AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqiptarët e Kosovës protestojnë ndaj vendimit gjyqësor për Deçanin

Shkodran NikcingaShkodran Nikci
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qindra u mblodhën në Deçan për të protestuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që i jep 24 hektarë tokë manastirit serb. Foto: BIRN

Disa qindra banorë në perëndim të Kosovës protestuan kundër një vendimi gjyqësor që konfirmoi të drejtat e manastirit ortodoks serb në Deçan për 24 hektarë tokë.

Qindra u mblodhën në Deçan për të protestuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që i jep 24 hektarë tokë manastirit serb. Foto: BIRN
Qindra u mblodhën në Deçan për të protestuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që i jep 24 hektarë tokë manastirit serb. Foto: BIRN

Disa qindra shqiptarë të Kosovës ditën e enjte protestuan ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila konfirmoi të drejtat e Manastirit Ortodoks Serb të Deçanit për 24 hektarë tokë.

Në protestën paqësore pjesëmarrësit mbanin parulla ku shkruhej, “Gjykata Kushtetuese shkeli drejtësinë”.

Vendasit u mblodhën në përgjigje të thirrjes së kryetarit të komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili u bëri thirrje banorëve vendas për të kundërshtuar vendimin.

Në fjalimin e tij në protestë, Selmanaj u tha njerëzve se nuk do ta pranojnë vendimin e gjykatës dhe u zotua se do ta kundërshtojë atë.

Ai tha se ka asgjë kundër manastirit historik, sepse ai ka një vlerë të madhe në rajon. “Por vendimi për pronën është i papranueshëm për qytetarët e Deçanit,” tha Selmanaj.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe liderëve të Kishës Ortodokse Serbe të diskutojnë një zgjidhje për debatin mbi tokën e manastirit.

Disa deputetë nga Aleanca e opozitës për Ardhmërinë e Kosovës, AKK, e cila kohët e fundit kundërshtoi marrëveshjen kufitare me Malin e Zi, një marrëveshje e udhëhequr nga BE-ja, iu bashkua protestës.

Në një mbledhje të asamblesë rajonale të mërkurën, Selmanaj tha se, si kryetar i komunës, ai nuk do të pranonte vendimin e gjykatës, pavarësisht nga pasojat.

Kjo nuk është protesta e parë në lidhje me tokën. Në dhjetor 2015, rreth 200 demonstrues u mblodhën për të protestuar kundër një vendimi të përkohshëm të Gjykatës Kushtetuese, që nuk e lejonte gjykatën Komunale në Deçan të gjykonte çështjen në lidhje me këtë debat.

Toka ishte fokus i demonstratave të mëparshme në vitin 2012, pasi Gjykata e Larta vendosi se 24 hektarët i përkisnin manastirit dhe jo dy kompanive nga Kosova që e kishin pretenduar atë tokë që prej përfundimit të konfliktit të vitit 1999 midis luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave qeveritare serbe.

Pas 16 vitesh përballje gjyqësore, Gjykata Kushtetuese më 20 maj konfirmoi të drejtën e manastirit për 24 hektarët tokë, të barabartë me 59 akra.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë vendimin e vitit të kaluar të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës së Lartë për ta rikthyer padinë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Deçan.

Gjykata Kushtetuese konstatoi gjithashtu se vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë i dhënë më 27 dhjetor 2012, i cili konfirmoi të drejtën e pronësisë së Manastirit ishte res judicata (një çështje e gjykuar).

Dioqeza e Rashkës – Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe shprehu kënaqësinë e saj mbi vendimin e dhënë.

“Gjykata Kushtetuese tregoi kompetencën e saj dhe gatishmërinë për të bërë një gjykim të paanshëm, i cili ka mbrojtur në mënyrë të përhershme të drejtat pronësore të manastirit për tokën e tij,” tha në një deklaratë Peshkopi Teodosije i Rashkës – Prizrenit.

“Ky vendim është i një rëndësie të veçantë për qëndrueshmërinë e Manastirit të Deçanit, një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, si edhe për të ardhmen e komunitetit të tij në manastir. Në të njëjtën kohë, ai përfaqëson një inkurajim të rëndësishëm që, në rrethanat e tanishme, mund të mbrojmë të drejtat e njeriut dhe interesa vitale në Kosovë,” shtoi ai.

Manastiri i Deçanit është një nga vendet më të rëndësishme fetare serbe dhe një nga vendet trashëgimi kulturore në Kosovë. Ndërtimi i tij filloi nën sundimin e mbretit serb Stefan Urosh III Decanski në vitin 1327 dhe u varros në manastirin ende të papërfunduar në vitin 1331.

Etiketa: AkraBanorëBEBIRNDeçandeputetGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjykimGjyqKishëKosovaKosovëkryetarkushtetuesemanastiri i DeçanitmarrëveshjeMbledhjeortodoksPeshkopiProtestarajonRashkëTokaUNESCOVendimVendimi
Tjetri
Sykes-Picot, përcaktuesi i Lindjes së Mesme, i vdekur në moshën 100 vjeç

Të pajtohesh me Sykes-Picot

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.