet të reflektojë mendimin e Keynes se stabiliteti botëror është i minuar nga tendenca e brendshme e kapitalizmit për të futur një pykë mes vendeve që kanë surplus dhe atyre që kanë deficit. Surpluset dhe deficitet rriten bashkë me rritjen e ekonomisë, ndërsa barra e axhustimit bie në mënyrë disproporcionale mbi vendet debitore gjatë krizave, duke krijuar një proces deflacionues të borxhit që i hedh rrënjët në rajonet me deficit por më pas rrëzon kërkesën edhe gjithkund tjetër.

Për të shmangur këtë problem, Keynes propozoi zëvendësimin këtij sistemi ku “procesi i axhustimit është i detyrueshëm për kredimarrësit dhe vullnetar për kredidhënësit” me një sistem që detyron axhustim në mënyrë simetrike si mes debitorëve ashtu edhe te kreditorët.

Zgjidhja e propozuar nga Keynes qe krijimi i një Bashkimi Ndërkombëtar Kleringu (ICU sipas akronimeve në anglisht) ku duhej të merrnin pjesë të gjitha vendet anëtare. Ndërsa mbanin monedhën dhe bankën e vet qendrore, secili prej vendeve anëtare do të binte dakord që të denominonte të gjitha pagesat në një monedhë të vetme llogari, të cilën Keynes e quajti “bancor,” për të shlyer të gjitha pagesat ndërkombëtare përmes ICU-së.

Fillimisht, llogaria rezervë e secilit vend anëtar te ICU do të kreditohej me një shumë bankorësh në proporcion me pjesën relative të vendit anëtar në tregtinë botërore. Pas kësaj, secili do të kreditohej me bankorë shtesë në përpjestim me eksportet e veta neto. Sapo të themelohej, ICU do të taksonte surpluset dhe deficitet persistente në mënyrë simetrike, për të anuluar mekanizmi negativ që krijohet nga flukset kapitale të pabalancuara, luhatshmëria dhe kërkesa e pakët e agreguar e botës dhe nga papunësia e panevojshme e botës e shpërndarë në mënyrë të pabvarabartë nëpër botë.

Propozimi i Keynes nuk qe pa probleme. Ai parashikonte regjime të kurseve fikse të këmbimit, të cilat do të kërkonin hapësira të kufizuara për overdraft për vendet në deficit kronik dhe do të shkaktonin përleshje konstante mes ministrave të financave mbi ripërcaktimin e normave të interesit dhe kurseve të këmbimit. Dhe kontrollet financiare të rrepta, të cilat i japin burokratëve fuqi arbitrare mbi transferimet e kapitaleve, përbëjnë defektin fatal të propozimit.

Por nuk ka arsye për të menduar se pse ICU nuk mund të dizenjohet me kurse të luhatshme këmbimi dhe rregulla të thjeshta të automatizuara të cilat minimizojnë fuqinë arbitrare të politikanëve dhe burrokratëve, ndërsa ruajnë të mirat e idesë origjinale të Keynes për të mbajtur imbalancat e botës nën kontroll.

Një ICU apo NICU e re, do të jetë ashtu siç e ka parashikuar Keynes. Por, në vend të Bankorit abstrakt, ajo do të ketë formën e një monedhe të zakonshme dixhitale, e quajtur, fjala vjen, Kosmos – e cila do të emetohet dhe rregullohet nga FMN. Fondi do ta administrojë Kosmosin në bazë në një libri llogarish dhe algoritmi transparent dixhital që do të përshtasë ofertën totale në një mënyrë të rënë dakord paraprakisht në lidhje me volumin e tregtisë botërore, duke lënë hapësirë për një komponent automatik kundërciklik për të rritur ofertën botërore në periudhat e ngadalësimit ekonomik.

Tregjet e këmbimit valutor do të funksionojnë ashtu siç funksionojnë aktualisht dhe kurset e këmbimit mes Kosmos dhe monedhave të ndryshme të botës do të luhaten në të njëjtën mënyrë siç luhatet vlera e Të Drejtave Speciale të Tërheqjes (SDR) përkundrejt dollarit, euros, jenit, paundit dhe renminbit. Dallimi, natyrisht, është që nën NICU, vendet anëtare do të lejojnë që të gjitha pagesat mes tyre të kalojnë përmes llogarisë në Kosmos të bankës së tyre qendrore te NICU.

Për të shfrytëzuar skemën që ka potencial të madh të mbajë nën kontroll imbalancat, dy transferta stabilizuese duhet të vendosen. E para, një levë për imbalancat tregtare duhet t’i mbahet secilës bankë qendrore në llogarinë e Kosmos në proporcion me deficitin apo surplusin e vet të llogarisë korrente dhe të paguhet te një fond i përbashkët NICU. E dyta, institucionet financiare private duhet të paguajnë një tarifë në të njëjtin fond NICU në proporcion me çfarëdolloj fluksi të tepërt financiar që del nga një vend, të ngjashëm me rritjet e çmimeve që kompanitë si Uber zbatojnë gjatë kohës së trafikut në pik.

Leva për imbalancat e tregtisë synon të motivojë vendet me surplus që të rrisin konsumin dhe investimet e brendshme ndërkohë që në mënyrë sistematike redukton fuqinë shpenzuese ndërkombëtare të vendeve deficitare. Tregjet e këmbimit valutor do ta faktorizojnë këtë, duke ndryshuar kurset e këmbimit në reagime më të shpejta ndaj imbalancave në llogaritë korrente, gjë që do të anulojë një pjesë të mirë të flukseve kapitale të cilat so mbështesin vazhdimisht tregtinë e pabalancuar.

Në mënyrë të ngjashgme tarifa e “transfertave të tepërta” do të penalizojë automatikisht flukset kapitale hyrëse dhe dalëse spekulative apo të llojit të tufës, pa rritur fuqinë diskrecionare të burrokratëve për vendosjen e kontrolleve jofleksibël të kapitalit.

Papritur, bota do të ketë realizuar, pa nevojën e pasjes së një kapitali themelor, një fond botëror sovran të mirëqenies. Kjo mund të mundësojë tranzicionin te një sistem energjetik me nivel të ulët të emetimit të karbonit, financuar në nivel global dhe në mënyrë të tillë që stabilizon ekonominë botërore përmes investimeve në kërkim dhe zhvillim të dedikuara ndaj energjisë së gjelbër dhe teknologjive të qëndrueshme.

Keynes qe tepër para kohës së tij: propozimi i tij kishte nevojë për teknologjitë dixhitale dhe tregjet e këmbimit valutor të cilat nuk ekzistonin në vitet 1940. Por ne i kemi këto sot krahas eksperiencës institucionale me sistemet ndërkombëtare të kleringut. Ne kemi gjithashtu nevojë të dëshpëruar për një fond për tranzicion botëror të gjelbër të cilin mund ta krijojë Breton Udsi Kejsianist në mënyrë automatike. Por ajo që nuk kemi është procesi politik, në të vërtetë, një Roosevelt, për të mbledhur lojtarët dhe për të katalizuar ndryshimin.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Imagining a New Bretton Woods

Etiketa: FMNFranklin RooseveltKapitaliLibriParaProject SyndicateRooseveltSHSHBATransfertazhvillim
Tjetri
Momenti i Amerikës Latine

Momenti i Amerikës Latine

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.