AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të pajtohesh me Sykes-Picot

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta e marrëveshjes Sykes – Picot 1916. Foto kortezi: Paolo Porsia/Flickr

Në disa mënyra, Lindja e Mesme e para epokës së Sykes-Picot po rikthehet – por pa rregullin e imponuar nga Perandoria Osmane. Dhe nëse nuk do të ketë një bazë për një rend të ri rajonal, Lindja e Mesme ka gjasa do të vuajë shumë më keq në shekullin e ardhshëm nga sa ka vuajtur në shekullin e shkuar.

Harta e marrëveshjes Sykes - Picot 1916. Foto kortezi: Paolo Porsia/Flickr
Harta e marrëveshjes Sykes – Picot 1916. Foto kortezi: Paolo Porsia/Flickr

Ky muaj shënon 100 vjetorin e Marrëveshjes Sykes-Picot, marrëveshjen e fshehtë britaniko-franceze që nisi një proces që zgjati shumë dekada në ridizenjimin e kufijve të Lindjes së Mesme pas dominimit Osman. Shumica e komenteve mbi këtë përvjetor kanë qenë negative, duke sugjeruar se marrëveshja mbart një pjesë të konsiderueshme të fajit për frekuencën dhe gjatësinë e konflikteve në këtë rajon.

Ky interpretim, gjithsesi, bazohet mbi një karikaturë. Mark Sykes dhe François Georges-Picot synuan të hartonin një plan që do t’i mundësonte Britanisë së Madhe dhe Francës të shmangnin një rivalitet shkatërrimtar në Lindjen e Mesme. Ata në masë të gjerë ia dolën: plani i tyre e ruajti rajonin nga rreziku i kthimit në zonë konflikti mes dy fuqive Europiane dhe ia doli të mbijetojë si marrëveshje për një shekull.

Që të jemi të qartë, shumë nga kufijtë e vendosur nga SYkes-Picot reflektonin marrëveshjet e arritura në Europë më shumë se sa realitetet demografike apo historike të rajonit. Por kjo vështirë se e bën Lindjen e Mesme një rast unik: shumica e kufijve në botë janë sot trashëgimi jo aq shumë e të gjykuarit të mirë apo zgjedhjes së popujve se sa janë pasojë e një përzjerjeje të dhunës, ambicies, gjeografisë dhe fatit.

Realiteti i pakëndshëm është se Lindja e Mesme sot gjendet në këtë situatë për shkak se njerëzit dhe udhëheqësit kanë bërë kaq shumë të këqija. Sykes dhe Picot nuk mund të mallkohen për mungesën e përherhshme të tolerancës dhe lirisë politike në rajon, për shkollat e këqija, apo mënyrat e padrejta në të cilat vajzat dhe gratë trajtohen. Pjesë të tjera të botës (përfshirë zona pa rezerva të stërmëdha nafte e gazi) kanë dalë nga kolonializmi në një mënyrë shumë më të mirë.

Faktorët përgjegjës për dështimet rekord në Lindjen e Mesme – historia, kultura, religjoni dhe personalitetet – duhet të ekzaminohen seriozisht. Por pyetja më urgjente që ngre ky përvjetor ka më pak të bëjë me analizën historike se sa ka të bëjë me politikën aktuale.

Në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme, një luftë e dhunshme për dominim është normalja e re. Në katër – ndoshta pesë – vende të rajonit, qeveria nuk kontrollon pjesë të mëdha të territorit të shtetit. Libani ka qenë në këtë gjendje prej dekadash, Iraku për më shumë se një dekadë dhe Siria, Libia e Jemeni tashmë prej pesë vjetësh. Milici, organizata terroriste, luftëtarë të huaj dhe grupe të tjera të armatosura kanë imponuar në shkallë të ndryshme autoritet në zona të caktuara.

Janë gjithashtu edhe aspiratat e paplotësuara kombëtare të kurdëve (një pjesë e madhe e të cilëve jetojnë në Turqi, Irak, Siri dhe Iran) dhe problemi tjetër i pazgjidhur se si të pajtohet realiteti i Izraelit me objektivat politike të Palestinës. Kufiri mes Sirisë dhe Irakut, në të gjitha kuptimet dhe qëllimet është zhdukur. Miliona burra, gra dhe fëmijë e kanë gjetur veten duke jetuar në një vend që nuk është i tyri.

Çfarë duhet të bëhet? Një opsion është që të përpiqemi të ruajmë – ose, më saktë, të rivendosim – Lindjen e Mesme të Sykes-Picot. Por përpjekja për të ribashkuar vendet që duken në hartë – dhe për t’i bërë kufijtë mes tyre të rëndësishëm – është një çmenduri. Këto vende nuk do të rikthehen atje ku ishin; lidhjet në rajon, religjoni, fisi, etnia dhe/ose ideologjia në shumë raste kanë shtypur identitetet kombëtare.

Një opsion i dytë mund të jetë të përpiqemi të negociojmë kushtet për një Lindje të Mesme të re, një pasardhëse e Sykes-Picot. Kjo gjithashtu mund të rezultojë një falimentim i kushtueshëm. Ndryshimi i hartës mund të jetë i mundshëm një ditë, por kjo ditë është ende shumë dekada larg. Thjeshtë nuk ka konsensus në atë se si duhet të jetë harta e re dhe asnjë parti apo aleancë nuk mund të imponojë apo të ruajë një plan të vetin. Si rregull, diplomacia mund të pritet të funksionojë vetëm me fakte në terren, nuk mund t’i krijojë faktet dhe faktet në terren janë në kundërshtim me mundësinë për një zgjidhje rajonale.

Të gjitha këto na çojnë te një opsion i tretë: pranimi i faktit për të ardhmen e afërt dhe fakti është që Lindja e Mesme nuk është ajo që duket në harta. Ky nuk është një argument për të qëndruar mënjanë; sado ke që janë gjërat, ato mund të shkojnë gjithmonë më keq. Dhe për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë, qeveritë dhe organizatat që plotësojnë disa standarde të caktuara mundet dhe duhet të forcohen; ato që nuk i plotësojnë standardet munder dhe duhet të dobësohen.

Por asnjë lloj përpjekjeje nuk do të mund të ndryshojë realitetin bazë të rajonit: kufijtë që nuk vlejnë për asgjë dhe qeveritë që nuk vlejnë për pothuajse asgjë. Siria, Iraku dhe Libia ka gjasa që do të jenë vende vetëm në emër; pjesë të rëndësishme të secilit prej këtyre vendeve do të jenë në thelb autonome apo të ndara, për mirë apo për keq. Fakti që Turqia, Irani, Arabia Saudite, Izraeli, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për shumë qëllime njëherësh sugjeron se duhet të presim një të ardhme plot telashe pa themel ligjor.

Në disa mënyra, Lindja e Mesme e para epokës së Sukes-Picot po rikthehet – por pa rendin e imponuar nga Perandoria Osmane. Për rrjehdojë, Lindja e Mesme ka gjasa do të vuajë shumë më tepër gjatë shekullit të ardhshëm se sa vuajti gjatë shekullit të shkuar – një realitet ky që në të ardhmen mund të na bëjë nostalgjikë për periudhën e Sykes dhe Picot.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Reconciling with Sykes-Picot

Etiketa: AnalizëArabia SauditeDhunëgraHarta e reIrakIranIraniIzraeliKEKulturalibiaLindjaLindja e MesmeMarrëveshjamarrëveshjeMASParaPerandoria OsmaneProject SyndicateQeveriarajonrivalitetRusiaSHShtetet e BashkuaraSiriSiriaTurqiTurqia
Tjetri
Ëndrra e barazimit me Europën rrezikon të mbetet thjesht ëndërr

Ëndrra e barazimit me Europën rrezikon të mbetet thjesht ëndërr

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.